Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jep dorëheqjen gjyqtari Artan Gjermeni, KLGJ miraton largimin nga detyra!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Jep dorëheqjen gjyqtari Artan Gjermeni, KLGJ miraton largimin nga detyra!
AktualitetLajmi i fundit

Jep dorëheqjen gjyqtari Artan Gjermeni, KLGJ miraton largimin nga detyra!

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Këshilli i Lartë Gjyqësor më 19 shtator deklaroi mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimi i KLGj-së erdhi pas dy kërkesave për dorëheqje nga detyra të dorëzuara gjatë muajve të fundit nga vetë Gjermeni. Ai tha se po hiqte dorë nga funksioni i gjyqtarit, pasi kishte vendosur të ndiqte një stad të ri në karrierën e tij, duke punuar si pedagog pranë një universiteti privat.

Përpara se të dorëhiqej, Artan Gjermeni, i cili së fundmi liroi nga qelia grupin e skandalit të publikimit të pagave dhe të dhënave personale të 694 mijë shqiptarëve, kishte më shumë se dy vite që ishte nën verifikim nga Komisioni i Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Më 22 maj 2007, ish ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, i propozoi KLD+së shkarkimin e Artan Gjermenit. Gjyqtari shpëtoi për një votë, pasi kërkesa e Rusmalit u rrëzua me 6 vota kundra dhe 5 pro. Gjermeni akuzohej për parregullsi në gjykimin e anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Në janar të vitit 2016, Gjermeni u paraqit i plagosur në QSUT, ndërsa në makinën e tiju gjetën rreth 20 mijë euro. Gjyqtari tha që ishte prerë me një llamarinë në garazhin e tij, ndërsa për paratë se ishin kursime.

- Publicitet -

Edhe pse të dyja alibitë ishin të dobëta, Gjermeni ia hodhi pa u ndëshkuar. Ai ka vendosur për dosje të bujshme. Gjermeni ishte pjesë e trupës gjykuese, e cila shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Konstandin Xhuvani, i cili vrau 4 persona. Gjermeni ka qenë pjesë e trupës gjykues për çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili i shpëtoi ndëshkimit ligjor, madje mori mbi 500 mijë USD dëmshpërblim. Në maj të 2019, Gjermeni la të lirë Ervis Martinaj, një nga personat e përfshirë në përplasjen e ndodhur në ish-Bllok, më 4 tetor të vitit 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha. Në vitin 2018, Gjermani ka marrë pjesë në procesin kur u shpallën të pafajshëm Alma Radovicka, Gazmend dhe Gëzim Radovicka, të akuzuar nga prokuroria për vjedhjen e 2 mijë m2 tokë të disa shtetasve austriakë.

Në 2017, Gjermeni ka qenë pjesë trupës gjykuese që liroi nga qelia Muhamet Licin, i arrestuar si kreu i një grupi kriminal që gjobiste tregtarët e Shkodrës. Në vitin 2016, Artan Gjermeni shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë Ismail Muça i akuzuar se në bashkëpunim me 7 persona të tjerë nëpërmjet skemës së mashtrimeve të tatimit mbi vlerën e shtuar kanë përfituar 6 milionë euro nga buxheti i shtetit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • REZI says:
    September 19, 2022 at 8:16 pm

    boooo, e ka vazhduar të jetë gjyqtar pas të gjitha këtyre që shkruhen? Sigurisht nëse janë të vërteta, është për të vënë kujën ku është degdisur drejtësia…

    Reply
  • Arber iliri says:
    September 20, 2022 at 3:58 pm

    Hajde aktivitet hajde.Si laluc duket qe baben e paska lab.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK
  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet zbulojnë skemën si janë vjedhur tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?