Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino
AktualitetKronikeKuriozitete

Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino

Published: July 18, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e Postës në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila akuzohet për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, për dy punonjëset e tjera të përfshira në të njëjtin hetim, Valbona Dunin dhe Paola Danajn, togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ky vendim, i shpallur këtë të shtunë më 18 korrik 2026, ka nxjerrë në dritë detaje tronditëse nga dosja investigative e organit të akuzës, e cila ka zbuluar një varësi të frikshme të ish-zyrtares dhe bashkëshortit të saj nga lojërat e fatit, çka dyshohet se ka shërbyer edhe si motivi kryesor pas vjedhjes së fondeve të pensioneve dhe ndihmës sociale.

- Publicitet -

Qindra hyrje në kazino dhe shuma të mëdha në bixhoz

Gjatë seancës për caktimin e masave të sigurisë, përfaqësuesit e Prokurorisë kanë paraqitur prova dhe procesverbale të dokumentuara mbi jetën e natës dhe frekuentimin intensiv të ambienteve të lojërave të fatit nga ish-drejtoresha.

​Sipas të dhënave zyrtare të sistemit të monitorimit të kazinove, Elisabeta Mataj rezulton me plot 335 hyrje të regjistruara në këto ambiente. Ajo ishte kthyer në një kliente të rregullt të një prej kazinove më të njohura në kryeqytet, “Plaza”.

Për të kuptuar ritmin e çmendur të këtij aktiviteti, prokurorët specifikuan se vetëm përgjatë muajit maj, ish-drejtoresha kishte hyrë plot 27 herë në këtë ambient – thuajse çdo ditë të muajit.

​Por skema zgjerohet edhe më tej. Hetuesit kanë zbuluar se në të njëjtën linjë lëvizte edhe bashkëshorti i saj, i cili numëron akoma më shumë vizita, me gjithsej 340 hyrje në kazino.

Pjesë e dosjes nën verifikim janë edhe shumat e mëdha të parave që dyshohet se janë luajtur në dy kazino të ndryshme në Tiranë, çka ka ngritur dyshime të forta se paratë e vjedhura nga filiali kanë përfunduar në ruletë dhe makina slot.

Reagimi i ish-drejtoreshës: “Jam qytetare e lirë, ku e kam të ndaluar?”

​Përballë provave dërrmuese dhe skanerit të lëvizjeve të saj, Elisabeta Mataj nuk e ka mohuar frekuentimin e kazinove, por ka tentuar të shkëpusë këtë fakt nga akuza e vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Përmes një qëndrimi sfidues përpara trupit gjykues, ajo ka pretenduar se kjo është pjesë e jetës së saj private dhe nuk ka lidhje me punën në filial.

​”Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino”, – mësohet të jetë shprehur Mataj në sallën e gjyqit, duke u përpjekur të minimizojë peshën e implikimit të saj.

​Vendimi i Gjykatës dhe hetimet që vazhdojnë

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, Gjykata e Durrësit e ka vlerësuar plotësisht të ligjshëm ndalimin e të dyshuarve. Vendimi i plotë i trupës gjykuese përcakton:

– Caktimin e masës “arrest në burg” për ish-drejtoreshën E.M.

– ​Caktimin e masës “arrest në shtëpi” për dy të bashkëhetuarat, V.D. dhe P.D., duke urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të masës në banesat e tyre.

​- E drejta për ankimimin e këtij vendimi brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

– ​Hetimet e Prokurorisë po vijojnë, teksa po kryhet auditimi financiar i plotë i filialit për të përcaktuar vlerën e saktë të dëmit të shkaktuar, ndërsa po verifikohen edhe llogaritë bankare dhe pasuritë e familjarëve të ish-drejtoreshës për të gjurmuar paratë e zhdukura.

j.l. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
33 Comments
  • Aldrin says:
    July 18, 2026 at 2:44 pm

    Eshte qytetare e lire te vjedhi
    Ja garanton Vjedhjen Ramuti
    SI Belinda dhe Ramuti vete
    Ca faji ka kjo kur Ramuti eshte i lire?
    SPAK armik i shqiptareve si Rama..

    Reply
    • Andi says:
      July 18, 2026 at 3:31 pm

      Aldadin: perse kerkon t’a perzjesh Ramen ne cdo veprim te felliqur qe mund te bejne njerezit ne punen e tyre.
      Nese idhulli juaj Saleh Karacic dhe familja e tij nuk jane akoma ne burg per vrasje dhe vjedhje, te gjithe ne te vjedhurit meritojme te shijojme lirine jashte burgut.

      Reply
      • K R says:
        July 18, 2026 at 3:57 pm

        Emerimet jane fryma e Rames
        E ka mbushur administraten me kurva, bixhozxhinj e njerëz me vese

        Reply
      • DAP omine apo dopamine? says:
        July 18, 2026 at 8:08 pm

        Patronazhist Ani!

        Është frym kjo mënyrë rekrutimi në Administratë publike, është fryma e bablokut;
        Nuk la bushtër me vese pa e bërë drejtoresh dhe ministre, dhe të gjitha janë sa Hajdute aq
        edhe Harbute.

        Administrata nuk ka asnjë filtër ligjor( praktik) që ndalon këtë llum
        të futet në postet më të larta të shtetit.

        Praktikat shkresore bëhen de Jure, pasi fituesi i paracaktuar ka marr detyrën

        Turp e krim bashkë.

        Reply
        • Peja says:
          July 19, 2026 at 12:12 pm

          Si ka mundësi qe gjithëmonë i kapin Hajdutet mbasë shumë Vite po gjdo Qytetarë i Tiranes ka fajë edhe ësjtë fajtorë se duhët me shku te Shtëpija e asaj Kurve e me ja kallë Shtëpinë edhe besoni se herën tjetër do me ndojnë 999 herë për te vepru kundër Ligjitë nganjëher me vjenë turpë pse jamë Shqipëtarë kurë ndëgjojë apo përjetojë ndyrësirë sikur nëtë kurvën e mutit 😔😔

          Reply
        • Take says:
          July 19, 2026 at 3:40 pm

          Ky esht nje plan per te fshehur parat e vjedhura.
          Domethen , kur i vodhi parat planifikoi te hynte ne ambiente kazino qe kan edhe kamera ,por jo se i ka lozur sic mendojne keto fallco gjykata.Esht nje menyr qe gjasme i kan lozur. Ne te vertet i kan fshehur osr ne emer tjetef investojn.
          Pra nesr nuk e zbulonin ateher do pranonte vet qe i ka humbur ne kazino. Pra e ben nga te dyja anet idioten dhe genjeshtaren. E di mir qe mbasi do mbaroj denimin do jegojn te lumtur..Esht si ti varesh melcit ne qaf ujkut.
          Keshtu jan ber keta injorantet politikan me administraten e ndyr. Por kjo nuk esht e vetmja. Esht per te humbur gjurmet e te tjereve dhe problematikat e perditshme.

          Reply
      • Anonymous says:
        July 19, 2026 at 1:53 pm

        Jo nuk duhen pwrzjere, se kjo bixhozxhia i vjedh dhe i perdor ne Tirane per qejfin e vet,, ndersa Rama ndryshon shume nga kjo drejtoresha e Rames.
        Se Rama gangesteri dhe superhajduti i vjedh ne Tirane dhe jo te gjitha i harxhon per qejfin e vet por i nxjerr jashte Shqiperise duke mbajtur me paga Mcganigalet Amerikane dhe Europiane per te perjetesuar pushtetin e vet si super pusht qe eshte….nderkohe nga 750 mije pensioniste 520 mije i ka ne pensione nga 70 Euro — 180 Euro..braaaavo Rrrrrama katran katili……

        Reply
    • Anonymous says:
      July 20, 2026 at 11:08 am

      Këndon Guri me Habinë,:orë vidh hajdut se në po pimë

      Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    July 18, 2026 at 2:58 pm

    Beta, Bona, Paola,
    me duart thelle ne mjalte,
    vjedhje spektakolare,
    miliona lekesh me lopate,

    e pastaj me gjith ato leke,
    si ne Kazino te mos shkojne?
    se mos i kishin ato leke djerse,
    kete kane te drejte mos kuptojne!

    keto Betat me shoqe punesuar,
    nga Dora ngrohte e Partise,
    nese nuk vjedhin ashtu vence,
    pushohen nga puna prej qeverise,

    se kushdo drejtor a drejtore,
    e kesaj Rilindje te Rames mbret,
    nese nuk dorezon Kuoten “lart”,
    nga drejtor duhet te iki vet.

    Reply
    • Endri says:
      July 18, 2026 at 6:37 pm

      Se mos esht hera e par

      Reply
  • Vepro says:
    July 18, 2026 at 3:06 pm

    Hajt se dhe kjo lirohet si ajo e AKSh-it.
    Kjo osht drejtesia jone, fut e liro.
    Behuni serioze nje here te vetme te pakte . Arresto Ballukun se e ka flliq fare. SPAK ta ka vu litarin ne fyt Edi Rama.
    Historia do te shumezoje me 0.
    A jeni njerez te ligjit, apo te faljes ne vend te kanunit?
    Njeri e fali Shqiperine si prone qe ja ka lene i ati, tjetri nuk zbaton ligjin sipas deshires.
    Jo ore jo, detyra eshte detyre. Ne te kundert si njeri, si tjetri largohuni se ka plot te tjere.

    Reply
  • 100% says:
    July 18, 2026 at 3:52 pm

    EGZAKT skenari i pastrimit etnik me korrupsion dhe krim !!!
    Injorancen shqiptare , nuk e gjen askund ne tere galaktiken !

    Reply
    • Anonymous says:
      July 18, 2026 at 6:35 pm

      Se mos esht hera e par

      Reply
  • fshatari.pafshat says:
    July 18, 2026 at 4:21 pm

    Po si nuk e pyeti veten e tij nje prokuror, polic, gjyqtar, sigurims, pronar kazinoje, diplomat i huaj etj., etj., se ku i gjen paret kjo zarba… po u desh hera e 675…Dobet shume dobet organet investigative dhe te tjeret nepunes shtetrore dhe private te Demokracise qe japin “jeten” per Leket e popullit.

    Reply
  • Patriot says:
    July 18, 2026 at 4:25 pm

    Per popullin eshte munduare e shkreta. Ka menduare tia dyfushoje pensionet nepermjete kazinose por nuk I eci?? Fajin e ka kazinoja dhe ji Rama qe bene ligje cdo dite si te mbroje administraten nga SPAK. Qershia mbi torte eshte ligji per mbrojtien e drejtorin e bankes ne kulmin e protestes?????

    Reply
    • Jani says:
      July 20, 2026 at 10:00 am

      Kjo drejtore nuk eshte e vetme ; ne filiali i postes nr.16 tek fresku, punonjesia e ketij filiali terhoqi pensionin tim per periudhen qershor 2025 -shkurt 2026 , pra 9 muaj pa autorizimin tim dhe pa firmen time.
      Kam kerkuar sqarim nga posta qendrore. Reagimi i menjehershem i tyre ka qene ; likuidimin total te shumes dhe qe une te terhiqia ankesen dhe te heshtja.
      Nenkuptoni ju lutem domethenien…

      Reply
  • xxx says:
    July 18, 2026 at 5:32 pm

    Ramut Perversi ne kryeqeveri, ne Parlament, e me tentakulat kapur Kushtetuesen, imponon Moralin personal pervers ne cdo hallke te ketij shteti. Eshte morali neoliberalve Sorroiste, prioritarizojne lirite individuale pa kufi per rrjedhoje preddikon Liri Krimi, dhe pse gjuha e stergjatur sperdridhet kthesave qe anashalojne kete te Vertete. Policia e Sektit te Sorroistave nuk lejon nderhyrje ne vendngjarje te krimit, per te mos shkel “te drejtat” e kriminelit. Shteti i Ramuteve jep falas tokat e Min Mbrojtjes, te Policise e Rendit per Hotele Resorte. Shkaterron qytetet kulturen permes “Akitektures” brutale agresive.
    Morali Perverseve ne Sundim, nuk ka perdor plumbat per te vrare me gjak. Ka perdorur Krimin si e drejte e njeriut.

    Reply
  • 1 says:
    July 18, 2026 at 8:52 pm

    Po. SHIK kemi?Kryetaren e morem nga Kosova si dore e forte apo dhe kjo si paraardhesit e saj ministra nga kosova doli ufje.Kaq shume sa kishte hyre kjo ne kazino do kish rene ne sy dhe do ish parandaluar me e madhja

    Reply
  • nje shqiptar says:
    July 19, 2026 at 4:12 am

    Nuk e besoj qe te kete lene leket ne Kazino sepse nuk jane aq budallenj ! eshte e njejta parulle qe u perdor ne kohen e Fullanit, qe ne vend qe te vuante ne burg per miljonat e vjedhura i dhane dhe disa miljona te tjera si demshperblim moral sepse djali i tij nuk i kishte mjaftueshem per te fshire bythen !

    Reply
    • Likja says:
      July 20, 2026 at 1:33 pm

      Jan mesuar nga diktatura vjedhim te gjith ne shtet se esht mall pa zot

      Reply
  • 1thundrak says:
    July 19, 2026 at 4:36 am

    Baxhellat bythqirat spiunet dhe vrasesit e partise nuk bejne burg.

    Reply
  • !!? says:
    July 19, 2026 at 6:35 am

    Mos harronipostulatin e thën me sinqeritet, publikisht, nga budallaj , sot deputet, shoku Shalsi,

    “Ne socialistët dim si të vjedhim” dmth vjedhja për socialistët është dije, dituri dhe

    kjo është motua e veprimtaris së të gjithë zyrtarëve të administratës dhe qeveris socialiste, duke filluarn ga kryehajdutokrati i llahtarshëm kombçfarosës Edi Rama dhe patronazhisti Rrypi i fshatit tim që paguhet si punëtor i pastrim gjelbërimit por as pastron as gjelbëron, të gjithë vetëm vjedhin, madje vrasin mëndjen çdo çast, njëlloj si kusari Edi Rama si do ta përsosin vjedhjen si profesion madje e kanë kthyer vjedhjen në dije, dituri…..shkencë të përsosur, mendoni

    kusari Edi Rama arriti që edhe ata që menduan se i shpëtuan kusarit Edi Rama duke emigruar ai u betua që ku do që të shkoni prap do tju vjeth dhe

    e gjeti mënyrën përsëri si ti vjeth me uljen e vlerës së euros me 35% në krahasim me 5 vjetë më parë dhe për çdo 100 euro që sjell emigranti këtu 35 euro shkojnë në trastën e kusaris së shtetit dmth Edi Ramës se ai vetëm ai është shtet, nuk është as presidenti, as kuvëndi, as gjykata kushtetuese, as SPAK, ai vetëm ai “më shum se mbreti” kusar i Shqipëris është shteti ynë. Ai është shkencëtar i parë në glob në fushën e vështir të kusaris dhe

    eksperiencën e tij të vyer po e propogandon edhe me botime serioze si libri i kuq ku ai u mëson me përvojën e tij të vyer si kusar modern qeveritarve të globit si të vjedhin popujt dhe vëndet e tyre në bashkpunim të ngusht me kartelet e ktimit të organizuar.

    Aferim i qoftë që po i shton botës shkencore edhe një shkencë të re krahas matematikës, biologjis……..kemi dhe shkencën e kusaris divulguar dhe përpunuar në të gjitha detajet nga ai vetë personalisht kusari Edi Rama tashma shkencëtar i denj në këtë fushë dhe

    komiteti i çmimit Nobel të mbaj shënim për lindjen e kësaj shkence të re dhe të pregatisin një çmim dhe ky çmim i takon pa diskutim vetëm bashkëkomsit ton Edi Rama , ai e ktheu për herë të parë në historin e njerzimit kusarin në shkencë të përsosur, duke konkuruar edhe shkenca të mirfillta nga përsosja si matematika. fizika.,,,,,,,

    i papar është, si i vajti mëndja që me ligj tu shes të huajve përveçse çdo gur që u ofron publikisht atyre edhe 100 000 ha tokë bujqësore , natyrisht pronë e shtetit dmth e atij personalisht?

    Reply
  • Noci says:
    July 19, 2026 at 7:22 am

    Turp per ate drejtoreshe femer , qe mbron te drejten qe eshte e lire te shkoj ne kazino ,po le te shkoj me leket e xhepit

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 19, 2026 at 8:30 am

    VO:
    -E PAPRECEDENT..QË 1 GRUA LOZ BIXHOS NË PRANI TË BURRIT DHE ME DIENI TË PUNONJËSVE TË SAJ..
    -DHE,KUR 1 GRUA LOZ BIXHOS..ÇNDODH ME TË MË PASË.?
    -PSE LIHEN NË ARREST SHTËPIE 2 TË TJERAT QË NUK INFORNUAN SHTETIN.?
    -A DO TË KTHEHEN PARAT E VJEDHURA NË ARKË,BUXHET.?
    -NGA 1992 POPULLIT I JANË VJEDHUR MBI 500 MILD.$ DHE NUK U KTHYEN NË BUXHET NGA DREJTËSIA E SALIUT 92.,SA KOHË DO ECET ME KËTË DREJTËSI TË DEGJENERUARË TË TIPIT GJIN GJONI ME 130 VILA.?
    -A KA NDONJË PREKUROR TRIM QË TË VEPROI.? DUKE FILLUAR NGA VILA E ARBEN KRAJLS NË GJ.LALZIT..PËRBRI SAKIUT & LIKES..DHE MBI 30 TË PD,LSI.!
    -A KANË TË DREJTË PROTESTUESIT KUR THONË EDI DHE SALIU NË BURG DHE LARGIMI 100 % I POLITIQËNVE NGA 1992..PO..PO..!
    …POR ATA PO I VONOJNË SHUMË PROÇEDURAT PËR KRIJIMIN E PARTISË POLI 3 ..SIÇ DUKET DO DORZOHEN TE SALISËRBI..!
    …NË KËTO KUSHTE FITON 100 % EDI RAMA.!
    …EUROPI PO MBAN SEHIR SE NUK DINË ME KË TË BISEDOJNË..ME NOC RROKUN ?
    …NDAJ,SHQIPOT NUK DIN TË BËJNË SHTET..DHE E KEQA VJEN MES VEDI.!
    …DHE TË VDEKURIT PO GAJASEN ME POLITIQËNËT TANË.!
    ..ÇOU ENVER..I paharruar që më dhe 3+1 pa leka.!
    EL NWES ALBANIA

    Reply
    • ¿? says:
      July 19, 2026 at 3:32 pm

      O Idiot, a e ke idene e numrave ti, a e di ti se sa jane 500 miliard dollare, o koqe. Shqiperine ta shesesh te gjithen, me gjithe poturet dhe atletet e Rames e me gjith rripin tend te mesit nuk i ben aq para. Sipas teje kaq paska vjedhur vetem Saliu. Po rri o hajvan, se sa pa filluar te komentoje ketu vetem jot shoqe e dinte sa hajvan ishe, tashti e ka mare vesh gjithe dynjaja.

      Reply
  • Ekonomisti says:
    July 19, 2026 at 10:56 am

    Parate e pensionisteve humbasi ne kazino!?Ekonomistet shteojne kete pyetje:1.Cfare pune kane postat me pensionet?2.A ka shtet ne Durres qe degjon shqetesimet e pensionisteve te grabitur nga posta?

    Reply
  • Demotakercita says:
    July 19, 2026 at 3:47 pm

    Zoterinj,nuk me duhet se ku vete ,ku luan e ku fle kjo zonje.Prokuroria,te verifikoj se a jane vjedhur parat qe kishte ne administrim.Gjykata te gjykoj faktet dhe shteti ti kethehen parate.Shuma eshte e konsiderueshme.Ti sekuestrohet cdo gje dhe ti kethehen arkes.Vepra te denohet sipas ligjit.Hajdut ka pasur gjithmon edhe ne “diktature” por,ata jane te persekutuarit e demonkracise dhe rrembejne akoma shume miliona.Zhurma mediatike nuk eshte zgjidhje problemit thjesht,kerkohet te hiqet vemendja nga hallet e perditeshme.

    Reply
  • Tirana 1967 says:
    July 20, 2026 at 8:28 am

    Ajo hajdute e ndyre nuk i ka lene leket e vjedhura ne kazino,ose me qellim ka lene fare pak.Frekuentimi i kazinoeve cdo dite se bashku me te shoqin mashtrues eshte alibia e duhur per ti mbushur mendjen organeve te drejtesise se gjoja i ka lene leket ne kazino,por e verteta eshte se milionat e eurove i kane fshehur diku ne ne vend te sigurte per ti marre pas daljes nga burgu..
    Keto ide dhe skenare jane te njohura edhe ne boten e kinematografise botrore,prandaj organet e drejtesise duhet te investigojne dhe te kthejne leket e vjedhura ne arken e shtetit..

    Reply
    • Fjalë me vend says:
      July 20, 2026 at 11:13 am

      Edhe kjo gjë ka mundësi të ketë ndodhur.

      Reply
  • Petro Sulejmani says:
    July 20, 2026 at 9:57 am

    Dhe thoni po deshët që qelbësirat patronazhiste nuk bëhen drejtoresha. Qelbësirat synojnë poste drejtuese e veçanërisht në dogana, posta, banka e gjithkund ku paraja derdhet lumë. Janë bërë me flatra qelbësirat. Teoria palloshjane “kap çfarë të kapësh” po vihet në jetë. Askush nuk guxon tua presë hovin. ASPAK-u jo e jo.

    Reply
  • Afrim Emini says:
    July 20, 2026 at 10:43 am

    Është trik i vjetër: Vjedh paratë dhe kalo nëpër lokalet e casinove të ndryshme, me rëndësi të të kap kamera.

    Reply
  • Anonymous says:
    July 21, 2026 at 7:59 am

    Ah eshte bere metode per justifikim vjedhje kjo varesia nga bizhozi…po ikni more prokuror paska hyre ,normal la hyre po sa ka harxhuar, e paska bere mire skemen motra
    .i ngelshin ne fyt leket e nevojtareve dhe moshes se trete…Zoti i ndeshkofte ata dhe ata qe i mbrojne ne gjykata …se marrin pjesen e tyre
    Zoti i ndeshkofte aty ku ju dhemb me shume
    .nuk iken nga kjo jete pa likuiduar borxhet me Zotin ta dine

    Reply
  • Brizdel says:
    July 21, 2026 at 8:04 am

    Ah eshte bere metode per justifikim vjedhje kjo varesia nga bizhozi…po ikni more prokuror paska hyre ,normal la hyre po sa ka harxhuar, e paska bere mire skemen motra
    .i ngelshin ne fyt leket e nevojtareve dhe moshes se trete…Zoti i ndeshkofte ata dhe ata qe i mbrojne ne gjykata …se marrin pjesen e tyre
    Zoti i ndeshkofte aty ku ju dhemb me shume
    .nuk iken nga kjo jete pa likuiduar borxhet me Zotin ta dine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?