Prej disa ditësh ka nisur vettingu në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme është konfirmuar në detyrë Ndue Doçi, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër.
Në seancën publike trupi gjykues tha se hetimi i tij u bë në tri kriteret, pastërtinë e figurës, profesionalizëm dhe kriterin e pasurisë, ku vlerësimi ka qenë pozitiv. Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Suela Bulku, Kryesuese, dhe relatori Arben Sefaj e anëtarja Denisa Sina.
Ndërkohë dy ditë më parë është konfirmuar në detyrë edhe drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj.
“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë të re. Javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median”, bëhet e ditur.
p.k\dita
