Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jorida Tabaku del kundër bashkëpunimit me Metën: Berisha po përsërit të njëjtat gabime!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Jorida Tabaku del kundër bashkëpunimit me Metën: Berisha po përsërit të njëjtat gabime!
AktualitetPolitike

Jorida Tabaku del kundër bashkëpunimit me Metën: Berisha po përsërit të njëjtat gabime!

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

“Përsëritje e të njëjtave gabime”, kështu e ka konsideruar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, marrëveshjen e firmosur mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë një interviste për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Tabaku tha se vazhdimisht bëhen të njëjtat marrëveshje, duke theksuar se ajo që i nevojitet PD është që të zgjerojë grupin e njerëzve që i drejtohet.
Sipas deputetes, prioriteti kryesor i PD duhet të ishte bashkimi përtej asaj që partia ka dhe përtej asaj që aleatët kanë.

“Gabimi i përsëritur që po bëhet tani është fokusimi tek përsëritja e të njëjtave gjëra, duke bërë të njëjtat marrëveshje, duke mos u përpjekur për ta zgjeruar grupin e njerëzve që ne u drejtohemi, shtresës së mesme, njerëzve pa parti, njerëzve që duan të dëgjojnë alternativë, njerëzit të cilët kanë nevojë për argumente, të rinjtë, që e bëjnë PD edhe më moderne, më fleksibël. Nuk e kam parë këtë akoma të ndodhë”, u shpreh Tabaku mes të tjerash.

- Publicitet -

Pjesë nga intervista:
-Sa e ka penalizuar PD bojkoti i zgjedhjeve të fundit lokale?

Mendoj që ka qenë një kosto shumë e madhe për PD, ka qenë kosto sepse nuk kemi patur përfaqësim vendor në asnjë prej qyteteve. Por ishte një element që në zgjedhjet e vitit 2021 nuk e penalizoi PD, sepse arritëm të merrnim 680 mijë vota, që ishim pothuaj 30 mijë vota më pak se qeveria, pra si opozitë, por nga pikëpamja e përfaqësimit lokal e ka dëmtuar PD.

Si e shihni marrëveshjen e re të bashkëpunimit mes partive që drejtohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta? I shërben fitores së opozitës në zgjedhje?
Duke qenë se kam qenë pjesë e opozitës për 8 vite, pa pozicione drejtuese, jam përpjekur ta shoh PD edhe ndoshta pak më ftohtë se ata që kanë qenë në pozicione drejtuese. Gjykoj që kemi bërë gjithmonë gabimin e përsëritjes së të njëjtit gabim. PD sot duhet të jetë ndryshe. PD duhet të jetë sot një forcë moderne, një forcë që jep argumente, që të përballet me ide. PD sot duhet të bënte opozitë duke ofruar alternativë dhe mendoj që prioriteti kryesor i PD duhet të ishte bashkimi përtej asaj që PD ka dhe përtej asaj që aleatët kanë. Me pak modesti, mund të marr shembullin e Tiranës. Mund të të them që kam qenë drejtuese e shtabit të Halim Kosovës në 2015, kam qenë pjesë e shtabit elektoral në 2011, pjesë e shtabit elektoral të Sokol Olldashit, kam qenë pjesë e komisioneve të numërimit dhe atyre zgjedhore. Nuk ka patur asnjë fushatë elektorale që të mos kem qenë e përfshirë në një pozicion apo në një tjetër. Të them me siguri absolute që edhe duke mobilizuar të gjithë potencialin opozitar, duhet patjetër që ne duhet t’u flasim më shumë qytetarëve, sesa militantëve të çdo force politike që sot është në opozitë.

-Cili është ky gabim i përsëritur që po bëhet tani?
Gabimi i përsëritur që po bëhet tani është fokusimi tek përsëritja e të njëjtave gjëra, duke bërë të njëjtat marrëveshje, duke mos u përpjekur për ta zgjeruar grupin e njerëzve që ne u drejtohemi, shtresës së mesme, njerëzve pa parti, njerëzve që duan të dëgjojnë alternativë, njerëzit të cilët kanë nevojë për argumente, të rinjtë, që e bëjnë PD edhe më moderne, më fleksibël. Nuk e kam parë këtë akoma të ndodhë.

-PD e drejtuar nga zoti Berisha ka nisur zyrtarisht procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për bashkitë. Do të merrni pjesë për të votuar njërin nga kandidatët?
Diskutimi i PD të drejtuar nga njëri apo tjetri nuk më pëlqen dhe nuk kam folur për këtë në një vit. Unë jam në PD, kam për të qenë në PD gjithmonë. Nuk besoj ndonjëherë që partia ime, PD do të marrë veprime të cilat e përçajnë dhe e përkeqësojnë situatën. Ta dhashë shembullin e Tiranës për të thënë që Halim Kosova ishte një kandidat i jashtëzakonshëm, sepse tërhiqte përtej potencialit të partive dhe përtej secilës forcë politike në opozitë. Prapë nuk arritëm dot t’ia dalim.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Bashkimi i pamundur says:
    November 1, 2022 at 6:33 pm

    Avash, tabake, se thyen tabakanë!
    Mos ik nga pd, se po ike, ku do të shkosh? Kush të pranon ty me sjelljen tënde prej moshkulli?! Rri aty, dëgjo salih zeherin, mulin e nokës dhe edyn e palokës. Ok? Jeni non grata e shqiptarëve dhe pyshtetin harrojeni dhe mos u merrni më me atë punë.

    Reply
  • Andis says:
    November 2, 2022 at 2:30 am

    Tamam e ke Jorida.Spiunet e komunizmit nuk kane vend ne partine Demokratike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?