Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Joe Biden nënshkruan ligjin për martesat e homoseksualëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Joe Biden nënshkruan ligjin për martesat e homoseksualëve
AktualitetBote

Joe Biden nënshkruan ligjin për martesat e homoseksualëve

Published: December 13, 2022
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin për martesat e homoseksualëve përpara një turme prej mijëra njerëzish, një ceremoni që pasqyron pranimin në rritje të bashkimeve të të njëjtit seks.

“Ky ligj dhe dashuria që ai mbron japin një goditje kundër urrejtjes në të gjitha format e saj”, tha presidenti Biden të martën në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë. “Dhe kjo është arsyeja pse ky ligj ka rëndësi për çdo amerikan”.

Ligjvënës nga të dyja partitë ishin të pranishëm, ashtu si edhe Zonja e Parë Jill Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff. Këngëtarët Sam Smith dhe Cyndi Lauper interpretuan gjatë ceremonisë.

- Publicitet -

Ligji i ri synon të mbrojë martesat e homoseksualëve nëse Gjykata e Lartë e SHBA anulon ndonjëherë vendimin e saj të vitit 2015 që legalizoi martesat e të njëjtit seks në mbarë vendin. Ligji i ri mbron edhe martesat ndër-racore. Në vitin 1967, Gjykata e Lartë rrëzoi ligjet në 16 shtete amerikane që ndalonin martesat ndër-racore.

Nënshkrimi i ligjit shënon kulmin e një përpjekjeje disamujore dypartiake të nxitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë në qershor për të rrëzuar vendimin e vitit 1973 që e bëri të mundur abortin në të gjithë vendin.

Në një opinion të përbashkët në rastin që përmbysi abortin, gjyqtari Clarence Thomas sugjeroi rishikimin e vendimeve të tjera, duke përfshirë legalizimin e martesave të homoseksualëve, duke krijuar shqetësim se më shumë të drejta civile mund të rrezikoheshin nga shumica konservatore e gjykatës. zoti Thomas nuk përfshiu martesën ndër-racore me raste të tjera që ai tha se duhet të rishqyrtohen.

Ligjvënësit hartuan një kompromis që kishte për qëllim të qetësonte shqetësimet konservatore për lirinë fetare, si për shembull sigurinë që kishat mund të refuzonin ende të kryenin martesat e homoseksualëve.

Për më tepër, shteteve nuk do t’u kërkohet të lëshojnë liçenca martese për çiftet e të njëjtit seks. Por atyre do t’u kërkohet të njohin martesat e kryera diku tjetër në vend.
Sh    umica e republikanëve në Kongres ende votuan kundër legjislacionit. Megjithatë, një numër i mjaftueshëm e mbështetën atë për të anashkaluar një procedurë bllokimi në Senat dhe për të siguruar miratimin e tij. Ceremonia e së martës shënon një tjetër kapitull në arritjet e presidentit Biden mbi të drejtat e homoseksualëve. /VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çështja Homerike
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • “Një fuoristradë më preu disa herë rrugën, pasi filmova marrjen e inerteve nga Shkumbini”
  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë

Komentet e Fundit

  1. Sa turp!! on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. K R on Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
  3. K R on VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit
  4. K R on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  5. Vlora 97 on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?