‘Je shah mat shoku Like, jo nga unë, por nga përtej Atlatikut’, kjo ka qenë një ndër fraza e kundërpërgjigjes së ish deputetit demokrat Halit Valteri adresuar Ilir Metës. I akuzuar nga Meta lidhur me inceneratorët dhe Vjenën, Valteri zgjodhi t’i kundërpërgjigjet kreut të Partisë së Lirisë me një postim në rrjetin e tij social Facebook.
Lidhur me denoncimet e tij ndaj Metës, ish deputeti shprehet se janë rezultati i 30 viteve zhvatje ndaj popullit të thjeshtë duke mos e lëshuar karrigen e politikanit për 30 vite. Valteri, në 7 pika i numëron Metës arsyet se përse ky i fundit i ka orët e numëruara, pasi në shtator për herë të parë në jetë, do të ballafaqohet me veprimet që ka bërë këto 30 vite.
‘Kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e ish presidentit Like Metaj dhe kisha zgjedhur të mos prononcohem, por meqënese më paska akuzuar për lidhje me Vienën dhe inceneratorët i kisha dy fjalë.
I dashur Like, unë as nuk kam bërë dhe as do të bëj kurrë diçka qe nuk e mendoj dhe që nuk është e drejtë. Denoncimi im vjen si pasojë e gjithë atyre pasthirrmave nga populli i thjeshtë të cilin ti e ke zhvatur për më shumë se 30 vjet, duke mos lëshuar karrigen e politikanit për asnjë ditë të vetëm. Ti ja ke arritur tia hedhesh paq falë vendimeve të gjykatave të manipuluara, falë kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet rryshfetit dhe herë pas herë nëpërmjet shantazheve, si kjo e fundit kur akuzove kreun e SPAK.
Sëdyti, i dashur Like, unë quhem Halit Xhezar Valteri dhe as babi im dhe as gjyshi im nuk kemi ndryshuar as emrin as mbiemrin, ndryshe nga ty. Nëse je ashtu siç pretendon dhe nuk je ai I.M. që gjoja të paskan stisur, tregohu njëherë i ndershëm para shqiptarëve dhe dil publikisht bëj kerkesë pranë institucionit të dosjeve të shohim të vërtetën cullak siç ka hije.
Sëtreti, i dashur Like, fajin mos u mundo ta gjesh tek unë, se ashtu si unë ka dhjetëra të tjerë të cilët rastin tënd ja kanë besuar drejtësisë. Deri me sot nuk je njohur, se manteli i pushtetit të ka ruajtur por shtatori po vjen dhe të paktën nje herë në jetë do të ballafaqohesh me atë çka ke mbjellë këto 30 vite.
Sëkatërti, i dashur Like, unë sinqerisht uroj që ti mos te behesh si Ivo Sanader, ish kryeministri i Kroacisë i cili eshte dënuar 3 herë për korrupsion dhe sapo shkon në gjysmën e njërit dënim, i ngarkohet tjetri.
Sëpesti, i dashur Like, të këshilloj të marrësh masat e të bësh të paktën një herë diçka të mirë për popullin shqiptar, ato paratë që të kane dalë tepër nga 7% e nga gjitha % e tjera, jam i sigurtë që janë aq shumë sa mund të mbajnë gjithë shqipëtarët 1 vit me rroga, rroga e madje te majme. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemergur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtepia e Luan Pobratit dhe më pas shkove dhe i rimore e i ndjeri iku mga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë. Më beso, bëje këtë të mirë për popullin e gjorë se veç e ke vjelur. .
Sëgjashti, i dashur Like, nëse si dorëzon lekët popullit, do i bëj thirrje SPAK-ut të të marri në vëzhgim shtëpinë që mos kesh ku ti cosh paratë.
Sëfundmi, i dashur Like, meqënëse ti i ke të gjitha shifrat me 700 mijë dhe studio e avokatisë në Vjenë kushton më shumë, do i bëj unë thirrje shqiptarëve që të mbledhin paratë për ty dhe të vesh “drejtësinë” në vend, sepse gazeta prestigjoze Kronen Zeitung paska “shpifur” për ty.
Je shah mat shoku Like. Jo nga unë, por nga përtej Atlatikut…’- shkruan Halit Valteri në Facebook.
SPAK vijon hetimet për Ilir Metës, ndërsa një ditë më parë i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Kreut të Partisë së Lirisë. Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.
o.j/dita

Ky eshte djal trim.
Eshte i paster.
Ky nuk ben dredha.
Eshte nga fis trimash.
Dardha bie nen dardhe.
Trim trim, po ama ja mbajti sekret deri tani.
Po te kishte fole me perpara, SPAK do ta kishte me te lehte.
Beri kallzim vetem kur ju preken interesat e veta. Kur u denoncua per inceneratoret, vendosi te kallzoje Meten. Ai e pranon vete se nuk doja te prononcohesha.
Kjo eshte per te mbrojtur lekuren e vet.
Trim dhe i forte eshte ai kur niset nga interesat e medha te kombit e jo ato personale. Megjithate mire beri, me mire vone se kurre.
Likja ka thene qe “do t’i bjere me te fortit”.
Ne jemi duke pritur goditjen dhe te marrim vesh se kush eshte ky me i forti.
Valter zagari militant i PD me demek gjerman,kandidoi me PS per depuet por nuk fitoi,por biznesin e tij e rregulloi me ndihmen e Rames.Nuk ngeli shqiptare pa e shitur bythen,edhe ky gjermani.Edhe kusheriri i tij Beqir Valteri qe plagosi Ahmet Zogun por e fali,u bashkua me komunistet dhe filloi adetin te luaj bishtin dhe ata i dhane plumbin.Halit Valteri ka te qarte qe te gjitha jan shpifje per Liken te kurdisura nga Rama.Por qellimi eshte perbaltja e Ilir Metes sepse ashtu si i hengri mune Rama kur ishte President do ta haje prap. Rama do jete Kryeministri i pare qe do te perfundoi ne burg.
Veting per politiken….dhe per Valterin….nga 96 kush ka pasur poste mbi drejtor…..sepse dhe Likja thote kush ja paguan rruget Halitit…….
Jo vetem Likes ,por edhe Saliut dhe Rames i kane hyre bolet ne bark. Si fillim ka Beqon dhe Ahmetaj ,pastaj e ka shefi Rama radhen . Budallenj ,u derdh vai nlakna per keta , kesaj akuze per Like Meten eshte pellciti zullumi ,keto shuma lobimi Likja i kishte nje telefonate . por eskobari i ballkanit ka miliona qe kane punuar shume dikastere e drejtori e ministra per Meten , i ka rrjepur dhe i jane larguar zaret e vete e urrejne edhe te vetet , ka ngelur i vetem i gjori hajdut budalla .Likja eshte aq budalla, qe nuk mendon se Amerikanet e dine qe ka femite ne Angli per te studiuar , dihet taksat jane shume te larta ne Angli e kane kthyer ne biznes , por ky kokshtypuri i cepanit i ka femijte me bodigarde ne Angli me tre turne ,dhe sjane 30000 leke ne muaj pagat ne angli por jane ……?? Vetem kete llogari ti besh Meten del nudo ,cullak
Te zuri haku i ketij populli te varfer o Like ,dhe te doli prej hundesh ai 700 000 per te bere nje fotografi , o te dhjefsha keta budallenj politikane qe kemi ne , na shpelafte mortja dhe pak e kemi .
Tiku Tiku Raki Tiku. Trushkulur.
Po u hap puna e lobingjeve ne usa kushedi si dalin te gjitha palet…….
Moisi K@ri, paske bere nje koment te shkelqyer, me brume dhe shume domethenes.
Keshtu ndodh kur hajdutet i hane koken njeri-tjetrit,
njashtu:
SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT
Halo Valteri eshte nje qefli kastraveci – thote ne intimitet shoqe Spiropali per kete ish-in deputet demokrat qe kaperceu Ylberin e u be socialist.