Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jo vetëm presion dëshmitarëve, por edhe…” Publikohen deklarimet e prokurorëve të SPAK në mbledhjen me dyer të mbyllura për Ballukun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > “Jo vetëm presion dëshmitarëve, por edhe…” Publikohen deklarimet e prokurorëve të SPAK në mbledhjen me dyer të mbyllura për Ballukun
InvestigimLajmi i fundit

“Jo vetëm presion dëshmitarëve, por edhe…” Publikohen deklarimet e prokurorëve të SPAK në mbledhjen me dyer të mbyllura për Ballukun

Published: March 3, 2026
Shpërndaje

Deklaratat e prokurorëve në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve janë përfshirë në raportin e PD, ku kërkohet që Kuvendi të votojë pro dhënies që autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Aty citohen pasazhe nga këto deklarata të prokurorëve. Rezulton jo vetëm presion dëshmitarëve por, Belinda Balluku ka penguar hetimet edhe përmes krijimit të vonesave dhe pengesave që SPAK të marrë provat e deritanishme.

Dritan Prenci – Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, që nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi.

- Publicitet -

Klodjan Braho – Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit. Personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandajjanë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këtë nevojë sigurimi

Dorina Bejko – Në vijim kemi administruar një pjesë të praktikave dokumentare, por jo të gjitha praktikat dokumentare që u përkasin këtyre procedurave objekt hetimi.

Klodjan Braho – Në kërkesë është përcaktuar qartë shkaku pse kemi ardhur sot në Kuvend. Masat e sigurimin ekzistuese janë caktuar për dy procedura, për dy episode. Pas caktimit të masës janë zbuluar fakte që kanë ndodhur para caktimit të saj, të cilat tregojnë dyshime edhe për 6 procedura të tjera, me përseritje të të njëjtës mënyrë veprimi dhe me të njëjtët persona bashkëpunëtorë. Këto fakte i janë atribuuar personit nën hetim. Përveç këtyre, shpjeguam se ka edhe procedura të tjera që jane objekt hetimi, por që nuk kanë ende një vendimmarrje, që t’i jetë atribuuar personit në hetim”

Për të mbështetur kërkesës e saj, Prokuroria e Posaçme, ka depozituar gjithsej 80 prova, të ndara në 12 volume.

Klodjan Braho – Është thjesht një hard disk nga ana praktike, që po ta printosh, pa ekzagjerim mund të jenë dy apo tre furgonë me letra, por është në gjendje elektronike“

Në dokument jepen edhe provat e prokurorisë se Balluku i ka bërë presion dëshmitarëve, jo vetëm Mirzeta Kashnicës të deklaruar më herët.

Prokurorët e potencuan faktin se presioni ka qenë përmes dy formave: “(1) Përmes “të fortëve”, për të cilët prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor; (2) përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive dhe avokatit”

Dritan Prenci – Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave….Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetëofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje”

Dritan Prenci – Atëherë, në përmbajtje të asaj çfarë ka prodhuar ky transkriptim i bisedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë”, e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhet fjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar.

Prokurorët thonë se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të deklarojnë më shumë, por garantojnë se hetimet kanë vijuar në maksimum me intensitet edhe në drejtim të sqarimit të secilës rrethanë, edhe në drejtim të kërcënimit.

Klodian Braho: Patjetër, nuk është i provuar përtej çdo dyshimi, por e përmbush standardin e dyshimit të arsyeshëm, që dëshmitarët dhe të pandehurit, të cilët nesër mund të jenë edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk i dihet, po kërkohen të ndikohen mе presion, me joshje, apo të tjera me radhë. Pra, duke iu referuar vetëm përmbajtjes së bisedës telefonike.”20

Dritan Prenci – Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment”

Klodjan Braho – Për të caktuar masën e sigurimit apo për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit, jo detyrimisht duhet të provohet se është shkaktuar një dëm, por thjesht mjafton fakti që të argumentohet rreziku që mund të shkaktohet një dëm. Sot që flasim, duke pasur parasysh bisedën që përmendi kolegu, e cila është një rast dhe një e dhënë konkrete, krijojmë një lloj dyshimi se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat. Pra, mendoj që mbetemi pikërisht në të njëjtën situatë se ky rrezik është ende real për ne dhe vazhdon. Ky është një element i masës së sigurimit, ndërsa elementi tjetër i nevojave të sigurimit, nuk lidhet vetëm me elementin dëmtimit të provave, por lidhet edhe me rrezikun që personi mund të kryejë të njëjtën vepër penale si ajo që dyshohet që ka kryer apo edhe më të rëndë. Sot edhe ky rrezik i dyte ekziston. Përmendet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ky vendim ende nuk është botuar dhe nuk ka hyrë ende në fuqi, është një fakt i sigurt që do të ndodhë, por është po aq i sigurt fakti se Kuvendi ka një iniciativë ligjore për ta ndryshuar nenin 242 te Kodit të Procedurës Penale.

Lajm në përditësim…

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Mediatikusi says:
    March 3, 2026 at 10:33 am

    Nga publikimi i bisedave te Bela Ballukut me ato Palloshet e saj te gjate, mbare opinioni u bind se zevendesja e Rames ne qeveri ishte po aq e degjeneruar sa dhe e korruptuar.
    Por diskretitimi qe Bela i ka bere kesaj Rilindje Rama eshte me i vogel se diskretitimi qe i ben Mediave pseudo te pavarura.
    Vini re : Ka nga mezi dhjetorit qe SPAK ka kerkuar imunitetin e Ballukut ne kuvend dhe asnje mikrofon a kamera nuk i eshte afruar asaj qe ti marre nja 2 fjale! Asnje medie nuk e ka pyetur te pakten per ato 3 doreheqjet qe Rama thote se ajo i ka futur poshte deres.
    A nuk eshte ky nje shembull i qarte se diskretitimi qe Balluku i ka sjelle medies gjoja te pa varur eshte shume me i madh se diskretitimi qe ajo i ka bere kesaj Rilindje!

    Reply
  • Zdromsi says:
    March 3, 2026 at 10:56 am

    Keshtu shume shpejt do te perdoret termi “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe do te mbaroje historia e palavdishme e te Pazevendesueshmes se Liderit Global.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 3, 2026 at 11:00 am

    Pra,Paraburgimi kërkohet pa arkivuar provat,Ato do të plotsihen kur të jetë në BURG..BURG..SI ERIONI,META,BEQAJ,TAHIRI..O ZOT.
    KJO ËSHTË REPUBKIKA SHTET MBI SHTETIN.
    EDHE KY BRAHO PO VAZHDON DIBRANIN DUNANI..ME PARABURGIME 80 % MË SHUMË SE NË BE.

    Reply
  • realisti says:
    March 3, 2026 at 12:34 pm

    Ka qene nje shprehje e vjeter qe thoshte:”Mori fjala dhene se kapi Pasha te rene(nusen e djalit)”. E kapi apo jo nuk ka rendesi,rendesi ka qe fjala mori dhene. Bravo SPAK,ja keni arritur qellimit.

    Reply
    • Menekshe baruti says:
      March 4, 2026 at 3:08 pm

      Kurva ne vlore ishte duke pire kafe kishte vene dhe kapele surat bytha komoflohet ,

      Reply
  • Klodian Hoxha says:
    March 3, 2026 at 12:52 pm

    Këto qe tregosne prokurorët se paska kërcenuar dëshimtarët pa teguar asnje fakt ?.. Tregon se per shperdorim detyre nuk mjnd te arestohet dikush …..kështu do futeshin ne burg gjysma e zyrtarëve të këtij shtetlProkurori jo profesionale

    Reply
  • Wilki says:
    March 3, 2026 at 1:57 pm

    Këto prokurorë të spakut vetëm prokur nuk janë.Presione ka gjitandej po unë skam ndëgju dikund tjetër të ankohen kështu prokurorët.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    March 3, 2026 at 1:58 pm

    PO ERE.Carlo Bolino,(i mbiquajtur kurva e Italise nga Balluku) i donte paret ne dore.I biri Aleksander Meksit(i mbiquajtur kurva Tiranes nga Balluku),donte bojatisjen me gelqere te Lotit 7 te Unazes madhe.

    Reply
  • Miku i Spakut says:
    March 3, 2026 at 2:02 pm

    Spak po demton rende jeten e shqiptareve. Spak kaparalizuar administraten. Spak me malinjitet pengon investimet. Dhe, Spak me vetedije i sherben Saliut te UDB-se. Pse? Kjo nje dite do spjegohet! Klodian Braho eshte i tmerruar nga Saliu, dhe kjo tashme duket qartazi.

    Reply
  • Anonymous says:
    March 3, 2026 at 3:12 pm

    Jane hedhur rilindiotet ne sulm kunder Spakut. Dhe e akuzojne se eshte i Berishes. Berishistet e akuzojne se eshte i Rames. Kjo tregon se Spak eshte ok dhe e vetmja shprese qe ky vend te behet. Pastaj del dhe kapterri dhe reciton si papagall per numrin e te paraburgosurve qe sja ka haberin fare. Po kapterri me shoke nuk e kane ditur se ketu njerzit jane burgosur se kane ndertuar nje hale pa leje ne fshat, se ndonje hallexhi ska paguar dot dritat apo se ka bere ndonje shkelje tjeter. Po tani qe kemi lalin brenda edhe kapterri me shoke behet jurist.

    Reply
  • Vl says:
    March 3, 2026 at 3:15 pm

    Ne e meritojm te jemi ne kete gjendje sepse shiko vetem komentusit .

    Reply
  • Aldrin says:
    March 3, 2026 at 3:41 pm

    Qelbesirat e Rames. Qenkan thashetheme tenderat e Belindes dhe orgjite e Akshit-aka Dielles se Ramutit

    Reply
  • Edi says:
    March 3, 2026 at 4:19 pm

    Ne foto Bela duke treguar ne veten e pare ate shprehjen – u dhje Nusja ne kale !

    Reply
  • Xhaxhi says:
    March 3, 2026 at 4:29 pm

    Spakistat duhet të përfundojnë në qeli.E kanë bërë Shqipërin lëmsh,për interesa të Banditit antishqiptar sali qenefit.Duhet referndum për zhbërjen e Skapit të saliut

    Reply
  • Liria says:
    March 3, 2026 at 4:35 pm

    Kjo fjali nuk bie era drejtesi: “Patjetër, nuk është i provuar përtej çdo dyshimi, por e përmbush standardin e dyshimit të arsyeshëm, që dëshmitarët dhe të pandehurit, të cilët nesër mund të jenë edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë.”?! Si mund te kerkohet arrestimi i nje qytetari pa u kapur ne flagrance?! Kjo fjali me ka kthyer permbys opinionin tim per SPAK-un-, tani duhet hetuar SPAK-u nese po i sherben kreut te agjenture serbo-greko-ruse ne Shqiperi, Perbindeshit te Vicidolit qe po tmerron edhe foshnajt ne barkun e nenes?!

    Reply
    • Tafili. says:
      March 4, 2026 at 8:05 am

      Nuk po e kuptojmë, pse lihet e lirë kjo bushtra,kur mer në qafë shumë njerëz edhe të pafajshëm dhe e ka marë vesh gjithë bota korrupsjonin e kësaj qeverie,madje duheshin izoluar si Bela ashtu edhe kryehajduti Rama. Mos ndoshta SPAK i ka frikë, po SHBA ? SPAK të justifikojnë pagat e majme, të largojnë komunistët dhe të korruptuarit nga radhët e tyre,e sidomos policinë si org.kriminale.

      Reply
    • Anonymous says:
      March 5, 2026 at 10:19 am

      Edi benefit drogaxiu duhet td zhduket

      Reply
  • i indinjuari says:
    March 3, 2026 at 5:57 pm

    Me cilin llafosen Klodian Braho dhe ky Premçi, me Sali berishen?! Une e di se njeri eshte prokuror dhe tjetri kryeprokuror. eshte turp dhe shte pak kur Klodian Braho deklaroi ne parlament, keshillin e mandateve, se Belina Balluku do denohet me 35 vjet burb; eshte çmunduri juridike kur nje perfaqesues i larte jep pretenca ne organin e zgjedhur nga populli; eshte injorance totale kur nje perfaqesues juridik i duket vetja mbi parlamentin dhe eshte jashte çdo nnorme ligjore e kushtetuese dhe qe ne ate moment, drejtuesi i keshillit mandateve duhet ta mbyllte mbledhjen dhe ti sugjeronte Klodian Brahos qe ta eshprehje ta thote ne vendin qe i takon, ne gjykate dhe jo atje ku populli ka besuar me vote delegimin e vullnetit te ti. palaço prokuror, i pa denje dhe injorance juridike. Edi rama dhe mazhoranca parlamentare duhet te mendojne urgjente se me keta punonjes juridik qe ka Shqiperia eshte katastrofe, duhet ribere kushtetuta dhe duhet hedhur ne referendum. Nuk shtyhet me. Se ketu eshte bere bishti me i rende nga sqepari, pa lere qe thone se jane dhe te pavarur ! Por kujdes se KLP dhe KLgj jane gjarperinjte e drejtesise shqiptare.

    Reply
  • demo says:
    March 3, 2026 at 8:10 pm

    Rrofte SPAK qe me perpjekje te stermundimshme kunder korrupsionit ne Revan te pushtetit te Hajduteve Qeverritare dhe kunder ish hajduteve te opozites,po i jep fund PANDESHKUESHMERISE SE KORRUPSIONIT.
    Te papenguar nga SPAK kane qene Administrata dhe investimet publike,deri sa u buluan Aferat e tmerrshme me taxat,ndihmat e BE,paraja Shtetit ne rruge,Tunele,ura,Te tera u shemben prej korrupsionit,qe nga tuneli llogarase ku shtohen miljonat si rruget me balte Shkumbini.Hetimi i korrupsionit te Tmerrshem te Shpelles ne prapadhomen e kryeministrit AKSHI shpella ku fshiheshin gjarperinjte e teknologjise se larte.Durana park ku fshiheshin shushunjat qe thithnin gjithe Parate e investimeve,pa paguar Taxa. 35 vjet burg jane shume pak per demin,qe i kane shkaktuar Ekonomise se Vendit.
    SPAK KE PERKRAHJEN E POPULLIT SHQIPTAR
    Ke perkrahjen e Bashkimit Evropian.
    Ke perkrahjen e Qeverise te SHBA.
    Komentuesit qe nuk po durojne dot kontrollin e Drejtesise SPAK jane Ata qe kane vjedhur parate e Shtetit,taxat e popullit,Pronat e pronareve,burimet natyrore te Tokes,detit,nentokes Shqiptare,keta do japin llogari per ato qe kane vjedhur. Sic shihet jane nofka te reja,te sapodala,sic dalin krimbt pas shiut.Ne komentuesit e vjeter i njohim kollaj.

    Reply
  • ata qe perpiqen, s'j says:
    March 3, 2026 at 10:14 pm

    demo, ti je populli shqiptar ? Te marrte purtha se nuk perfaqeson dot as veten e jo te tjeret !

    Reply
  • demo says:
    March 4, 2026 at 8:48 am

    ata perpiq s`j- Ke harruar,qe nuk jam Qeveria SHBA ,as Bashkimi Evropian.

    Reply
  • reni says:
    March 4, 2026 at 9:23 am

    Spak vetem zhurme ben, qe te tregoje se po ben pune. Ju kujtohet zhurma e madhe per vangjush dakon. Sa u denua vetem 2 vjet dhe nga ata gjysmat i beri ne shtepi dhe gjysmat ne spital, po keshtu edhe Lefter koka, edhe Belinda tek 2 vjeteshi do shkoje, nga ata 1 vit do e beje ne spital dhe 1 vit tjeter ulje denimi per sjellje te mire. Po Spak qe ka nja 20 akuza per ku do ti coje. Dihet do ti fuse ne b……

    Reply
  • Mitat Bufi says:
    March 5, 2026 at 4:20 am

    TE GJITHE KETA KOMENTUESIT E MESIPERM BENE DETYREN E PROKURORIT DHE GJYKATES DHE E DENUANBELINDEN PA VAJTUR NE GJYKIM.EH KU ESHTE KATANDISUR OPINIONI PUBLIK THJESHT NE THATHESHEME.

    Reply
  • Anonymous says:
    March 5, 2026 at 10:18 am

    Ky mitat bufi dote mbroj Majlinda bufin were mbyllim gojen te tjeret

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?