Kreu i Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Ajet Zyberaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Ndërkohë, mësohet se në zyrat e IKMT-së ndodhet Dallandyshe Bici, e cila u shkarkua dje nga posti i zv.ministres së Mbrojtjes.
Ky është një rikthim i Dallandyshe Bicit në këtë post, pasi u largua nga drejtimi i IKMT-së në maj të vitit 2021, për shkak ishte në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
a.m/dita
