Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja ruse e arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe e akuzuar për spiunazh së bashku me një shtetas tjetër rus dhe një ukrainas ka hyrë lirisht në të shkuarën në bazat ushtarake shqiptare, duke fotografuar, madje edhe duke përshkruar për ndjekësit e vet në rrjetet sociale detaje të sigurisë së tyre.
Në dy raste, rusja që në Instagram poston nën emrin Lana Sator ka hyrë në bazën ajrore të Gjadrit dhe në bazën e nëndetëseve në Porto Palermo në qershor të 2020, duke kaluar me radhë të gjithë filtrat e sigurisë, që nga ata të vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid, e deri te siguria e bazës.
“Eksplorimi i këtyre bazave mund të jetë i rrezikshëm, sepse ka roje sigurie në territorin e bazës ajrore, por sapo të hyni brenda në bunker do të jeni të sigurtë”, shkruan rusja në përshkrimin e serisë së fotove që publikon (klikoni sipër për t’i zmadhuar):
Siç shihet nga këto foto, 33-vjeçarja e akuzuar si agjente ruse jo vetëm që ka hyrë brenda në bazën ajrore të Gjadrit, ku ruhen reliket e aviacionit luftarak shqiptar, por ka pasur kohë që edhe të shkrepë foto artistike, të mbikëqyrë të gjithë sigurinë e tuneleve nëntokësore, madje edhe të fotografojë me dronë pjesën e avionëve luftarakë që ndodhen jashtë tuneleve.
“Një bunker për avionët luftarakë i mrekullueshëm. Kopje kineze të avionëve MIG sovjetikë që ndodhen brenda në tunelin në formë U-je të ngritur në një kodër. Nuk janë në funksion dhe janë të çarmatosur. Forcat ajrore shqiptare nuk janë në gjendje që t’i përdorin, rregullojnë, apo riciklojnë këta avionë. Ka edhe kuti me motorë avionësh të papërdorur, disa makina dhe mitralozë. Këta bunkerë kanë dyer përforcimi speciale, me një derë gjigante dhe një derë të vogël në krye për të kaluar bishti i avionëve luftarakë”, shkruan 33-vjeçarja ruse.
Edhe në Porto Palermo, ashtu si në Gjadër bën një përshkrim të bazës.
“Baza nëntokësore e Shqipërisë, njohur si baza e nëndetëseve në Porto Palermo. Disa eksplorues preferojnë të besojnë se nuk ishte ndërtuar për nëndetësore, por për anije të vogla luftarake. Tunelet nëntokësore shkojnë në thellësi deri në 650 metra dhe nuk janë përfunduar. Imagjinoni se si do të dukeshin kur të përfundonin”, shkruan ajo.
Ashtu si në Gjadër, edhe këtu e dyshuara si spiune ruse gjen gjurmët kineze të ndërtimit të bazës.
“Diktatori komunist shqiptar prishi miqësinë me Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë dhe i vetmi shtet që bashkëpunoi ishte Kina. Për këtë arsye, bunkerët e mëdhenj ngjasojnë me ata kinezë. Ata jo vetëm që i shitën kopje të armatimeve ruse Shqipërisë, por edhe dizenjuan projektet dhe ndihmuan në ndërtimin e bunkerëve me dyer të përforcuara”, thotë Svetlana Timofeeva.
a.m/dita






























Kjo eshte ushtria shqiptare sic e katandisen agjentet e Udb dhe Asfalias greke.Nje ushtri qe i kushtoi shtrenjte popullit shqiptar te ndertuar me gjak e sakrifica por qe Vicidolasit dhe Ramutasit e zhbene me nje te rene te lapsit.Zoti na marrte haken cfare i bene shqiptareve ne 32 vjet.
Deri ketu ka arritur spiunia,na mori lumi.
Armiku brendshem ne bashkepunim me ate te jashtmin po tentojne te pushtojne keshtjellen e pa mposhtur ne buze te adriatikut.
Po na marin sekretet e veprave te shkatrruara e te ndryshkura.
Strategu shkatrrimit sali komunist berisha duhet te mbledh foltore nevojtoren urgjent
Kjo histori ngjan si:
Mata Hari ne variantin e Kinostudios Shqypnia e Re qe me nje spray per miza eliminoi dhe paralizoi gjithe Ushtrine Heroike Shqyptare
por:
Qe i mungon llogjika elementare: Kur vete sovjetiket ja kishin shitur keto teknollogji famoze luftarake Kines si dashni komuniste ndaj Maos, pse atehere po keta sovjetike duhej te dergonin poliagjentet e tyre per te fotografuar dhe filmuar bunkeret germadhat gerdalla te Enverit te mbushura plot me mur katunari?
KJO NUK KA ASGJE TE PERBASHKET ME LLOGJIKEN ELEMENTARE NJEREZORE?
Nuk e disha qi spajunet germojshin edhe plenat edhe halet. Duket si gjo e sajume prej atit te gjatit me e hek vemenjen prej pislliqeve ne hajdutlliqeve qi bon aj vet.
Vazhdimi i kesaj komedie me spiune te supozuar per tu shitur neper Europe si Target i Rusise eshte qesharak. Mjaft te marre kameren nje gazetar e te shkoje brenda asaj germadhes se Gramshit e do shfryhet ky tollumbac me “Baza ushtarake”
Kjo antishqiptari e mireorganizuar ruso-serbe i ka rrenjet te miku i Sali Viçidolit – Damir Fazlliçi, i cili merrte pjese edhe ne takimet e larta te sigurise kombetare te shtetit shqiptar, ne krah te Plakut Mere – Sali Viçidolit!…
DRENICA E KUQE
Kam ngrejt 2000 fora me fshesa shqope per me mbrojt atdheun
Per mu dalin e teprojne…
Shqiperia,Han pa porta.
Bravo Drenica e kuqe,keta horra e degjeneruan kete vend e tani pas 32 vitesh kerkojne te rruajne sekretet ushtarske,ku nje nder keto bunkart 1 e kan kthyer ne muzeum we te fitoj leka itsliani me pashaport shqiptare.Tallje e madhe me shqiptare.Kurse ky intelektuali i saliut duhet ta pranoj we 32 vite ishin nje tradhrti kombetarewe e fundosi shqiperin si ushtarakisht dhe ekonomikisht.TURPPPPPP
Keta jane “spiuna”leshi,keta kapterat e MM, duan te tregojne se ne jeni vigjilente! Per cfare lesh ushtrie flet ky kryekapteri,si ka mundesi qe disa “kalamaj”sulmojne me spriad, keta ushtare leshi?
Ka rregullore ky kryekapteri, si afrohet qytetari tek ushtari(leshit),keta nuk jane ushtare,keta jane disa pijanece si roje bostani, qe hane e pine raki e nuk kane haber nga ushtria!
Shkuan me radhe kapterat ne spital,per aktin “heroik”te pijaneceve, merrni dhe rrasni brenda keta, cfare lesh ushtari eshte ky??
Ushtari i vertete te thote: Ndal mos leviz, dhe po levize ti leshon plumbat siper kokes!
Ne kemi ushtri leshi, me minister prej leshi e pambuku, me gjenerala, mere me lesh, me ushyare komplet lesh dhie!
Saliu,dihet qe ishte lesh me qime,por mos te flasim per Saliun, te flasim per sot!
Sa ushtare kemi, sa avione kemi,sa tanke kemi, sa rraketa kemi???Kemi leshin e b….s.
Mire Saliu ishte i poshter,po ju rraca e komunistave pasardhes, cfare bete dhe po beni, keni drejtu vendin nga 1997 deri 2005, nga 2013 deri tani 2022, cfare bete? Asgje nuk keni bere, asgje nuk beni pse? sepse jeni te gjithe antikombetare, jeni te shitur tek ruset, beni diten urra per USA dhe naten flini me emisaret e Putinit!Jeni te shitur sepse ju ka kapluar korrupsioni e vjedhja, ju nuk doni ushtri ju nuk doni shtet, ju doni rrumpall, han me 100 porta, ju e keni shitur vendin, ju te majte e te djathte, ju pjella te PPPSSH,qe shitet keta vend tek armiqte me te betuar te Shqiperise,
ju jeni te shitur tek Rusi e Serbi!!!
Nuk kame fjale per kete popull Injorant,nji shtet ku edhe te emen e shesin per 10 euro ,qysh mundeni te thoni kemi Ushtri nji ushtri e shitur qe nuk esht ne gjengje qe ti mbrone objektet sekrete dhe mos te flasim se munden ta mbrojne vendin.
I bej thirrje shefit te NATO-s Stoltenberg te terhiqet dhe t’i mohoje koto godina nevojtore masive te shjprehet qarte qe nuk jane pjese e NATO-s.
Mos vazhdoni me serite e filmit “Fije qe prite”, agjentin Sami Ameni po e nderkombetarizoni.
Basta, bastart.
Si ka mundësi kjo spiune në vënd që të raportoj shefave të saj në mënyrë sekrete , demaskon vehten si spiune duke postuar në istagram të gjitha fotot dhe komentet e saj? Qofsha i gabuar por spiun kurr nuk mund ta bëj këtë.
Në qoftë se kjo “spiune” ka arritur të futet në tunelet e ruajtura me “vigjelencë” nga ushtria jonë dhe e qetë të berdh cep më cep, të bëj foto mbas fotosh, të jeni të sigurtë që ka dhën shuma të majme ushtarëve të truprojeve dhe në Gjadër dhe Porto Palermo, vetëm në qoftë se është bër e padukshme si në romanet policiske dhe u ka shpëtuar ushtarëve të shërbimit. Prandaj prokurori ushtarak të saktësoj kush ka qën me shërbim kur është futur në tunele spiunja e dyshuar dhe aty të gërmoj se do të gjej “qenin e ngordhur” të tradhëtisë ndaj vëndit që shitet për pes aspra.