Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
Lajmi i funditPolitike

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

Published: September 19, 2024
Shpërndaje

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska raportohet se ka dhënë papritur dorëheqjen nga posti.

Ajo është një nga nëntë e Gjykatës Kushtetuese që e mori postin pesë vite më parë, në 2019, kur u betua te presidenti i kohës, Ilir Meta.

Arsyet e dorëheqjes së beftë nuk dihen ende.

- Publicitet -

Kush është Elsa Toska

Dr. Elsa Toska ka lindur më 05.06.1976 në Kavajë. Ajo është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit.

Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2010, është përfshirë si konsulente ligjore e jashtme në një sërë projektesh të organizmave ndërkombëtare, të lidhura me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin.

Elsa Toska ka qenë pjesë e ekspertëve në 3 grupe pune gjatë Reformës në Drejtësi, përkatësisht për Amendimet Kushtetuese, Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe hartimin e projektligjit për Presidentin e Republikës. Është autore e disa publikimeve shkencore në formë manualesh apo monografish, ku mund të veçohet monografia “Mbi kontrollin kushtetues të veprimtarisë administrative, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese”, si dhe bashkë-autore e librit “Kontrolli mbi administratën publike”, 2013, tekst akademik i miratuar nga Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë.

Prej vitit 2017, Elsa Toska është eksperte e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje të drejtësisë kushtetuese. Në muajin nëntor të vitit 2019, Toska është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Precizim says:
    September 19, 2024 at 5:11 pm

    Shume mire e ke CV. Nga Kavaja, shume e zonja ke bere gjithe kete pune.
    Por nuk ke punuar asnje dite gjykatese. Dhe ja ku je emeruar Gjykatese ne Gjykaten Kushtetuese ku eshte edhe vendimmarrja me e larte qe interpreton zbatimin e ligjit.

    Reply
  • c says:
    September 19, 2024 at 11:56 pm

    Kot per kurizitet, sa vite e kane mandatin. me math tim del 5 vjete

    Reply
  • Vigjilenca says:
    September 20, 2024 at 12:11 am

    Ne duam të na lejohen komentet në artikujt që kanë lidhje me problemet konkrete si:
    Barnat farmaceutike që janë të pasigurta, indeksimi i pensioneve për shkak të inflacionit që spekulohet me vlerën 4,1%,ngritja e pensioneve që janë skandaloze, ulja e TVSH për mallrat e shportës duhet të jetë 6%ose mundësisht 0%TVSH sepse janë mallra konsumi për ekzistencë fizike. Me artikuj që ngrenë të tilla probleme duam që të na krijohet mundësia për koment.

    Reply
  • Tushi says:
    September 20, 2024 at 4:17 am

    Po ai gjyqtari tjetër qe u kap gafil me këtë duke chatuar e flirtuar, “kunatolli”, do japë dorheqjen????

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 20, 2024 at 9:50 pm

    Gazetaret duhet te hetojne me themel ne kete rast.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?