Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave të huaja. Përgjatë 18 ditëve të protestës së njohur si “Revolucioni i Flamingove”, mediat prestigjoze si CNN, Reuters, Al Jazeera apo gazetat e mëdha ndërkombëtare si “New York Times”, “Der Spiegel”, “Die Zeit” kanë pasur mbulim të vazhdueshëm.
Që prej fillimit të qershorit, dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët e kryeqytetit në një protestë maratonë që nisi fillimisht në kundërshtim me projektin e turizmit masiv në zonën e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, por që shpejt u transformua në një lëvizje anti-qeveritare.
Përfaqësues të shoqërisë civile i thanë BIRN se protesta ka disa elementë të ndërthurur që morën vëmendje ndërkombëtare, të tilla si masiviteti dhe qëndrueshmëria, po aq sa kauza mjedisore rreth një projekti të lidhur me familjen Trump.
“Së pari, protesta ka marrë vëmendje ndërkombëtare për shkak të përfshirjes së familjes Trump në investimin në Sazan-Zvërnec. Së dyti për shkak të masivitetit, qëndrueshmërisë dhe ngritjes për një zonë të mbrojtur’, thotë Rigels Xhemollari, aktivist dhe drejtues ekzekutiv i organizatës “Qëndresa Qytetare”.
Sipas tij, një tjetër element faktorizues është edhe pozicioni aktual i Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
“Kjo edhe për shkak të raportit që ka Shqipëria në këto momente me procesin e integrimit, ku të gjitha sytë janë drejt vendit për të parë luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave,” shtoi drejtuesi i Qëndresës Qytetare.
Edhe Jonida Sela, studiuese dhe pedagoge, e sheh vëmendjen e mediave ndërkombëtare të lidhur me interesat e familjes Trump. Por ajo theksoi gjithashtu se masiviteti, kreativiteti dhe natyra paqësore e protestës shtuan interesin e gjigandëve botërorë të informacionit.
“Në rajonin e Evropës Juglindore janë zhvilluar protesta masive, por në Shqipëri nuk ndodhte një gjë e tillë që prej vitit 2018, e cila sigurisht nuk kishte këtë ndjeshmëri dhe masivitet,” tha Sela për BIRN.
Sipas saj, ajo që ka spikatur së tepërmi kanë qenë veçanërisht kreativiteti që vjen prej gjeneratës Z dhe krijimi i pankartave nga Inteligjenca Artificiale, të cilat u pasqyruan edhe në rrjetet sociale.
“Rrjetet sociale ishin një shtysë kur shoqëria mundi të shohë si në pasqyrë reagimin e politikës, medias dhe qëndrimet e influencerave,” shtoi më tej Sela.
Një tjetër element është edhe fryma paqësore e protestës që ka i dhënë asaj një popullaritet të gjerë jo vetëm tek vendasit, por edhe tek ndërkombëtarët.
“Ajo që është vënë re gjatë këtyre ditëve protestash është fryma paqësore që mbizotëron”, i tha BIRN Jonida Sela, duke shtuar se gjatë këtyre ditëve protestuesit kanë artikuluar në qetësi të plotë kërkesat kryesore për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e Ramës.
Sipas Selës dhe Xhemollarit, mbulimi dhe pasqyrimi i protestës nga mediat ndërkombëtare kanë ndihmuar në suksesin e shtuar të protestës.
Xhemollari i tha BIRN se në fakt pasqyrimi i protestës nga mediat e huaja ka ndikuar në ndërgjegjësimin e aktorëve të interesuar, si edhe ka shërbyer si një lloj presioni ndaj mediave vendase për t’i kushtuar asaj më shumë rëndësi.
“Ekspozimi në mediat ndërkombëtare ka ndikuar në suksesin e kësaj proteste, pasi ka detyruar mediat vendase ta transmetojnë pas ditës së 3-të protestën, pas një bllokimi total,” kujton Xhemollari.
“Së dyti, mediat e huaja kanë ndërgjegjësuar aktorë të interesuar ndërkombëtarë si Komisioni Europian për të ngritur shqetësime mbi zonën e Vjosë-Nartës, si edhe ka zgjuar ndërgjegjen e shumë shqiptarëve nëpër botë, të cilët kanë organizuar me qindra protesta paralele në shtetet e tyre”, shtoi ai.
Sipas Jonida Selës, vëmendja ndërkombëtare ka vënë nën presion qeverinë, e cila nuk vazhdon dot me lojën e saj propagandistike, sikur Shqipëria është vendi më i lumtur në botë.
“Media po rikrijon imazhin e Shqipërisë së vërtetë, me të rinj energjikë dhe vizionarë, me intelektualë të angazhuar dhe popull që kërkon të zbatohen të drejtat e tyre themelore dhe ligji,” përfundoi studiuesja Sela.













Nuk mu duk se jane boikotuar nga mediat vendase, shumica rrine aty ne shesh dhe na tregojne cdo tabele deri Te me banalet, ndersa te tjerat diskutojne vetem per ate me lloj lloj filozofesh dhe analistesh qe kishin mbetur pa pune. Por ju keni ndertuar, nderkohe nje realitet tuajin, sic eshte e drejte ndoshta…. Historia dhe koha do ti ftillojne gjerat ngadale ngadale se cfare po ndodh ne te vertete.
Po sufllaqe po
Kete merite e ka Edi Rama.E beri Shqiperine te njohur ne Bote.Protesta eshte Reklame pa para e Medias Boterore per Turizmin Strategjik te Edi Rames.
Proterta duhet mbështetur por kur bëhet për ndërtimet ndërtusit shqiptarë janë shkatëŕuesit nr.1 në EU për shkatërrime urbanistike ata skatërruan një vijë bregdeti komplet dhe nga këtu familja Tramp nuk besoj se ndërton shqiptarqe
Po ca trumpi o njeri
Ata jan thjesht prestanome dhe perfitus
Eshte Kastrati dhe Rama vet pas
Turp për mediat tona! Duhet të ndërhynte CNN dhe Reuters që të kujtoheshin se çfarë po ndodh në mes të Tiranës. Censura nuk funksionon më në epokën e internetit
Pishë Poro dhe Narta janë pasuri kombëtare, jo pronë private për oligarkët apo investitorët e huaj. Emri i Trump thjesht bëri që bota t’i kthente sytë nga ne, por kauza është jona
Më në fund një protestë me pankarta inteligjente, pa dhunë, pa tym e pa djegie gomash. Kreativiteti i të rinjve dhe përdorimi i AI po tregon një fytyrë tjetër, qytetare të Shqipërisë
Jeni proteste Borgjezesh.
Rinia duhet te shkonte ne vendin e krimit, te heqi gardhet, te hapi delten e Vjoses. As organizim asnji plan perballe satrapit qeveritar qe perparon ne zaptim e shkattrim te bregdetit. Shyqyr ku paska qene Trump e Kushner me perpara, qe tu shkeli syrin kamerave kjo rinia shwiptare e perveluar per ndjekes ne internet. Nuk esht keq xhirua ne Bulevard mbremjeve te Qerehorit ne Tirane. E hudhet tuc ramutin.
Krenar per rinine aty
Kur qindra mijëra njerëz qëndrojnë për 18 ditë me radhë në bulevard pa asnjë incident, kjo tregon pjekuri maksimale
Kemi organizuar protesta paralele edhe këtu në Londër. Mediat e huaja po tregojnë Shqipërinë e vërtetë, jo atë të fasadave te drogës
Presioni është e vetmja gjuhë që kupton zezoni i Surelit
Si i nxin ajo fytyr
Njeri cinik i pacip antishqiptar
Kur shkruan ‘New York Times’ dhe ‘Der Spiegel’ për korrupsionin mjedisor, propaganda e tij bie brenda natës.
Polici: “Mos keni pare gje shishet e vererave me vlere disa milioneshe?
Katundari: “Shikoni nje here ne tunelet e Surrelit!”
Ne fakt esht Parade Karnavalesh
Nuk ka kurrfarë peshe familja e Trampit . Çdo njeri normal e dinë që qëllimi i korporatave botërore është profiti dhe vetëm profiti!
Para Shqipërisë protestuan edhe në Beograd!
Oooooo KOHA,,, tabelat jane shume te gjetura,,,shume domethenese,,,shume te bukura,,dihet se cfare po ndodh,,, POPULLI ESHTE I LODHUR NGA KORRUPSIONI GALOPANT qe sjell pas cdo gje te keqe qe gulon ne kete vend deri tek kriminaliteti,,,