Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kadastra e Vlorës në Tiranë, Rama: Të tjera drejtori do zhvendosen, shërbimi është online
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kadastra e Vlorës në Tiranë, Rama: Të tjera drejtori do zhvendosen, shërbimi është online
AktualitetPolitike

Kadastra e Vlorës në Tiranë, Rama: Të tjera drejtori do zhvendosen, shërbimi është online

Published: February 1, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mëngjesin e sotshëm zhvendosjen e kadastrës së Vlorës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në podcastin ‘Flasim’, Rama u shpreh se kjo është vetëm drejtoria e parë e zhvendosjes, pasi dhe drejtoritë e tjera do të kenë të njëjtën procedurë.

Sipas Ramës, kjo nuk i afekton fare qytetarët, pasi shërbimi për kadastrën është online.

- Publicitet -

“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. U ngatërrua qëllimisht ose idiotësisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitive me sportele e radhë e zvarritje në një model online ende i pa mbyllur plotësisht në ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës E Albania ky model mundëson që shumica e procedurave nuk ka nevojë për paraqitje fizike në një sportel. Të gjitha ndiqen online. Tani gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje lidhet jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi e cila duhet përmbysur. Duhet përmbysur duke pasur parasysh se e nesërmja e afërt e Kadastrës është një shërim pa sportele e godina fizike të shpërndara në territor por me akses në çdo shërbim si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendndodhjen e zyrës. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosje të një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do zhvendosen dhe ajo që po punojmë përditë është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra jo më aplikim online dhe pastaj marrje të shërimit me postë, por gjithë cikli online”, tha Rama.

Rama ka deklaruar se këtë javë janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar. Ai u shpreh se të gjitha bashkitë e prekura nga zjarret kanë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve.

“Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe, në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”,  tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?