Partia socialiste brenda dy javësh pritet të depozitojë në Kuvend, propozimin për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në Kodin Zgjedhor për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, i cili u shpreh se në grup parlamentar është diskutuar “paketa e despiunizimit”
“Ka nevojë urgjente e politikës shqiptare dhe instituicioneve të tjera për tu pastruar nga ush bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Kemi diskutuar për 2 projektligjet që janë në proces, i pari ligji për autoritetin për informimin mbi dosjet e sigurimit të shtetit, nuk do të ketë më asnjë pengesë për tu verifikuar edhe ata që janë verifikuar më parë. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë kandidatet të bëjnë kërkesë te Autoriteti dhe ata të kenë mundësi të verifikojnë.
Gjithashtu vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Balla.
j.l./ dita

Këto janë artificka për të përjashtuar Metën, por e drejta është që Metën duhet t’a fusë pas hekurave drejtësia shqiptare, që bashkë me Berishën dhe të tjerë kanë bërë krime. Duke e dënuar, automatikisht është i përjashtuar edhe nga Parlamenti.
Ajo qe kerkoni te beni eshte shume e vonuar.
Partite kane patur informacion te plote per cdo te dhene per cdo politikan.
Qeveria nuk perjashtohet nga pergjegjesia.
Ishte presidenti me i mire, cfare ndodhi? Vendi u drejtua dhe keta 30 vjet jemi drejtuar nga spiunet e te gjitha kraheve. Turp per politikanet, cfare idiotesie. Kjo ka qene e qellimshme. Cdo fakt eshte ditur. Qeveria ka bere veshin e shurdher. Ku jane masat ndeshkimore qe shoqeruan qenien cpiun te kujdoqofte.
E ishte kohe tjeter. E keni merzi, po nuk rim pa e permendur, cdo gje kalonte ne filter.
Shume ndryshe sot, ju te gjithe e keni trurin per te vjedhur. E di kjo fjale sikur eshte vjeteruar paksa.
Nje gje eshte e sigurte, gjithsecili qe ka shkelur ligjin heret a vone do te perfundoje ne banken e te akuzuarve.
E qytetaret mezi e presin kete dite.