Kryeministri Edi Rama tha disa kohë më parë se Mirlinda Karçanaj jeton në një shtëpi me qira. Verifikimet e Faktoje tregojnë të kundërtën.
Ish-drejtoresha e AKSH-it zotëron katër apartamente, dy në bashkëpronësi dhe dy në pronësi të plotë.
Dhjetorin e shkuar, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të dyshuar kriminal në krye të AKSHI-t, mes të cilëve edhe drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, aktualisht në arrest shtëpie.
Në një “esencë hetimi” prej 206 faqesh, SPAK përshkruan një rrjet të mirëorganizuar brenda agjencisë, i cili dyshohet se ka përvetësuar qindra milionë euro nga tenderat publikë, përmes shantazhit, pengmarrjes dhe përfshirjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe policorë.
Kjo konsiderohet një nga dosjet më të rënda të SPAK, pasi AKSHI është një ndër institucionet më sensitive në vend, që menaxhon pothuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes e-Albania dhe shërben si ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve për shumë shërbime.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje, duke deklaruar se Mirlinda Karçanaj gëzon “respekt të padiskutueshëm”. Ai madje tha se Karçanaj, e akuzuar për shpërdorimin e miliona eurove, jeton në një shtëpi me qira.
“Linda Karcanaj, e cila sot është në masë sigurie në një shtëpi me qira, ku jeton pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë e prindërve, në një apartament që ishte i kohës së komunizmit…,” deklaroi Rama fundvitin e kaluar.
Kjo deklaratë shkaktoi reagime të forta në media dhe rrjetet sociale, duke hapur një debat të gjerë publik. Nuk munguan as reagimet ironike, ku disa faqe të njohura në rrjete sociale sugjeronin me sarkazëm hapjen e një “GoFundMe” për Karçanajn.
Por përtej zhurmës, faktet kërkojnë verifikim. Ndaj Faktoje iu drejtua Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPI-së, për të parë çfarë deklaron vetë Karçanaj për pasurinë e saj të paluajtshme.
Analiza e deklaratave të saj pasurore mbi tregon një panoramë shumë më të pasur se ajo që e paraqet kryeministri.
Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, Karçanaj nuk jeton me qira. Ajo zotëron katër apartamente, 2 në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe 2 të tjera në pronësi të plotë, pa përfshirë këtu kursime të deklaruara në euro dhe lek ndër vite.

Z rama Cfare na thua?
Genjeshtar
Linda Karçanaj, femije i vetem, jetonte ne apartament te komunizmit 3 dhoma dhe nje kuzhine pas Bankes.
Ka vuajtur shumë!
Mbaj mend nje shok ne gjimnaz ne ato kohera, vete i peste ne një dhomë e kuzhinë qe me thote “dje s’kam flejt rehat se kisha rradhën me flejt mbi tavoline, fjeti vellai ne krevat”.
Linda, gjynahqarja e Tirones. Copë mishi! QR!
kto jan speciale, nga te haremit qeveritar, i ka zgjedh me doren e vet
Duhet te dale nje ligj qe ndalon prindrit dhe gjysherit tu kalojne ne trashegim I pronat e tyre, niperve dhe mbesave, sidomos kur Jane te vetem. Cdoakt i tille te quhet korrupsion dhe vjedhje. TE ANULLOHET EDHE LIGJI PER VLERESIMIN E PRONAVE, TE SHTEPIVE KONKRETISHT. Cdo arritje cmimi per shkak te rivleresimit te quhet vjedhje
Gjynah, paska vuajtur . nje shoku im kur u martua e ndau dhomen e gjumit me perde sepse ishin 5 femije me nje apartame nt 2+1
Kryeministri Edvin Kristaq Rama
po ia KALON edhe Salih Rame Berishes
per MASHTRIME – ‘Diten per Diell’ !
Ne kushtet kur ka nje Proces Penal zyrtarisht te hapur per Ar-Linda Karcanaj,
keto ¨deklarata¨ te perseritura plot siguri e me insistim nga ana e Kryeministrit Edvin Kristaq Rama,
a e bejne kete te fundit, se paku, ‘subjekt/person ne dijeni’, per t’u thirrur te deshmoje ne SPAK-GJKKO ?
———-
Imperativi Kombetar :
1. – fshirja e Paketes se Marreveshjes Rama-Berisha te vitit 2008 nga Kushtetuta,
e cila u ka garantuar ketyre dy personave SUNDIMIN pa AFAT
te Partive (PS e PD) e te JETES POLITIKE,
e per pasoje edhe te SHQIPERISE ….. !
2. – rikthimi i Kushtetutes se Shqiperise ne NORMALITETIN FUNKSIONAL te para 2008,
cka do te risjelle si pasoje GARA me DEBAT te LIRE e te HAPUR BRENDA PARTIVE,
per DREJTUES/E te rinj / te reja,
me ALTERNATIVA te REJA e/o te NDRYSHME,
si per menyrat e stilet e DREJTIMIT te PARTIVE respektive ne RESPEKT te PLOTE te STATUTEVE,
e po ashtu, e sidomos,
per PLATFORMAT KONKRETE e ANALITIKE te MIRE-QEVERISJES !
3. – nje Ligj Elektoral – PROPORCIONAL KOMBETAR,
ku LISTAT e KANDIDATEVE krijohen e dalin SUBSTANCIALISHT nga GARA e HAPUR .
(ketu rendesi te vecante kane persepari PROFILI PROFESIONAL, i ndjekur me pas nga pergatitja ne
SHKOLLAT POLITIKE si FIDANISHTE FORMUESE e POLITIKANEVE te RINJ.)
Z rama Eshte me mik ne politike
I kane harruar,ndoshta jane pak per t’u mbajtur mend,ketu kane harruar te tjera e te tjera…