Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kafshë sociale, probleme droge dhe kontrolli me fëmijët”, raporti sekret për Fatos Nanon i shkruar për DASH nga ambasadorja amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Kafshë sociale, probleme droge dhe kontrolli me fëmijët”, raporti sekret për Fatos Nanon i shkruar për DASH nga ambasadorja amerikane
KryesorePolitike

“Kafshë sociale, probleme droge dhe kontrolli me fëmijët”, raporti sekret për Fatos Nanon i shkruar për DASH nga ambasadorja amerikane

Published: September 3, 2023
Shpërndaje

Ish-kryeministri i majtë, gjysëm i tërhequr nga politika në një jetë të qetë dhe luksoze ka kaluar orë të vështira me shëndetin ditët e fundit. Sëmundja e mushkërive nga e cila ai është prekur shkaktohet kryesisht nga duhani dhe jeta sedentare.

DITA boton sot një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë zbardhur nga Wikileaks, ku vihen në dukje, krahas rrethanave politike edhe mënyra e jetesës e ish-kryeministrit, si dhe problemet e tij familjare.

Aty bëhet një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997, kur Nano ishte liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo eshte zgjedhur kryeministër.

- Publicitet -

Autore e kabllogramit është vetë ambasadorja amerikane e asaj kohe Mariza Lino. Diplomatja e lartë, raporton në DASH detaje të jetës së Nanos.

“Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë”,- është përshkrimi i ambasadores.

Më poshtë pjesë nga kabllogrami sekret, i rrjedhur në Wikileaks dhe i publikuar në shqip nga DITA disa vite më parë:

 

Datë: 8 gusht 1997

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadorja Mariza Lino

Klasifikuar: Material konfidencial

“Fatos Nano ka lindur më 16 shtator të vitit 1952, Është i martuar me të dashurën e rinisë së hershme, të cilën e ka njohur që në fakultet. Ata kanë gjithashtu edhe dy fëmijë të rritur, një vajzë dhe një djalë. Djali, i moshës rreth 17, 18 vjeç është duke studiuar në një kolegj amerikan në Selanik. Vajza, e moshës rreth 16 apo 17 vjeç studion në Lion të Francës.

Nano është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i specializuar në Ekonominë Politike. Nga viti 1975-1978 Nano punoi në menaxhimin e Metalurgjikut në Elbasan. Nga 1978 deri në 1981, ai punoi si kërkues në Ekonominë Botërore në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Nga 1981 deri në 1984, Nano punoi si ekonomist në fermën bujqësore të Priskës. Nga viti 1984 deri në 1990 punoi si kërkues mbi problemet socio-ekonomike dhe të reformave të tregjeve në bllokun e lindjen, përsëri në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Vazhdimisht, nga viti 1978 deri në 1990 ai gjithashtu ka qenë lektor në disa fakultete të Universitetit të Tiranës.

Në dhjetor të 1990-s, Nano u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në janar-shkurt 1991 ai u ngarkua me detyrën e zëvendëskryeministrit për reformat ekonomike nën drejtimin e Presidentit Ramiz Alia dhe Kryeministrit Adil Çarçani. Nga marsi në maj të 1991 ai u zgjodh Kryeministri i qeverisë që përkohshme e cila përgatiti zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991 duke filluar tranzicionin në një sistem demokratik.

Nga maji në qershor 1991 atij iu dha një mandat i dytë si kryeministër. Nano u zgjodh si deputet nga viti 1991-1992 dhe përsëri në zgjedhjet e këtij viti, megjithëse karriera e tij në këtë drejtim u ndërpre. Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit më 30 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg në vitit 1994 pas një procesi të prishur nga shkeljet e procedurave ligjore.

Ai u deklarua i dënuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Helsinki dhe grupe të tjera. Nano u lirua nga burgu në 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjatë përmbysjes së pushtetit.

Nano ishte zgjedhur kryetari i PS-së në Kongresin e Themelimit të kësaj partie më 12 qershor 1991 dhe u konfirmua në këtë post në kongresin e dytë të kësaj partie në gusht 1996 gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Nano ka publikuar një numër studimesh krahasuese mbi tregjet ekonomike, reformat në bllokun e lindjes dhe funksionimin e tregjeve evropiane. Ai ka publikuar gjithashtu edhe artikuj mbi kërkimet shkencore të prezantuara gjatë konferencave në Shqipëri dhe gjetkë. Nano ka marrë çmimin e tretë më të rëndësishëm në vend për studimet mbi faktorët socio-ekonomik të vendeve në tranzicion.

Nano flet rrjedhshëm italisht dhe mirë anglisht. Ai gjithashtu flet rusisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe pak greqisht.

_upscaleMariza Lino

Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet. Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën e Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun e gjerë gjatë asaj periudhe.

Referuar disa të dhënave, kur Nano ishte duke punuar në Institutin e Marksizëm-Leninizmit ai u pikas nga gruaja e Enver Hoxhës, e cila kryesonte institutin për favore speciale. Ajo ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme karrierën e tij dhe e ndihmoi atë në pika strategjike për të lëvizur nga një pune të tjetrën.

Ai u zgjodh zëvendëskryeministër në vitet e hershme 1991 dhe pas rënies së qeverisë Çarçani ai u bë Kryeministër. Pas katër javësh në këtë post, atij i duhej të përgatitej për zgjedhjet e 31 marsit 1991. kandidoi dhe fitoi si kandidat i Partisë së Punës në Tiranë duke fituar me balotazh. Ai u emërua përsëri si Kryeministër, megjithëse puna e tij e re nuk do të zgjaste më shumë se e para. Grevat e përgjithshme të organizuara nga Sindikatat e Pavarura, të cilat filluan një javë pas marrjes së detyrës detyruan atë të japë dorëheqjen disa javë më vonë. Ylli Bufi mori postin e Kryeministrit në një qeveri po aq jetëgjatë sa ajo e Nanos.

Nano fitoi vendin bosh të kryetarit të Partisë së Punës në kongresin e 10 të saj në qershor të vitit 1991. Shkrimtari Dritëro Agolli ishte rivali i tij kryesor në atë kohë. Gjatë atij kongresi, Partia e Punës ndërroi emrin duke e bërë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Partia Socialiste u përgatit për një humbje të madhe në zgjedhjet e marsit 1992. Gjatë asaj kohe, ai u akuzua për një marrëveshje me Berishën për kalimin e pushtetit nga e djathta. Flitej që ishte bërë një marrëveshje në Trieste të Italisë në një takim të përbashkët në prezencë të Mentor Çokut.

Gjatë atyre zgjedhjeve, Nano fitoi mandatin në Kuçovë. Rivali i tij ishte Perikli Teta, tani Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë Nano.

Gjatë fjalës së tij të fundit në parlament para se të arrestohej, Nano akuzoi ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Uilliam Rejerson dhe CIA-n për komplot me Berishën për ngritjen e një procesi gjyqësor të rremë ndaj tij. Në të njëjtin fjalim, Nano akuzoi Berishën se e kishte kthyer vendin në një Republikë Bananesh nën varësinë e SHBA-ve.

Pjesë nga kablogrami i Linos për DASH

Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Me të dy fëmijët që studionin jashtë Shqipërisë, pavarësisht se si është e vërteta, ata duket se tani janë bërë të mbarë duke u bashkuar me prindërit në plazhin e Durrësit, ku ishin të pranishëm edhe të huaj.

Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Është serioz edhe kur bën shaka.

Miku i tij më i afërt gjatë kohëve më të vështira kur ai ishte në burg ishte B.Zeneli. Zenelit, i cili ishte miku më i besuar pas gruas së tij, nuk iu dha një pozicion prestigjioz me profil të lartë. Përkundrazi, ai mbajti një profil të ulët duke qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme.

Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të…”

Lino

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • demo says:
    September 3, 2023 at 10:56 pm

    Nga i ka keto te dhena ambasadorja nga Mero Baze?Femijet e Nanos kane qene shembul,as ka pse i permend fare,se nuk kane qene Seksere armesh e municionesh,perfitues pronash publike,.
    Nano i ka terhequr ato pijet me ngjyra edhe kur ishte ne Kombinat metalurgjik moj trendeLine,por nuk ti kane treguar te gjitha,,se ne ate kohe Mere ka qene ne Peshtan dhe spihunonte te jatin ne koprative.

    Reply
  • Baftjar says:
    September 3, 2023 at 11:16 pm

    Demooo i dine te gjitha Amerikanet, keshtu qe rri urte se ti as e ke idene…nuk eshte jeta anetar partie e as servil I krietarit. Eshte fix dhe gjithecka e vertete ne ate kabllogram…ashtu sic eshte e vertete qe Monika harroi tangat ne zyren e Tosit.

    Reply
  • chess player says:
    September 4, 2023 at 3:01 am

    Te etiketosh me fjale rrugacesh KAFSHE SOCIALE nje person qe eshte lider i se majtes tregon CMENDURI DIPLLOMATIKE.
    .
    Per periudhen ne fjale eshte e dokumentuar qe Xen Berisha shperndante DROGE me makinen e presidences ku jepen emra dhe sasi lekesh ( dha SPAKU QIMES BIDENIT HESHT)..
    .
    Ndoshts e quajta te cmendur Nanon ne kete deklarate me poshte ne 1993 por koha i dha te drejte..ndonese futja direkt nga Rajesoni e “beri synet”

    %%%
    Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993,
    parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit.
    Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise.
    Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e tmerrshme:

    “…Diplomate te tipit Hill dhe Rajerson,
    pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd,
    i vune ne tavoline Berishes skenarin..

    .Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike..
    .per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara
    jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman…

    Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet me sot ne Shqiperi.

    Fjalia e fundit eshte postulat..jemi fuckrepublike ambasadoriale

    Reply
  • vlonjati says:
    September 4, 2023 at 4:46 am

    Fatos Nano nje kryehajdut qe u ngrys anetar i PPSH dhe u gdhi kryetar i PSSH, ashtu si dhe Sali Berisha qe nga sekretar i PPSH u gdhi kryetar i PDSH dhe ne vazhdojme akoma te flasim per demokraci ! Simbas mendimit tim Tironci ka te drejtekur thote seketa drejtohen nga Ilir Hoxha , pjella e keqe e bastardit Enver.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 4, 2023 at 7:10 am

    Nje gje eshte e qarte nga kabllogrami i ambasasdores se SHBA per pjellen e Nexhmijes dhe Ramizit, Fatos Nano dhe kjo e vertete eshte se:

    PARTIA E PUNES U KUJDES PER TE VAZHDUAR KAUZEN E ENVERIT ME “KAFSHET SOCIALE” TE FERMES SE KAFSHEVE KOMUNISTE NE SHQYPNI

    Mariza Lino nuk ka si t’i beje biografine e plote me nje kabllogram sekret as Fatos Nanos, as Sali Berishes dhe askujt nga Lukunia e spiuneve te Sigurimit qe pergatiti Enveri per te siguruar pasurine e familjes se tij, Mariza Lino nuk ka si te dije hollesisht per floririn qe banda e xhelateve komuniste u vodhi tregetareve shqyptare duke i vrare dhe masakruar si killera te papare ne histori, por mesiguri ambasadorja amerikane e di fare mire nga raportet e policise zviceriane per floririn e Rubikut qe u vodh nga Ramizi me Nexhmijen gjate 1988 – 1992 me ane te bedelave te tyre Haki Toska dhe Fatos Nano, afro 350 tone flori i grabitur dhe i depozituar ne bankat e Botes, hajni antishqyptare qe vazhdon t’i mbaje shqyptaret si nje fis kokpalaresh prej Afrike Zulu, megjithese Zoti e ka darovitur me shume bujari. Mariza Lino nuk ka si te mos kete degjuar nga CIA per armet dhe municionet e Enverit qe Fatos Nano dhe Sali Berisha trafikuan ne vendet e Botes se Trete me seksere profesioniste te Titos dhe Millosheviqit dhe kur afera mafioze e ketij trafiku kriminal filloi te mbaje ere kjo dyshe antishqyptare eliminuan Presidentin dhe kreun e SHIK ne mareveshjen ne terrin e nates duke harruar armiqesite e vjetra ne cast dhe ishte dudumi servo i Nanos, Pandeli Majko ai qe deklaroi pa piken e turpit: “Pse armet dhe municionet t’ja falim UCK badiava, kur mund t’i shesim me fitim te madh ne Bote?” Mariza Lino nuk ka si te mos kete degjuar se kur dhjetra emigrante fakire shqyptare, femije dhe pleq u mbyten ne Otranto, Fatos Nano ishte duke luajtur bixhoz ne kazino ne Greqi dhe kur spiunet e tij i thane: “Ne Otranto jane mbytur 57 persona nga 3 ne 70 vjec te goditur nga nje anije ushtarake italiane”, ai Fatos Nano si KAFSHE enveriste tha: “Po pse une i cova ne Otranto qe te mbyten?” Mariza Lino nuk ka si te mos dije nga raportet e vazhdueshme te DASH se kryeministri Fatos Nano ishte bere tmerri dhe u kishte futur friken ne bark te gjithe ambasadoreve shqyptare kur vendoste te vizitonte ambasadat e tyre ne Bote, sepse u kerkonte vazhdimisht para nga arka e ambasades per te luajtur bixhoz apo ku kishte bere ne vendin perkates ndonje zullum me gjoba te majme. Me kujtohet kur Vatra kerkoi nga te gjithe emigrantet shqyptare ne SHBA ndihma si donacione se Fatos Nano nuk kishte para per te paguar hotelin, Fatos Tarifa mesiguri do te kujtohet per kete ngjarje.

    por:

    AMBASADA AMERIKANE NE TIRANE NUK KA SI TE MOS DIJE SE “KAFSHA SOCIALE”, FATOS NANO SOLLI NE PUSHTET DY HERE “KAFSHEN VRASTARE”, SALI BERISHA ME VETDIJE KREJT TE PLOTE SE ISHTE NJE PLEHER “NON GRATA” AMERIKANE PER TE VAZHDUAR MASHTRIMIN E SHQYPTAREVE ME PROPAGANDE ENVERISTE SOCIALE

    dhe:

    Le te mos harrojme se edhe enveristi hajdut dhe genjeshtar, Edi Rama eshte pjella e Fatos Nanos qe cunin e Kristaqit e kishte me porosi nga Nexhmija dhe Ramizi dhe prandaj nga hajdut ikonash ne France e nxorri nga balta dhe e beri Kryetar te Partise se Punes alias Socialiste per te vazhduar kauzen e Enverit perseri me te njejtin avaz, me propagande komuniste sociale.

    Reply
  • Historiani says:
    September 4, 2023 at 8:30 am

    Bravo Marinza, nje horr, nje kumarrxhi, nje vagabond, ky eshte Fatos Nano dhe media na cau k… Tosi ne intubim, Tosi ka veshtersi ne frymemarrje,

    Reply
  • fery says:
    September 4, 2023 at 9:11 am

    Shqiptaret nuk meritojne drejtues tjere me te mire se qe kishin dhe kane por vetem spijuj te serbise e greqise sikur eshte Nano,Berisha, Rama e Basha. Po te kishin meritua lider tjere shqoptaret nuk do te prisnin ne radhe te gjata per te mberri deri te kutite e vitomit,ata nuk do te pranonin te merrnin nga keta spijuj para,miell,sheqer e vaj ne kembim te nji ose shume votava por do ti kishin kape armet dhe do ti luftonin keta kriminel te cilet atedheun e tyre Shqiperine ua bene vend pa shprese.
    Nga arsyeja te ketyre krimineleve sot Shqiperija ne bote trejtohet si banane shtet e karteleve te droges dhe mafjes e krimit sepse,keshtu e deshi te jete Beogradi dhe Athina dhe gjeti e mbeshteti keta hora kurse populli shqiptar i votoi Kjo eshrw arsyeja pse shqipraret nuk meritojne te kene udheheqje me te mire sepse jane edhe vete pjesemarres ne rrenimin e Shqiperise pasi pranuan ti veshem keta kriminel dhe rethet e tyre me vote dhe me petkun e pushtetit..!

    Reply
  • spata says:
    September 4, 2023 at 9:26 am

    Sa turp ! Keto ndodhin vetem me ne shqiptaret .Bota e qyteteruar i ka lene, me kohe, hartimet mbi biografite e derjtuesve politkan e pushtetare . Ka organe te specializuara ,jo per ti luftuar ,por per te zbuluar besnikerine ndaj detyres qe jane betuar .
    Me cudit fakti ,qe nje dipllomate e shtetit Aleat, merre me biografite e drejtusve kryesor te politkes shqiptare. Une nuk e besoje nje gje te tille . Ose zonja Liza s’ka patur informacjon ,ose ndonje shqiptare ,qe hynete e dilte nga ambasada,ka informuar per jeten private te Nanos .Sipas procedurave ,qe nuk mund te pretendoje se i di ,ambasada e ka si regull, qe keto, ti percjelli tek eproret e saje.Kjo nuk me duket ndonje gje e vecante dhe problematike, ne krahesim me faktet tronditese te qeverisjes Berisha 92-97.
    Ajo qe eshte per te vene ulerimen, jane tradhetite e hapura dhe shkaterrimi i shtetit te brishte shqiptare nga segmente tradhetrae te kombit . Me keto duhet te merren shqiptaret dhe Aleatet tane. Te ndeshkojne veprimet e qendrimet politke, qe jane kunder interesit kombetare e jo me analiza te jetes private .
    Nuk dua te marr ne mbrojtje Nonon . Ti kthehesh problemeve te tija, si politkane e drejtues shteti,ne nje kohe qe vendi yne ka kaluar e po kalon drama kombetare, eshte idjotizem. Sot ne ballafaqohemi me fakte tronditse te korrupsjonit galopant e te mos ndeshkueshmerise nga ata, qe po i shkaktojne popullit fukara, prespektiven si komb .Lereni Nanon te rroje ato vite qe i ka caktuar Zoti . Merruni me kamikazet e vjeter ,qe jane ne politke e pushtet si dhe me te rinjte qe jane pa frena .A i ndryshojme raportet, qe jane cimentuar dhe po na kthejne skllever te nje palice tradhetare, qe zoteron pasurite e kombit ? A duhet te ndryshoje strategjija e rimekembjes ekonomike, skemat e permirsimit ne fushat e shendetsise ,arsimit ,teknologjise e sigurise kombetare ? A duhet qe pasurite e nentokes dhe burimet e tjera te jene ne eficente te plot per ekonomine kombetare e jo ne xhepat e hajdutve, poitikanve e pushtetarve ? Deri kur do persim Drejtesine te behet ombrella e shtetit demokratike e interesave te popoullit . Balenat vrastare, te popullit ,po ushqehen ne pellgun e korrupsjonit, duke vrare e ndeshkuar cironkat e ngjolit politke . Me keto te merret populli, ambasada amerikane dhe Aleatet tane e jo me nje person qe e ka mbyllur ciklin e tije ne politke .

    Reply
  • Per Intelektualin says:
    September 4, 2023 at 10:01 am

    “Intelektual” sa per fillim: kurre nuk kam qene adhurues i Nanos, por nese Nano paska qen “kafshe Sociale” ateher ju duhet te jeni Kafshe Parazite, meqe sa mund te konstatoj une, ju me kohen qe kaloni duke vjelle vrere dhe duke fyer e njollosur qdo gje te se kaluares se lvdishme 50 vjeqare, te mos flasim pet shpifjet BallistoZociste te fabrikauara ne kuzhina joshqiptare, ju patjetre se duhet te jeni Parazit qe ku me dite se nga kushe paguheni per ate kohe te shpifjeve.
    DIELLI ME SHOSHE NUK MUND TE MBULOHET, gjurmet 50 Vjeqare te lulezimit te shqiperise as shekujt sdo te munden ti mbulojne

    Reply
  • intelektuali says:
    September 4, 2023 at 10:38 am

    Ushtari i Panjohur i Enverit:

    “E Kaluara e Lavdishme” 50 vjecare u mbulua me shurren e mijra shqyptareve qe permoren statujen e Diktatorit sadist dhe pederast Enver Hoxha kur kishte falimentuar ekonomine me tollona dhe bunkere dhe kur i kishte bere shqyptret si skllever ne vendin e vet, apo i ke harruar pamjet e eksodit te papare kur shqyptaret ja kishin hypur anijeve si majmune xhungle, kur Fatos Nano me Haki Tosken conin ne Zvicer mbi 350 ton flori te prodhuar ne Rubik si bedela besnike te Ramizit dhe Nexhmijes per te siguruar vazhdimshmerine e kauzes se Partise se Punes, nje e keqe e LIGE e madhe qe ka kapluar Vatanin deri me sot qe kur Enveri me Titon mbollen Murtajen e Morrave te Kuq si puna jote dhe i nxorren pasurite natyrore ne ankand per pasurimin e familjeve sadiste dhe gjakatare duke vrare dhe masakruar tregetaret dhe intelektualet sepse i urrenin ne shpirtin katran te zi, duke vjelle vrere dhe duke fyer e njollosur cdo gje te mire qe ishte bere perpara tyre dhe prandaj fundi ishte i qarte ne fund kur Diktatori mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe pa dashnoret e tij komuniste,

    prandaj:

    DIELLI ME SHOSHE DHE PROPAGANDE ENVERISTE NUK MUND TE MBULOHET!

    dhe:

    Kete shkrim propagande enveriste duhet t’ja adresosh ambasadores amerikane ose DASH qe e kane cilesuar Fatos Nanon si “Kafshe Sociale” sepse sipas intelektualit ky bedel i Nexhmijes dhe Ramizit eshte nje “Kafshe nga ferma e Kafsheve te Enverit”

    Reply
  • chess player says:
    September 4, 2023 at 12:26 pm

    “”Krahesoni wiskin e Nanos

    me terroristin ”Berishe qe porositi akte terroriste

    ndaj ambasadës amerikane në Tiranë “”

    per LAVIREN MARIZE qe e quante ai

    Duke I shtuar kesaj fjalie dhe faktin se ndaj konrigjentit gjerman ne Rinas Berisha urdheroi akt terrorist qe u krye dhe eshte faktuar ne qindra burime…
    Pse nuk arrestohet Berisha per keto akte Terroriste..
    Shkojme me tej;
    Gjenerali Luan Hoxha ne ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit raportoi te amb.amerikan se ishte kercenuar me jete nga sypeshkaqeni I Sllobodanka Bullatoviqit…pse amb amerikan nuk padit djallin e Saliut por I jep azil luanhoxhes.
    Ju lutem ndiq keto tmerre kriminale te burrit te shtetit te famekeqit Arvizu dhe sot kumbari I Donald Luse
    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperble te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24-akuzon ramen si vrases te 21 janarit
    ———————
    ….
    ne vend te mbylljes
    ———————
    Fajtore …jane Edi Rama me gjithe pseudosocjalistet e tij..jane mediat shqipfolese..jane intelektualet..te permjerrurit politike pa harruar dhe trupin & turpin dipllomatik te akredituar ne Shqiperi qe po tallin trapin me ate popull per cerekshekulli dhe akoma zgerdhihen ne gazeta ..internet dhe televizione si invadore moderne…
    .

    Reply
  • Katiu says:
    September 4, 2023 at 1:34 pm

    Oh sa mir’ me ken’ shqipëtar !

    Se ku qëndron e mira unë s’arrij t’a kuptoj ?!

    Mbaj mënd Shqipërinë që nga viti 1944 .

    Me disa zig-zage që na bënin të kishim iluzione, ne ishim të uritur , të leckosur , të dëshpëruar , me frethë në gojë dhe me hu kurrizit .
    Huri quhej diktatura e proletariatit , na e kishte lënë Marksi ( edhe filozofin e madh e bëmë si veten ) . Injoranca në Shqipëri s’ka kufi . Jo vetëm dje , por , edhe sot . Me siguri edhe nesër …

    Po përsëris diçka që e kam shkruar edhe ketu , jo njëherë .

    Në Amerikë takova një kosovar. Aman , more I thashë , shyqyr që takova një shqipëtar se unë s’di anglisht . Bisedonim sikur ishim miq të vjetër .

    Në kohën e Titos, më tha , ne jetonim më mirë se amerikanet sot dhe lëviznim nëpër botë pa vizë !

    U trondita shumë , më mirë të mos ma kish thënë këtë , kur mendoja ç’kemi hequr .

    S’kam ç’të komentoj për lexuesin . Edhe idioti më fanatik nuk e mbron dot bandën antikomuniste të Enver Hoxhës .

    Ato tmerre që jetuan shqipëtarët pas 90-s kanë lidhje organike dhe janë pasojë e udhëheqjes tradhëtare para 90-s .

    Nano , Berisha , Rama e kompani janë djemtë e Bllokut të shëmtuar , janë pjellë e tyre !

    Reply
  • 123 says:
    September 4, 2023 at 1:41 pm

    BOLL SE NA E CATE TRAPIN
    KOHA E BERI HESAPIN
    PINI LENGUN KETIJ DOVLETI
    MISH NUK KA LENGU JU MBETI

    Reply
  • Aldrin says:
    September 4, 2023 at 2:31 pm

    @Katiu, ne kohen e komunuzmit kemi jetuar me mire se ne Amerike. Nuk ke ca thua, po e vertete.
    Po te kesh qene ne fshat po, te eshte leruar nena. Nuk kam ca them..

    Reply
  • intelektuali says:
    September 4, 2023 at 2:46 pm

    Shahisti i Nanos, cunit te Thanasit, djali i biresuar i Nexhmijes, bedeli i Ramizit dhe i Enverit dhe i cunit te Kristaqit pas tyre:

    Mos i rreshqit temes se debatit me finte enveriste duke dashur t’ja ngjisesh Sali Berishen si nje “mut pas kepuce” te perndjekurve politike, sepse gazeta DITA publikoi nje kabllogram sekret te ambasadores amerikane qe ka irrituar mjaft fanatike te Enverit dhe fansa te Toz Fatozit te Thanasit qe ishte mik per koke i Kristaqit te Edvinit, saqe ka pikelluar shume Varkarin e Enverit dhe i ka derguar nje telegram dashnie sherimi te shpejte ortakut te tij don Fatos Nanos qe e rasi ne burg me doren e vet per vjedhjen e ndihmave italiane per femijet e vobekte, palo ndihma qesharake, por pse e rasi Sali Berisha Fatos Nanon ne burg per ca palo ndihma italiane me krimba dhe buburece? Ja e spjegon intelektuali sepse Saliu e dinte nga pergjigja qe kishte mare nga policia e Zyrihut, se Tozi Fatozi i Thanasit si kryeminister bedel i Nexhmijes dhe Ramizit kishte bere te mundur grabitjen e floririt te Rubikut bashke me Haki Tosken, 350 tone flori 24 karatesh te nxjerre nga puna e te perndjekurve politike ne uzinen e Rubikut me patllake te koka qe perfunduan ne llogarite bankare te Imperializmit te Lig ne emer te familjes Hoxha, Kapo dhe Aliaj, por qe ne fund i kishin hedhur edhe nje kocke floriri per ta lepire Kafsha Sociale, Fatos Nano qe “non grata” amerikane i dergon telegrame dashnie ne spital sikur te mos kish ndodhur kurgje.

    Reply
  • intelektuali says:
    September 4, 2023 at 2:54 pm

    Aldrin Pushti i Enverit:

    Ne Kohen e Qepes te Partise se Punes mbi 90 % e shqyptareve u lerohej nena ne fshat, me perjashtim spiuneve te Sigurimit si puna jote qe ja leronte nenat personalisht Enveri me hallatin e tij qe e kish “sa Blendi Fevziu shtatin” sic e ka vleresuar shpesh bejtexhiu i DITES me vargjet e tij

    Reply
  • demo says:
    September 4, 2023 at 3:09 pm

    Nje merite ja njoh enver hoxhes,moj ti ches,qe sa qe ne pushtet,nuk u be legen si ky edi Rama,,kllowni samiteve nderkombetare,Lapanjozi mikprites,dekoruesi i gjithe legenave te botes,nga Gorre kallashnikovi,tek drogaxhijt e Londres,nga byftek Nusreti tek Al Helaqi i Dubait,,nuk la palaco e horr me nam pa dekoruar.Nqs Sali maloku kishte komplexin e malokut qe shoqerohet me horrat e qytetit,se i duket vetja gangster qyteti,ky edvin rama paska pas kompleksin e Idiotit te Lagjes.
    Vjen Jeff Bezoss me Jaht ne Durres,ky karagjozi shkon tek kalata Portit dhe hidhet perpjete me kembe e me duar:-O Jeffo,Jam edi rama,,dil pak ne kuverte,se jam Edi,Edi kryeministri!!!
    Jeffi nuk dolli fare,nuk e dhjeu mender as hapi perden ta shohe.
    Njashtu si nuk hapi perden e zyres Enver Hoxha te shohe nje rrugac boteror qe quhej CeGevarra,qe gjithe rrugecerit e botes e bejne tauazh ne krah ne bythe,por enver Hoxha nuk e pordhi fare kur erdhi ne Tirane.E priti memeti,i dha nje kallashnikov Policani dhe e perzuri ne Rinas.
    PO KA RYBE SHTETI ! PRITI ENVERI HRUSHOVIN,PO HRUSHOVI ISHTE UDHEHEQESI GJYSMES BOTES!
    PRITI CU EN LAIN ,PO CU EN LAI DREJTONTE KINEN NJE KONTINENT me POPULLIN ME TE SHUMTE NE BOTE.
    po edvini ,o burra se u be deti kos u bera une kryeminister dhe dekoro Gorranin,shejtanin,Al Haqramin,
    Rita Oren,Rita Vorpsen,Rita Vrimen,Duam Lipen,Duam Luisin,,
    Erdhi ne 1977 goxha Marinela me fame boterore,,Enver Hoxha as e priti,as e pa,erdhi Albano goxha kengetar,,me fame,,enver hoxha as e pa as e priti.
    Erdhi Nikolla Lavdari(NikiLlauda) ne Kakavije ne 1982 te takonte Hallen e tij Nashiferin,(letren e Nikolles e perktheva une se e kisha kusherire Nashiferin),enver hoxha nuk e pranoi fare,megjithese ky ishte Shumakeri i viteve 70.Pse? Po ka Protokolle shteti.Ka seriozitet,,Jo dekoro ti lloj lloj rrugaci e rrugace,lloj lloj mafiozi e qoftexhiu harabik,se eshte zorraxhi me nam.Ka 1000 dollare berxollem.
    O te hengerte mortja,ne dore te kujt ka rene ky shtet!

    Reply
  • chess player says:
    September 4, 2023 at 6:34 pm

    zoti Demo ke dale pak nga tema sepse diskutohet roli I ambasadoreve te Amerikes qe ne kete rast te pabesueshem kraheson me kafshe nje drejtues shteti te majte dhe te djathtin me ner me thone Berisha edhe kur ka kryer krime kunder njerzimit te vertetuara…fusin koken ne rere si struci
    .
    Edhe me budallai e kupton qe NON GRATA ishte,eshte dhe do jete ‘ HEAVY DIRTY JOB’ e dhipllomateve te Amerikes qe merren me Shqiperine duke perfshire dhe punedhenesit e tyre te shtepia e lyme me t’bardhe.
    .
    Nuk mund te akuzoje Amerika Saliun si “thyers qelqurinash” por te hapi dosjet e tij kriminale qe I ka me bollek..Njera prej tyre:
    .
    Krygjenerali Lepur, Luan Hoxha ka deponuar ne ambasade se Xen Sali Biberishaj me ka kerrcenuar si terrorist:
    QEPE GOJEN SE DO TE ELEMINOJME SI KOSTA TREBICKA…kaq mjafton
    Qe Qimja e Marikes te pushoje hipokrizine me Non Grata-Gallata e Salez Biberishajt dhe te beje gjene me te thjeshte ne bote per te asgjesuar Kucedren e Frankeshteinshkreleve te Virxhinias.
    .
    Silleni Gjeneral Luan Lepur Hoxhen ne Shqiperi….bejani gjyqin ( me modelin e USmithit te UCK) dhe per 24 ore pranga t Biberishajve Babe & Bir..

    Per Ramen dakord.. fundi tij urojme te jete si Klosi ardian

    Reply
  • Aldrin says:
    September 4, 2023 at 7:11 pm

    Intelo, aq e kishte allatin sa blendi ne kembe?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?