Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jehona e zgafellave për Non-Gratën: Vdekja misterioze e shefit të armatimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Jehona e zgafellave për Non-Gratën: Vdekja misterioze e shefit të armatimit
KronikePolitike

Jehona e zgafellave për Non-Gratën: Vdekja misterioze e shefit të armatimit

Published: May 8, 2025
Shpërndaje

Prapaskenat e lobimeve milionëshe në SHBA për heqjen e Non Gratës ndaj Berishës lidhen drejtpërdrejt me zhdukjen misterioze të municioneve në Shqipërinë e viteve ’90. Dokumentet amerikane zbulojnë fakte tronditëse për vdekje misterioze dhe dëshmi të fshehta që mund të shkaktojnë një tërmet politik në Tiranë…

Në muajt e parë të presidencës së Donald Trump, një investim i madh prej 6 milionë dollarësh u përdor për lobimin me qëllim heqjen e statusit Non Grata për Sali Berishën. Ky investim i konsiderueshëm ndodhi pikërisht kur u bë e qartë se SHBA-ja kishte nisur procedurat e sanksionimit edhe për bashkëpunëtorë të Viktor Orbanit dhe aktorë të tjerë politikë në rajon. Përveç Berishës, edhe Milorad Dodik kishte pajtuar figura të rëndësishme, si Rudy Giuliani, për të luftuar sanksionet amerikane.

Megjithatë, politika e fushatës së Trump-it dhe realiteti politik pasi ai u vendos në pushtet janë dukshëm të ndryshme. Në këtë kontekst bie në sy që një nga mbështetësit fillestarë të Sali Berishës në Kongresin Amerikan ishte kongresmeni Lee Zeldin nga Nju Jorku. Zeldin kundërshtoi shpalljen e Berishës Non- Grata, kryesisht i nxitur nga një pjesë e komunitetit shqiptar në SHBA.

- Publicitet -

Në vitin 2021, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, konfirmoi ekzistencën e dokumenteve të klasifikuara që justifikojnë shpalljen Non- Grata të Berishës, dokumente që kongresmeni Zeldin i ka parë personalisht. Burime pranë tij bëjnë me dije se informacioni i përfshirë në këto dokumente është tronditës dhe i detajuar.

Ndër të tjera, këto dokumente përfshijnë dëshmi rreth zhdukjes së armatimeve dhe municioneve në vitet e hershme të demokracisë në Shqipëri.

Në dokumente thuhet se një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes me inicialet M.Gj., i cili fillimisht kishte qenë shef i armatimit në një rreth periferik, u emërua në vitin 1992 si shef i Armatimit në rang kombëtar. Për disa muaj, ndodhi një zhvendosje masive dhe e dyshimtë e municioneve dhe armatimeve, që ai i dokumentoi me detaje të sakta dhe ia dorëzoi këto shënime strukturave të larta shtetërore. Menjëherë pas kësaj, ai u shkarkua dhe u cilësua si “i çmendur”. Pak vite më vonë, ai ndërroi jetë në rrethana të dyshimta, duke nxitur dyshime për përdorim ilaçesh të rrezikshme.

Gjithashtu, këshilltari amerikan i Ministrisë së Mbrojtjes në atë periudhë, Denny Lane, ka botuar dëshmitë e tij në një libër që e përshkruan përplasjen rreth armatimeve gjatë viteve 1994-1995. Por periudha më e errët dhe më e rëndë e zhdukjes së armatimeve rezulton të jetë gjatë viteve 1992-1993, detaje të cilat këshilltarët e Berishës duket se kanë shumë interes t’i mbajnë larg një procesi gjyqësor në SHBA, që mund të zbulojë fakte të rënda./Pamfleti

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Sul Koburja says:
    May 9, 2025 at 7:52 pm

    Krimet e Berishes jane me dhjetra.Faji i Drejtesise ka qene se per 30 vjet nuk guxoi ta hetoje.Gjithsesi kur te vdese i vendosni ne arkivol 2 vendimet e Nongrates nga USA dhe Anglia,ti kete pergjithmone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 04 qershor 2026
  • 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  • Kush fshihet pas Zvërnecit?
  • ​Mandatet nuk janë tapi pronësie! Kush fshihet pas guaskës së Zvërnecit? Alibia qesharake e “rrezikut grek”, ​një shpifje e vjetër në duar të reja
  • EMRAT: SPAK shpall pretencën për të bashkëpandehurit në dosjen “Veliaj”, ja sa vite burg kërkon

Komentet e Fundit

  1. Ligji i mbrapshtë zgjedhor i parisë së Tiranës (2008) on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  2. Qerratai on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën, z.Kryeministër! Por nëse beson se i ke ende, shpall zgjedhje të reja
  3. TRENI on Frenat e botës, në duar pleqsh
  4. Dashi on Rrezikonte hetimin qendror me Arbitrazh? SPAK liron llogaritë e dy arabëve të Zvërnecit, del emri që dyshohet për tjetërsim masiv pronash
  5. Patriot on Rama: Nëse pronat janë të ligjshme, shitësit do të marrin paratë. Projekti në Zvërnec nuk ndalet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?