Dilemat që shfaqen para maturantëve për zgjedhjen e profesionit të së ardhmes janë të shumta. E ndërsa ata kanë nisur tashmë me përgatitjet finale për provimet e Maturës Shtetërore, kalimi i të cilave i hap udhë konkurrimit për studimet e larta, fakultetet nga ana tjetër po zhvillojnë fushata të shumta informimi për tërheqjen e maturantëve drejt programeve të tyre të studimit.
Një ndër ta është edhe Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, që ka orientuar maturantët në lidhje me ndjekjen e studimeve në një nga programet e këtij institucioni publik të arsimit të lartë. Më konkretisht, bëhet fjalë për degën e Sociologjisë, e cila është edhe një ndër degët e kërkuara të këtij fakulteti.
Por pse duhet maturantët të zgjidhin programin e sociologjisë? Zyrtarët e Fakultetit të Shkencave Sociale detajojnë 10 arsyet, se pse maturantët duhet të zgjedhin degën e Sociologjisë për të ndjekur studimet e larta të ciklit të parë “Bachelor”, duke zgjidhur kështu edhe dilemën e profesionit që do të kenë në jetë.
Arsye të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me shpalljen e luftës kundër Inteligjencës artificiale, e cila as në të ardhmen nuk do të mundet dot të zëvendësojë këtë degë, por edhe tek lehtësia e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomës në mbarë botën, mundësitë e vijimit jashtë të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë, etj, ndjekjen e një programi që të aftëson për jetën, etj. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara 10 arsyet e listuara nga autoritetet e Fakultetit të Shkencave Sociale se pse maturantët duhet të zgjedhin degën e Sociologjisë për studimet e tyre universitare.
Më herët është konfirmuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës edhe formula se si do të bëhet shpallja e fituesve në këtë program studimi. Dy janë kriteret e pranimit mbi të cilat do të përcaktohet shpallja e fituesve për kuotat e reja të 2023.
Kriteri i parë ka të bëjë me mesataren e shkollës së mesme, e cila do të ketë 60 për qind të ndikimit në rezultatin final që do të grumbullojë çdo maturant në garë.
Ndërkohë që kriteri i dytë është mesatarja aritmetike e provimeve e provimeve të detyruara dhe lëndës me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2023 nëpërmjet të cilit do të mund të sigurohen 40 për qind e pikëve totale në garë. Gjithashtu janë përcaktuar edhe koeficientet me të cilët vlerësohet secili lloj i shkollës së mesme që maturanti ka kryer.
Programet e studimit të ciklit të parë synojnë të japin njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh. Programet e studimit të ciklit të parë në Universitetin e Tiranës realizohen, si rregull, me 180 kredite europiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike. Studentët në këtë program, mbështetur në kriteret e vendosura në rregulloren e UT-së për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programeve të studimit të ciklit të parë, lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.
- Inteligjenca artificiale nuk e zëvendëson punën e sociologut
Në epokën e zhvillimit teknologjik, inteligjenca artificiale do të zëvendësoje mjaft profesione që sot janë shumë të kërkuara në treg si: dizenjues grafik (graphic designer), zhvillues ëebi (ëeb
developer), menaxher i mediave sociale, përkthyes, gazetar, analist finance, menaxher marketingu etj. Profesioni i sociologut është ende i pazëvendësueshëm. Grupet njerëzore
do të kenë gjithmonë nevojë të studiohen, të mbështeten e të zgjidhin problemet e tyre.
- Fiton aftësi të kuptosh njerëzit dhe të zgjidhesh probleme
Të bëhesh sociolog do të thotë të fitosh aftësi që të punosh me njerëzit, të kuptosh në thellësi problematika dhe të ideosh zgjidhjet e tyre. Çdo institucion ka nevojë për sociologë. Ata mund të jenë këshilltarë, të shkëlqyer që orientojnë politikat, studiues në organizata ë ndryshme lokale, kombëtare e ndërkombëtare, trajnerë, mentorë, mësues e lektorë, specialistë kurrikulash, punonjës në administratën shtetërore e lokale, specialistë që merren me shtresat në nevojë, drejtues e lider në politikë. Sociologu është mjeku i shoqërisë.
- Fiton një profesion të kërkuar ndërkombëtarisht
Në vende të zhvilluara perëndimore si: Gjermani, Francë, Itali, SHBA, Kanada, Japoni, etj, profesioni i sociologut është mjaft i kërkuar dhe i vlerësuar.
- Ekuivalenton lehtësisht diplomën në mbarë botën
Programet e studimit dhe diplomat që ofrohen nga Departamenti i Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës ekuivalentohen lehtësisht në të gjithë botën, e për rrjedhojë edhe mundësitë e vazhdimit të studimeve të thelluara në Master apo Doktoraturë pas përfundimit të një cikli në departamentin tonë të Sociologjisë janë të shumta.
- Mundësi shkëmbimi ndërkombëtare gjatë studimeve “Bachelor”
Departamenti i Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT ofron mundësi shkëmbimi semestrale por edhe më afatgjata, për studentët nëpërmjet bursave Erasmus +, bazuar në marrëveshje që Universiteti i Tiranës ka me Universitete të tjerë në Evropë si: Università di Siena në Itali, University of Southern Denmark, Cankiri Kratekin Univerity në Turqi, etj.
- Mundësi pjesëmarrjeje në aktivitete të larmishme
Formimi profesional si sociolog në Departamentin e Sociologjisë është shumëdimensional. Përveç leksioneve të zakonshme, ne ofrojmë vazhdimit leksione të hapura me lektorë të huaj, ekspertë të fushave të ndryshme i përfshijnë studentet në konferenca studentore dhe konferenca të tjera kombëtare e ndërkombëtare. Së bashku me lektorët u ofrojmë mundësi studentëve të publikojnë në revista prestigjioze dhe të marrin pjesë në kërkimin shkencor, teksa zhvillojmë edhe aktivitete socio-artistike.
- Mjedis motivues, degë e kërkuar
Sociologjia është një nga degët më të kërkuara në Fakultetin e Shkencave Sociale. Cilësia e studentëve ka ardhur në rritje dhe niveli i kënaqësisë së studentëve pasi përfundojnë studimet në këtë program është i lartë. Pra në këtë departament do të gjeni në mjedis motivues dhe cilësor.
- Mëson nga profesionistët, ndihesh si në familje
Ne jemi i vetmi departament sociologjie në Republikën e Shqipërisë që ofron degën e Sociologjisë dhe kemi përvojën më të hershme në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Stafi i departamentit të sociologjisë përbëhet nga lektorë me një përgatitje dhe integritet të
lartë profesional, me përvoja të shumta brenda e jashtë vendit. Nga Profesorë të Departamentit tonë janë botuar libra dinjitozë, të përkthyera në gjuhë të ndryshme të botës. Lektorët punojnë në ekip dhe kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj studentit. Studentët në Departamentin e Sociologjisë në FSHS, UT ndihen si në familje dhe japin më të mirën e tyre. Pyetni, nëse nuk besoni!
- Fakulteti ndodhet në një zonë qendrore dhe me kushte bashkëkohore
Fakulteti i Shkencave Sociale në UT ku ofrohet dega e Sociologjisë ndodhet në një zonë qendrore të Tiranës. Infrastruktura e fakultetit tonë është bashkëkohore e pajisur me teknologjinë më të fundit të informacionit që ndihmon ofrimin e një mësimdhënie cilësore.
- Fiton aftësi personale për jetën
Dhe më e rëndësishmja është të studiosh sociologji do të thotë të fitosh aftësi personale të vlefshme për jetën tënde, si aftësohesh të komunikosh në mënyrë të suksesshme, të zgjidhësh konfliktet, të kuptosh lidhjet shkak-pasojë, e të bësh zgjedhjet e duhura në jetë.
FORMULA PËR FITUESIT E RINJ TË 2023
Kriteri i parë: 60% Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme. Rezultati 1= Nota mesatare e shkollës së mesme x 0.6
Kriteri i dytë: 40% Nota mesatare aritmetike e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Rezultati 2= Nota mesatare e provimeve të Maturës Shtetërore x
0.4
Rezultati final= ( Rez.1+ Rez.2) x Koeficientin e shkollës x 100
Shkollat që vlerësohen me koeficientin 1.2 janë:
- Gjimnazet e përgjithshme.
- Gjimnaz seksioni dy gjuhësh shqip-italisht, shqip-gjermanisht, shqip-frëngjisht.
- Shkollat e kategorisë Pedagogjike.
- Gjimnazi gjuhësor.
- Shërbimet Sociale dhe Shëndetësore.
- Shkolla Administrim Biznesi.
Shkollat që vlerësohen me koeficientin 1:
- Shkollat e kategorisë profesionale
p.k\dita
