Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jo me varje në litar, ajo gjuha jashtë nuk bën mirë në popull”, debati mes Enver Hoxhës e Mehmet Shehut për varjen e Hamit Matjanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > “Jo me varje në litar, ajo gjuha jashtë nuk bën mirë në popull”, debati mes Enver Hoxhës e Mehmet Shehut për varjen e Hamit Matjanit
Uncategorized

“Jo me varje në litar, ajo gjuha jashtë nuk bën mirë në popull”, debati mes Enver Hoxhës e Mehmet Shehut për varjen e Hamit Matjanit

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

CIA amerikane ka pranuar se dështoi në vitet ’50 me planet për të përmbysur qeverinë komuniste në Shqipëri nëpërmjet bandave të desantëve.

Sipas disa studiuesve të periudhës së Luftës së Ftohtë, Sigurimi shqiptar  kishte informacion të saktë për ardhjen e tyre nga shërbimet sovjetike, të cilat informoheshin nga Kim Filbi.

Ajo që njihet si Radioloja rezultoi në kapjen e disa prej armiqve realë më të betuar të komunistëve.

- Publicitet -

Një prej tyre ishte Hamit Matjani.

Ai së bashku me adjutantin e Zogut, Zenel Shehu (ky i fundit u bë bashkëpunëtor i Sigurimit) u kapën në fund të 1953 dhe u dënuan me vdekje në fillim të 1954.

Procesverbali i mëposhtëm botuar nga gazeta DITA është i mbledhjes së Byrosë Politike të kohës, ku diskutohet për ekzekutimin e tyre:

Mehmet Shehu: Ky gjyq ka rëndësi jo vetëm në shkallën nacionale, por edhe ndërkombëtare, pse me këtë goditet spiunazhi amerikan, grek dhe Italian gjer diku, demaskon në popull organizatat tradhtare të jashtme, varros Zogun dhe godit reaksionin e brendshëm.

Atje janë 6 diversantë. Mendimi im është që ata të dënohen me vdekje. Me këtë mënyrë ne godasim rëndë për herë të parë imperializmin amerikan, demaskojmë edhe grekët.

Prandaj mendoj të ekzekutohen që të 6 dhe nga të gjithë këtë Hamit Matjanin me litar në Lushnjë.

Byroja politike këtu duhet të ndërhyjë sepse Kadri Hazbiu nuk është dakord që këta njerëz të ekzekutohen, sidomos për Zenel Shehun.

Kadriu niset meqenëse Zenel Shehu u vu në shërbimin tonë. Tani Kadriu preket kur dëgjon që Zenel Shehu do të dënohet me vdekje.

Unë mendoj se Kadriu duhet sqaruar ndoshta nga shoku Komandant mendoj unë, se pikëpamjen time ai nuk e pranoi. Kadriu një njeri që nuk e njeh, mundet ta vrasë në vend, kurse një tjetër, qoftë edhe armik, e mbron, e trajton si shok.

Gjëra të tilla në Sigurim janë të palejueshme, madje të dëmshme.

Enver Hoxha: – Jam dakord me sa tha Mehmeti që të ekzekutohen, por jo ai me litar.

Beqir Balluku e Hysni Kapo: Ne jemi dakord që Hamit Matjani të varet në litar se kështu do të kënaqet populli, ta shohë nja 3-4 orë.

Enver Hoxha:– Unë e kisha nga kjo anë se krijohet një farë frike e padeklaruar në popull, kur sheh një njeri në atë gjendje me gjuhën jashtë, prandaj më mirë me pushkatim si të tjerët.

Mehmet Shehu: Po në lidhje me Kadriun për Zenrl Shehun?

Enver Hoxha: Zenel Shehu nëse u bë bashkëpunëtor, ka pasur frikë dhe jo se na do neve. Si t’ia hedhësh dorën në qafë atij qeni?  Çështjen e Kadriut, ta shohim në Sekretariat ku duhet të vijë të na thotë ato që tha këtu, edhe Mehmet Shehu.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?