Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jo vetëm emigracion/ Edhe investimet shqiptare po ikin jashtë vendit, niveli më i lartë që nga viti 2011
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Jo vetëm emigracion/ Edhe investimet shqiptare po ikin jashtë vendit, niveli më i lartë që nga viti 2011
EkonomiKryesore

Jo vetëm emigracion/ Edhe investimet shqiptare po ikin jashtë vendit, niveli më i lartë që nga viti 2011

Published: September 13, 2022
Shpërndaje

Ndërkohë që investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, një tendencë të ngjashme shfaqin edhe investimet shqiptare jashtë vendit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2022, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 60 milionë euro, tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është njëkohësisht edhe niveli më i lartë qysh prej vitit 2011. Në pjesën dërrmuese, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit, ndërsa një pjesë më e vogël ka shkuar në formën e huave të dhëna për kompanitë bija.

Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja direkte në Shqipëri, me rreth 9.5% të tyre për 6-mujorin 2020. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negative, për një vlerë të përgjithshme prej 574 milionë eurosh, në rritje me 27.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

- Publicitet -

Të dhënat statistikore nga burimet zyrtare shqiptare për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit janë të pakta dhe të kufizuara kryesisht në shifrat e bilancit të pagesave.

Aktualisht, nuk ekzistojnë të dhëna gjithëpërfshirëse për stokun total të investimeve shqiptare jashtë vendit dhe për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.

Megjithatë, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare. Pas pavarësimit të Kosovës nga Serbia, shumë prej bizneseve të konsoliduara shqiptare tentuan zgjerimin gradual, për të shfrytëzuar potencialet që ofronte tregu kosovar.

Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2022, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 282 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë. Ndërkohë, flukset e reja të investimeve shqiptare në Kosovë për 6-mujorin e parë të këtij viti kishin vlerën e 30.4 milionë eurove, në rritje me pothuajse 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prania e ndërmarrjeve shqiptare në Kosovë është e përqendruar kryesisht në sektorin tregtar dhe atë financiar. Në Kosovë veprojnë disa prej operatorëve më të mëdhenj shqiptarë të distribucionit të mallrave të konsumit, kompani të shitjes me pakicë, si edhe banka, kompani sigurimesh dhe operatorë të shërbimeve të pagesave.

Përveç Kosovës, të dhënat për praninë e sipërmarrjes shqiptare jashtë vendit janë të pakta dhe të fragmentuara. Disa prej grupeve të mëdha të biznesit në vend, si Balfin apo Union Grup/UFT kanë prani të tyre edhe në Austri, Zvicër, Kroaci apo Maqedoninë e Veriut, me aktivitet kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në shërbimet financiare./ Monitor

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Llogaritari says:
    September 14, 2022 at 4:37 am

    Edi…
    Ta gezosh Shqiperine more djale …more I paudhe…
    E katandiset ate vend si nje mal me pleh…tani ju tre gjelave nuk I ka mbetur asgje tjeter vetem te kakarisni ne maje te plehut.
    Po po…e di qe do thoni, gri ti gri…ne nuk dime ku I kemi milionat…Po… ju keni shume miliona…hahahaaa o driteshkurter…po kush I ka gezuar milionat e fituara me llojin e biznesit tuaj…heee ??? A dini ndonje ju se une nuk di ndonje te kalibrit tuaj…Kadaf, Sadam, Putin, Kim etj etj…zerot e shumta nuk kane per tua shuar MAKTHIN qe ka per tu ndjekuur nder breza…ju nuk e kuptoni se sa dem i keni bere vehtes dhe deri tek sterniperit tuaj sot e 100 vitet e ardhshem…nuk gezohet paraja e droges qe ju jeni aksionere, paraja e ndertimit vrases ku ju jeni aksioner, paraja e barutit ku ju jeni aksioner, paraja e tenderave me ilace ku ju jeni aksiober, paraja e floririt te grabitur ku ju jeni aksioner, paraja e takses se krimit te organizuar ku ju jeni aksioner, PARAJA E FITUAR NGA PUSHTETI DHE JO AFTESIA…NUK GEZOHET O MJERANE…

    Reply
  • Arben says:
    September 14, 2022 at 4:57 am

    Po integrohemi të gjithë

    Me njerëz me para

    Rroftë allbania urupiane

    Rrofshim ne allbanezët urupian

    Reply
  • Arben.T says:
    September 14, 2022 at 4:51 pm

    Z. Arben:

    1. Mos u kapni tek faktore jo primare:

    2. Faktet tregojne se ky eshte nje proçes integruse ne te mire te gjitha paleve.

    3. Kjo eshte rruga e zhvillimit gjate gjithe historise.

    4. Ne nuk duhe ta rizbulojme “RROTËN” ose të themi se e kane zbuluar “Pellazget”

    5. Nxehtesia transmetohet nga trupi me temperatyre me te larte tek ai me temperatyre me te ulet.

    Bota ka hecur perpara duke perdorur arritjet e shteteve te ndryshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?