Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
Lajmi i funditPolitike

“Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Published: September 19, 2026
Shpërndaje

Ish-deputeti i PS, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri ka lëshuar akuza të ashpra dhe alegorike ndaj ish-zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, duke e krahasuar me një “kuçedër” që ka përqendruar para, prona pa fund dhe pushtet, duke përpirë çdo gjë që i del përpara.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Valteri tregon se shkak për reagimin e tij u bë një tryezë në hotel “Rogner” në Tiranë me njerëz të biznesit dhe politikës, ku një prej personazheve të njohur të kryeqytetit përdori shprehjen “ministrja që ha burra”.

Kjo batutë, sipas Valterit, shërbeu si pikënisje për të përshkruar një sistem të tërë të përqendrimit të pushtetit pa asnjë kufi. ​“Një kuçedër që nuk ha vetëm burra, por edhe institucione”.

- Publicitet -

Në reagimin e tij publik, Valteri thekson se nuk bëhej fjalë vetëm për karakter apo influencë politike, por për një etje të pafundme për kontroll:

​“Kjo kuçedër e kësaj historie ishte më moderne. Ajo nuk ushqehej me mish. Ushqehej me pushtet. Në fillim përpin një njeri, pastaj një tjetër… Dikë e afron, dikë e bën të varur, dikujt i hap një derë, dikujt tjetër ia mbyll. Një telefonatë, një firmë, një emërim, një kontratë, një favor, një heshtje. Dhe me çdo kafshatë, kuçedra rritet”.

​Sipas ish-deputetit, kjo formë kontrolli kapërcen individët dhe prek direkt funksionimin e shtetit të së drejtës:

​“Kur pushteti pa kufi fillon të përpijë kështu institucionet, nuk kemi më thjesht një histori për njerëz të fuqishëm. Kemi një problem me vetë shtetin. Institucioni që duhet t’i shërbejë qytetarit shndërrohet në një vegël. Ligji fillon të duket i madh për të dobëtin e i vogël për të fortin”.

Pasuria, paratë dhe kontrolli i plotë
​Valteri ka vijuar akuzat e tij duke përmendur pasuritë e shumta dhe përvetësimin e resurseve publike e financiare:

​“Pastaj vjen pasuria. Apartamente, vila, makina, jahte, prona dhe para. Euro, paund, franga, lekë. Për një oreks të tillë, monedha nuk ka rëndësi. Rëndësi ka mundësia për të marrë”.

Në përmbyllje të reagimit të tij, ish-deputeti thekson se shoqëria, drejtësia, media dhe qytetarët nuk duhet të heshtin përballë kësaj situate:

​“Kuçedra e përrallave ka shtatë koka. Kjo moderne ka më shumë: një për pushtetin, një për paratë, një për ndikimin, një për biznesin dhe një për heshtjen… Pyetja tani nuk është vetëm sa ka përpirë, por sa do ta lejojmë të përpijë. Kufiri duhet të jetë i qartë: pushteti është për t’i shërbyer shtetit, jo për ta ngrënë atë”.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Ela says:
    September 19, 2026 at 1:20 pm

    Bela mbaj peris

    Reply
  • Vlora 97 says:
    September 19, 2026 at 2:17 pm

    Ordinere
    Sanitare e haleve greke
    Dashnore e kolonelit plak te asfalis
    Ca prisnit ju
    Mos vidhte?

    Reply
  • Gezimi says:
    September 19, 2026 at 2:18 pm

    Ruaju or Halo..se Kucedra eshte plagos por nuk ka ngordhur!
    Mos harro se Rama per Kucedren ka thene “..punet qe mi ben ajo grua nuk mi ben dot asnje burre..”
    – megjithate bravo per guximin. Po thua ato qe tere rrokotelet e tjere rrotull Rames kane frike dhe ti mendojne.

    Reply
    • Kutuzovi says:
      September 20, 2026 at 9:54 pm

      Nuk e besoj qe Belinda Balluk te kete bere kaq pasuri me vjedhjen e parave te popullit.Mendoje se nuk ka aq vila sa flitet. Nqs i ka, po pati me vedhje t’i sekuestrohen madje t’i knfiskohen fare. Te shkoi ne burg. Por kam frike se ato do jene te sajuar si akuza nga prokuror mafioz. Nuk ka munndesi qe Balluku,duke qene ne ate post te lart dhe me besimin sinqert te kryeministrit Rama,te filloi ajo te vjedhin e te beje disa vila e gjera te tjera,per te vetmen arsye se nuk mund te shkelte ate besim qe i dha kryeministri Rama. Them, se ndoshta jane sajime apostafat per t’a burgosur me inatin e Olsi Dados qe arrestoi Erion Velin,me urdher te Sali Berishes.

      Reply
      • Albi says:
        September 21, 2026 at 5:11 am

        Erion Veliaj eshte arrestuar dhe mbahet i burgosur me porosi te vecante te Mbretit Edi I. Jeni tyryfyla nese nuk keni kuptuar aq.

        Baca Sali eshte pervete tashme nje peng total i Mbretit. Mbahet me leket qe ky i fundit i dergon nepermjet Cetit, Bashkim Ulajt, dhe biznesmeneve te tjere te vendit. Baca pervecse te shpetoje Zenin nga burgu, nuk ka as fuqi e as hall tjeter.

        Reply
  • nastradini says:
    September 19, 2026 at 2:18 pm

    Sa cudi!

    ME NE FUND DOLI NJE SOCIALIST I SINQERTE!

    por:

    Krahasimet hiperbolike te lezhianit socialist megjithese duken te verteta, jane perdorur shume emocionale per te pasqyruar realitetin, sepse mbesa e Beqirit i ngjan me shume KULCEDRES Nexhmije Hoxha sesa asaj me 7 koka te perralles, qe nuk hante burra, por BEBE te porsalindura qe ja servirte doktor Glozheni nga materniteti i Tiranes, sa here doktori francez i rekomandonte Enverit te nderronte gjakun, qe ate kohe i kishte futur lemerine lehonave te Tiranes,

    prandaj:

    KANIBALIZMI I BELINDES SE BEQIRIT NUK PERBEN ASNJE RISI

    Reply
  • Prometheus says:
    September 19, 2026 at 4:01 pm

    Reflektim ne koherat e koleres

    Halit Valteri, i shtrydhur si limoni, nga kucedrat e strehes politike ku mendoi se do te kishte akses, tashme shperthen sic shpertheu stergjyshi i Tij BEQIR VALTERI , kete radhe ndaj BELINDA CLIRIM BEQIR Balluku.

    Halit Valteri na tregon situaten kaotike brenda ” FAMILJES POLITIKE alla SICILIANA” ku rregulli nr.1 eshte OMERTA.
    Tashme i doli doza qe kish marre dhe na sjell George Orwell ne versionin socialist ” FERMA e KUCEDRAVE”.
    Je bere per tu meshiruar HALIT BEQIR VALTERI. Eshte kerkese nga qelia e TANO KARIDIT( nga qelia Erion Veliaj) per te goditur kesaj radhe. Por shume vone, pasi LALI ERI eshte dhe KUMBARI i femijeve te KUCEDRES.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 19, 2026 at 4:14 pm

    Po pse nuk e njohim ne Beqir Ballukun,nje mut muti?

    Reply
  • Konsipracion me fakte... says:
    September 19, 2026 at 9:06 pm

    Mos more. Nuk e dinim kete te re per ate zot! Falenderojme perzemersisht ish Deputetin e P..s ave per shtjellimin e Biografise e Ballukes. Bravo ish deputet, je patriot i vertete. Po shkoj te pi nje aspirine. Thone se ben mire per zemren, por dhe per dhimbjet kokes.

    Reply
  • Shqiptarja says:
    September 20, 2026 at 2:52 am

    Halit Valteri ke një Bravo të madhe për informacion të saktë për
    Balluken për të na thënë të vërtetën!p
    PAÇ të mira dhe bekime për transparencën që të karakterizon.
    Ju falenderojmë!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 20, 2026 at 7:00 am

    KËSHTU ËSHTË KUR PS FUT NË KUVËND,QEVERI,INSITUCIONE,KËSHILLA..MILITANT TË PD TË KONVERTUAR PS PËR $ €.
    DHE KY VALTERI ËSHTË NJË PREJ TYRE,PASI SHPIF PËR ATO QË SHPIF MILITANTI NË BASHKI.
    ZGJOU E.RAMA SE PO TA MARRIN KALANË NGA BRËNDA BERISHISTËT ME NË KRYE SALISËRBIN BISTUEIA 79.
    EL NEWS ALBANAI
    FLM DITA

    Reply
    • aqif kapertoni says:
      September 20, 2026 at 10:40 am

      doli budallai kapterrave

      Reply
  • Svq says:
    September 20, 2026 at 7:19 am

    Pse nuk poatoni gjithë komentet!

    Reply
  • Shqiptarja says:
    September 20, 2026 at 7:19 am

    Pse nuk poatoni gjithë komentet!

    Reply
  • Shqiptarja says:
    September 20, 2026 at 7:21 am

    Pse nuk postoni gjithë komentet?

    Reply
  • LIAFE KAFENESH says:
    September 20, 2026 at 7:48 am

    Ende merret me nenzërat ky farë horri me pisllaqet e atyre që paratë i siguruan nga trafiqet kriminale

    Reply
  • Valbona says:
    September 20, 2026 at 8:35 am

    Vjedhjet duhen dokumentuar, nuk flitet ne ere neper gazeta.

    Reply
  • Gjergj says:
    September 20, 2026 at 9:13 am

    Fshatarét qé popullonin ish tregun e vjetér, na vinin direkt para dyerve tona té shtépisé, me ato pak zarzavate, qumésht, djathé apo vezé qé kishin mundur té bartnin nga fshatrat e tyre. Ne fémijét e rrugicés qé kthehej né treg, kishim kénaqési ti shihnim ata njeréz bujaré, me duart dhe fytyrat e tyre té regjura nga dielli. Pa ardhur blerésit e paré, aty vinin disa figura té dyshimta, matrapazé dhe tuxharé qé nuk blinin pér vete,, ata mundoheshin té gjenin viktimén e radhés,, pér tu marré mallin nén premtimin se ai blinte me shumicé, dhe pasi ua merrte, njerézit e tij e shitnin 200 metra mé tutje.
    Ky Halit Valteri, mé kujton ato figura zhgarravinash té asaj kohe. Né çfaré funksioni flet zotéria? Çfaré vlere informative paska tregimi me njé shqipe té bastarduar, i bisedave imagjinare „té punét“ sé dikujt qé té rrotullon zorrét e barkut me cekésiné e shqipes qé pérdor?
    Balluku, Rama dhe gjithé hajdutét e tjeré, nuk luftohen me Halit Valteré, JO.

    Reply
  • australiagambler.com says:
    September 21, 2026 at 12:29 pm

    This piece of writing provides clear idea designed
    for the new viewers of blogging, that truly how to do blogging and site-building.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?