Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ka një punë, të paktën tani për tani, që është e sigurt nga ChatGPT
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Ka një punë, të paktën tani për tani, që është e sigurt nga ChatGPT
EnciklopediLifestyle

Ka një punë, të paktën tani për tani, që është e sigurt nga ChatGPT

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

Inteligjenca artificiale (AI) e ka entuziazmuar botën, me përditësime rreth aftësive të reja, që ndjellin frikë dhe interes në të njëjtën masë.

Në vazhdën e publikimit të ChatGPT – platforma teknologjike me rritje më të shpejtë ndonjëherë – është folur për përdorimin e AI për punët e shkrimtarëve, artistëve, muzikantëve dhe koduesve.

Por një profesion mund të jetë i sigurt për momentin. Sipas një studimi nga Universiteti Brigham Young (BYU) në SHBA, kontabilistët ende ia kalojnë ChatGPT-së në provimet e kontabilitetit.

- Publicitet -

Studimi përfshiu 327 bashkautorë nga 186 institucione të ndryshme arsimore në 14 vende, në përgjithësi duke kontribuar me 25.181 pyetje të provimit të kontabilitetit.

Pyetjet mbuluan sistemet e informacionit të kontabilitetit, auditimin, kontabilitetin financiar, kontabilitetin menaxherial dhe tatimet. Ato ndryshonin në vështirësi dhe lloj, duke përfshirë pyetje me zgjedhje (e vërtetë/e gabuar), pyetje me zgjedhje të shumëfishta dhe pyetje me përgjigje të shkurtra.

ChatGPT – pasi kishte kaluar më parë provimet juridike – çuditërisht performoi mirë. Mesatarja e përgjithshme e tij ishte 47.4%, më mirë se studentët (11.3%).

Por, në tërësi, studentët ia kaluan makinës. Notat mesatare të tyre arritën në 76.7% dhe ata ishin më të mirë në pyetjet mbi vlerësimet tatimore, financiare dhe menaxheriale, ndërsa ChatGPT hasi vështirësi.

Për sa i përket llojit të pyetjeve, ChatGPT doli më mirë në pyetjet e vërtete/ e gabuar (68.7% të sakta) dhe me zgjedhje të shumëfishta (59.5%), por hasi vështirësi në pyetjet me përgjigje të shkurtra.

Një ndryshim në mësimdhënie dhe të mësuarit

Autori kryesor i studimit, profesori i kontabilitetit në BYU, David Wood, donte të rekrutonte sa më shumë profesorë për të parë se si AI performoi kundër studentëve, për të ndihmuar në informimin e debatit se si modelet e gjuhës së AI duhet të përfshihen në arsim.

“Kur kjo teknologji doli për herë të parë, të gjithë ishin të shqetësuar se, studentët tani mund ta përdorin atë për të mashtruar,” tha Wood.

“Por mundësitë për të mashtruar kanë ekzistuar gjithmonë. Pra, ne po përpiqemi të përqendrohemi në atë, që mund të bëjmë tani me këtë teknologji, gjë të cilën nuk mund ta bënim më parë, për të përmirësuar procesin e mësimdhënies për fakultetin dhe procesin e të mësuarit për studentët.”

Studiuesit thonë se, ndërsa ka ende punë për të bërë në fushën e kontabilitetit, është një ‘ndryshim loje’, që do të ndryshojë për mirë, mënyrën e të mësuarit.

Studimi nxori në pah edhe disa gjetje të tjera interesante. ChatGPT nuk e njeh gjithmonë kur është duke bërë matematikë dhe bën gabime të pakuptimta, si shtimi i dy numrave në një problem zbritjeje ose pjesëtimi i numrave gabimisht. Ai gjithashtu jep shpjegime për përgjigjet e tij, edhe nëse ato janë të pasakta.

ChatGPT është ndërtuar në modelin e gjuhës së mësimit të thellë GPT3.5 të OpenAI. OpenAI që atëherë ka lëshuar GPT4, i cili tejkalon GPT3.5 në aftësi. Studiuesit presin, që teknologjia të përmirësohet në mënyrë eksponenciale, në pyetjet e kontabilitetit të paraqitura në studimin e tyre.

Ajo që mendohet të jetë më premtuese, është se si chatbot mund të ndihmojë në përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit, duke përfshirë aftësinë për të hartuar dhe testuar detyra, ose ndoshta të përdoret për hartimin e pjesëve të një projekti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?