Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke i dhënë fund një mandati relativisht të shkurtër në krye të këtij dikasteri.
Sipas informacioneve të deritanishme, Sala e ka komunikuar vendimin e saj gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë.
Dorëheqja e saj vjen pas një seri ngjarjesh tragjike që kanë tronditur opinionin publik ditët e fundit, duke nxjerrë në pah një realitet të ashpër të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Humbja e jetës së një nëne 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci, së bashku me foshnjën e saj, si dhe vdekja e dy punonjësve të shtetit në Vaun e Dejës, kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë e jetës dhe funksionimin e emergjencave mjekësore.
Megjithatë vlen të theksohet se dorëheqja e ministres Sala nuk duket të ketë ardhur për këto arsye. Mësohet se gjatë paraqitjes së vendimit, Sala ka bërë të ditur se synon të vijojë karrierën e saj akademike.
Kujtojmë se Evis Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u bë pjesë e kabinetit të mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.
Në momentin e prezantimit të saj si pjesë e qeverisë, Rama vuri në pah profilin profesional dhe akademik ndërkombëtar të Salës, e cila vinte në ekzekutiv pas një karriere në institucione mjekësore dhe universitare jashtë Shqipërisë. Edhe pse erdhi me shumë bujë, gjendja e sistemit shëndetësorë në Shqipëri nuk ndryshoi aspak dhe vijon të jetë në kaos.
Në aspektin politik dorëheqja e ministres Sala, vjen në një periudhë të ngarkuar politike për mazhorancën, pas protestave dhe përplasjeve politike brenda mazhorancës.
Prej kohësh është folur se Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.
j.l./ dita

U tmerrua dhe iku
I boni leket, tani qe ja hoqen ilacet, iku.
Sa shpejt u ngop kjo, nuk e paska pasur tahmane shume te madhe.
Kjo eshte e bija e Valdete Sales. Ish zyrtare e larte e kohes se PP.
Sigurisht qe mund te kete qene dhe eshte nje person akademik, por nuk mund te merren e
te sillen ne drejtim qofte edhe akademike te cilet nuk kane asnje eksperience ne çeshtjet dhe drejtimin e administrates publike, rregullat dhe ligjet e saj.
Mund te jesh mjek apo profesor por nuk njeh strukturat shteterore te organizimit te ministrise perkatese, funksionet organike, institucionet e varesise, personelin, ekonomine, buxhetin, logjistiken, nevojat etj.
Drejtimi i ministrise eshte byrokraci ( sherbim zyrtar ), dhe kete e bejne vetem ata qe njohin administraten, dhe sidomos administraten e linjes perkatese, ne kete rast ate te shendetesise.
Zonje ke rene preh e ofertave mashtruese te Dinpakut, dhe me siguri ai tashme pasi te pa, te ka thene jep doreheqjen.
Kjo eshte e qarte. Por ta dish qe nder me te madh te ka bere tani qe te ka kerkuar doreheqjen.