Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jep dorëheqjen drejtori i Burgut të Fierit, një muaj pas përplasjes me Saimir Tahirin. Si nisi konflikti për ujin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Jep dorëheqjen drejtori i Burgut të Fierit, një muaj pas përplasjes me Saimir Tahirin. Si nisi konflikti për ujin
KronikeKryesore

Jep dorëheqjen drejtori i Burgut të Fierit, një muaj pas përplasjes me Saimir Tahirin. Si nisi konflikti për ujin

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

Ndryshime në Drejtorinë e Burgjeve. Drejtori i burgut te Fierit, Arjan Hasani ka dhënë dorëheqjen.

Ervin Bushi është emëruar drejtor i ri, duke e zëvendësuar. Ervin Bushi, ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZNIT dhe ASHK Fier.

Ndryshimi i drejtorit të burgut të Fierit ka ardhur vetëm pesë javë pas një konflikti të ndodhur mes ish-drejtuesit të këtij institucioni, Arjan Hasani dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.  Më 15 korrik, Tahiri u transferua nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes dhe siç u raportua, shkak për këtë transferim ishte bërë një sherr mes ish-ministrit të dënuar e vetë drejtorit të burgut. Debati mësohet se ka nisur për ujin e pijshëm, pasi ish-ministri ishte detyruar që të blinte të ambalazhuar nga marketi i burgut. Bashkëngjitur kësaj, kushtet në këtë burg e kishin agravuar përplasjen mes tyre.

- Publicitet -

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia deklaroi në atë kohë se arsyet që e kanë shtyrë klientin e tij të transferohet drejt Lushnjes janë takimet me familjen dhe numri i lartë i të burgosurve që ndodhen në Fier. Haxhia tha se Tahiri ka kërkuar që në ditën që është ndaluar që të kalohet në Lushnje. Sipas avokatit, Lushnja ka kushte më të mira.

“Ka kërkuar vetë të shkojë në Lushnje dhe atje ka shumë të dënuar, që janë autorë të dënuar për vepra të ndryshme, edhe për shkak të aksesit të lehtë në burgun e Lushnjes nga familja e tij. Nuk e di për kushtet dhe rregullat. Nuk më është ankuar për rregullat e forta. Ai ka qenë i disiplinuar dhe bashkëpunues. Unë nuk di gjë. Do e takoj të hënë. Është lëvizur për në Lushnje. Një njeri që abuzon rregullat s’ka pse të bëjë sherr me drejtorin. Ai është administratori dhe rregulli është rregull. Për të lëvizur ka 10 ditë që kërkon të lëviz për në Lushnje. Ai ka kërkuar që në ditën që është ndaluar. Duke parë kushtet tek burgu i Fierit ka kushte më bashkëkohore”, tha Maks Haxhia.

Maks Haxhia ka mohuar që të ketë pasur një konflikt mes klientit të tij dhe drejtorit të burgut të Fierit. Ai shtoi se Tahiri nuk është ankuar e se është një nga më të disiplinuarit në burg, por që ka dashur prej kohësh të transferohej në Lushnje për shkak të kushteve më të mira.

“Unë vete s’po them 2 herë në jave, po një herë në 2 jave dhe kam shumë kontakt me Saimir Tahirin që është zbatues i ligjit shumë rigoroz. Nuk di që ka konflikt me drejtorin, por ka kërkuar vetë që të shkojë në Lushnjë sepse atje ka shumë të dënuar të tjerë për vepra penale të ndryshme e për shkak të aksesit të lehtë për t’u takuar me familjen. Nuk më është ankuar për rregulla të forta, ka qenë i disiplinuar dhe shumë zbatues për rregullat e burgut. Për konflikt nuk e di, e kam lënë që të  shkoj të hënën, po nuk besoj të ketë. Ai nuk ka kohë që e kërkon, ka 10 ditë që më ka thënë, madje ai ka kërkuar që ditën që është ndaluar të shkojë në Lushnjë. Burgu i Fierit është godinë më e re”, tha Haxhia.

Ish-ministri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit që ndodheshin në të njëjtin burg me të, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij. Tahiri qëndron i izoluar prej datës 4 shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. 3 ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për t’u transferuar në Fier, nga ku më pas iku në drejtim të Lushnjes. Por sot, drejtori i këtij institucioni dha dorëheqjen.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    August 23, 2022 at 9:19 am

    Sepse nuk ka Saimir Tahir ne burg prandaj hiqet ky i burgut.

    Reply
  • km says:
    August 23, 2022 at 9:30 am

    Lidhen ngjarjet kot se koti.Vetem per te hapur diskutime gallate.Me kete rast po’ jap nje “lajm interesant”:-Saimir Tahiri e pushoi nga puna drejtorin e burgut te fierit

    Reply
  • anticensurë25642654 says:
    August 23, 2022 at 10:21 am

    http://www.mentealternativa1.blogspot.com dhe http://www.whale.to,ose hale shkurt!!
    ilumintati lal iluminati!!
    ata kanë gisht në këtë punë,si dhe në bythën tënde!!

    Reply
  • demo says:
    August 23, 2022 at 10:41 am

    Ja,do behet Sali Bewrisha kryeminister,do ta transferoje ne Bence.

    Reply
  • tom says:
    August 23, 2022 at 11:37 am

    duhej ky i hipotekes qe te rregulloi burgun si rregulloi hipoteken

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?