Aktorja Anila Bisha ka pranuar se është imazhi i Diellës ndërsa në emisionin “Opinion” deklaroi këtë mbrëmje se nuk e dinte që do bëhej ministre, por kontrata e saj për përdorim të imazhit është vetëm për t’u shfaqur në e-Albania.
Anila Bisha u shpreh se nuk ka marrë shumë para ndërsa theksoi se në dhjetor të këtij viti mbaron kontrata. “Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias”, tha Bisha.
Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.
Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaron Diella në dhjetor?
Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë…
Blendi Fevziu: Ka të drejtë në fakt se qenka si ministret se kur bëhen ministre ndryshojnë paraqitje, bëhen më të bukura, qenka brenda statusit.
Lutfi Dervishi: Pasi të fitojë tenderin e parë, mbase bëhet më simpatike.
Anila Bisha: Më e bukur se kaq…
Blendi Fevziu: Ishte një ofertë për Diellën e AKSHI-t apo e dije që do të bëhej edhe një…
Anila Bisha: Ishte një projekt i tillë dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AKSHI-n, kontaktuan me Teatrin Kombëtar dhe kërkuan emrin tim. Më kontaktuan dhe u lidha me një nga vajzat e stafit të AKSHI-t dhe më thanë që kemi një projekt. Okej thashë, në rregull se neve na gëzojnë këto lloj projektesh, jemi aktorë, jemi artistë dhe kur na ftojnë për projekte, është diçka plus, jo vetëm nga ana financiare, por edhe për imazhin.
Blendi Fevziu: Sa lekë more, do të të pyesin shqiptarët?
Anila Bisha: Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias.
Blendi Fevziu: Ti nuk ke marrë për Diellën ministre?
Anila Bisha: Akoma. Por besoj se… Eksperienca me AKSHI-n ka qenë e shkëlqyer, kemi pasur dakordësi dhe gjithçka ka qenë korrekte.
Blendi Fevziu: Ti nuk ke asnjë lidhje, ti je vetëm imazhi.
Anila Bisha: Imazhi, vetëm fytyra dhe zëri. Patjetër zëri dhe jam lodhur shumë për të dhënë zërin.
Blendi Fevziu: Domethënë kur të më marrë malli për ty mua, të marr Diellën direkt dhe më përgjigjet Diella për të të dëgjuar zërin.
Anila Bisha: Unë duhej të bëja një spot, 5 minuta duhet të flisja çfarëdo lloj, vetëm të flisja për të marrë hapjen e gojës, pas 20 minuta dhe pastaj gjysmë ore pa ndërprerje. Ajo ishte e lodhshme. Gjysmë ore pa ndërprerje, plus janë incizuar 5 orë tekstet që dëgjoni nga e-Albania.
Blendi Fevziu: Po Diella di të japë përgjigje jashtë teksteve që ke regjistruar ti?
Anila Bisha: Nuk e di, unë s’e kam parë veten time në e-Albania në fakt.
Kanë reaguar që tek e-Albania dhe më thoshin sapo më dhe një certifikatë, me humor. Kur e dëgjova kryeministrin, u habita, thashë çfarë është kjo gjëja, çfarë po thotë ky? E mora me sportivitet.
Blendi Fevziu: More urime që u bëre ministre?
Anila Bisha: Sigurisht, u morën sa të duash.
j.l./ dita

Jemi në një moment historik në fushën e farëzimit artificial, për herë të parë në historin e njerzimit një mashkull kryeministri shqipëtar, Edi Rama, mbasi u farëzua nga AI, ra me barrë dhe dhe polli një “bebe” mashalla, Djellën që u ngjiz ministreshë që pa u pjell nga “mamaja”, madje e polli me veshur me pelena të stilit kombëtar dhe
që në momentin që lindi, komunikoj me “maman” në seancën e parë të kuvëndit dhe kur “mamaja ” që e polli e pyetui nga salla e kuvëndit për sjelljen e kolegëve hajdutë opozitarë në kuvënd bija Djella u përgjigj për ca gropa të llahtarshme që do të gllabërojnë hajdutët në opozitë të Sali Berishës dhe Ilir Metës partner strategjik në kusarin kombçfarosëse të Edi Ramës, duke i lënë të gabojnë pa u ndalur simbas ministreshës Djella,
Nashi, ka ndonjë t’ më thoj, në qoftë se ministreshën Djella që do të zhduk simbas mamas që e polli, Edi Ramës korrupsionin në tendera, do ta kishte pjell para tenderave për vrymjen posht Llogaras, a do të linte Djellëza maman e saj të vidhte së bashku me partneren në kusari Ballulun, 50 miljonë eurosh njëherësh?
Qo aktorja Bisha pretendon kot që tiparet e Djellës janë të sajat, ……..jooooooooo………tiparet e Djellëzës jan mar nëpërmjet farëzimit me inteligjencën artificiale nga genet e ministreshave të Ramës. Vini re sytë e Dellëzës, tëpkë si ato të Belinda Ballut, buzët, toidhjo si të Manastirliut, mollëzat e faqeve tamam si të Krifcës, mjekra sikur e ka nxjer nga hundët Spiropali, mjekra njësoj si ajo e Taulant Ballës, prandaj,
Djella , si Marta Kos e BE, është gjenitikisht e “një soji dhe një gjaku me ne”, dmth e njësoji dhe një gjaku me maman që e polli, Edi Ramën dhe ministreshat dhe ministraxhinjët me genet e të cillëve farëzoj Djellën nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.
Liderrat dhe liderret e botës po dërgojn urimet e tyre, Meloni, Makruani, VanderLein, …….madje edhe zoti Trap , tovarish Putin, tunxe Xi ……..me urimet për lindjen e Djellës, po i kërkojn Edi Ramës të bjer përsëri me barr dhe të pjell në seri ministresha Djellëza dhe
Djellëzat Rama do të pushtojn të gjithë kabinetet qeveritare të botës duke shpëtuar të gjitha vëndet e globit nga korrupsioni në tendera dhe
i gjithë njerzimi do të përulet me respekt për mashkullin shqipëtar, kryeministrin Edi Rama, që duke u farëzuar me Inteligjencën artificiale, ra me barrë dhe polli Djellëzën që tashma është bër e famshme kudo në botë bashkë me maman mashkul që e polli.
PARODI
APOLOGJIA E RAMËS- DIKTATURA AI
Të dashur socialistë dhe shqiptarë,
Krenar po ju jap sihariqin sot,
Më në fund hallet tona mbaruan,
S’keni pse punoni e lodheni më kot.
Tashmë e gjeta zgjidhjen, Eureka!
Do jemi ne shteti i parë në botë,
Që do kemi një ministre AI,
Patronazhiste inteligjente e zotë.
Ju e njihni mirë tashmë Diellën,
Në e-Albania patronazhiste kryesore,
Do gradohet e do e bëj ministre,
E meriton asistentja zadrimore.
Sa ta programojmë e të jetë gati,
Pastaj gjithçka do ketë përparim,
Do eliminojmë kudo korrupsionin,
Kjo sigurisht falë gjenialitetit tim.
Bujqësia do jetë me standarde,
Produktet që hani do kenë siguri,
Diella do llogarisë sasinë-cilësinë,
Prodhimi vendas do ketë hov të ri.
Diella do ketë nën kontrollin e saj,
Tërë sistemet tona tatimore,
S’do ketë më evazion e as trafiqe,
Ajo do kontrollojë sistemet doganore.
Prokurimet do të jenë të automatizuara,
Patjetër sipas legjislacionit të BE-së,
S’do ketë më rryshfet e miq për tendera,
Aty vendos veç Diella si ministreshë.
Ajo do kontrollojë emergjencat civile,
Do llogarisë rrisqet në realitet,
Ç’i duam pastaj avionët për fikje zjarri,
I parandalon Diella me zgjuarsinë e vet.
Do përdoret inteligjenca artificiale,
Në radiologji për imazherinë,
Kështu do kemi diagnoza të sakta,
Në faza të hershme shpëtojmë njerinë.
Nuk do ketë më hiç nevojë të prisni,
Muaj me radhë për një analizë në shtet,
Do keni çdo gjë shpejt të personalizuar,
Për këtë do kujdeset ministre Diella vetë.
S’do keni më nevojë për privatësi,
Se Diella për ju do dijë gjithshka,
Çdo ankesë tuajën do ua zgjidh ajo,
Çdo gjë do jetë falas, badjava.
Pra do jetë një shtet paralel digjital,
I menaxhuar komplet nga Diella AI,
Një supercentralizim i pushtetit,
Për të krijuar njeriun e bindur të ri.
Mbase na ndihmon me para Europa,
Ta kthejmë Shqipërinë në laborator,
Enverin s’e ngjallim dot edhe po deshëm,
Ta bëjmë demokracinë zile me këmborë.
Kështu s’do keni më nevojë të punoni,
Veç të jeni të bindur ndaj partisë,
Se çdo gjë do kontrolloj Unë e Diella,
Edhe talljet tuaja e sharjet do i llogaris.
Mbase ju do donit transparencë,
Dhe llogaridhënie për gjithshka,
Mbasi të realizohet ky projekt madhor,
Asnjë tjetër mbi mua më nuk ka.
Para zgjedhjeve ua thashë qartë,
S’ka problem se do hani rrotën,
Ua thashë që ne do bëhemi mbretër,
Mjafton përherë të më jepni votën.
Deklarata e Edi Ramës për sistemin “Diella” përfshin një reformë digjitale të të gjithë shtetit shqiptar, e cila kërkon jo vetëm një investim gjigant financiar, por edhe infrastrukturë, burime njerëzore, përgatitje ligjore dhe sigurie, që janë shumë sfiduese për çdo shtet, aq më tepër për një shtet me burime të kufizuara si Shqipëria.
—
🧠 Çfarë është “Diella” sipas deklaratës?
Sipas përshkrimit, “Diella” është një sistem i centralizuar me inteligjencë artificiale (IA) që:
Kontrollon shërbimet publike qendrore dhe vendore
Automatizon radiologjinë dhe diagnostikimin mjekësor
Automatizon prokurimet publike sipas ligjeve të BE
Kontrollon sistemet tatimore dhe doganore
Reagon në emergjenca civile kombëtare
Analizon dhe propozon zgjidhje për ankesat qytetare
Mbulon bujqësinë, sigurinë ushqimore, administratën, teknologjinë, etj.
Pra, ky nuk është një projekt i zakonshëm IT — ky është një shtet paralel digjital i menaxhuar nga AI, gjë që është ekstremisht ambicioze.
—
💰 Kosto e mundshme për ndërtimin e një sistemi të tillë
Shembuj krahasues ndërkombëtarë:
1. Estonia (shembulli më i afërt i një “e-shteti” modern):
Investimi total për digjitalizimin në dekada: $300–500 milionë+
Popullsi: 1.3 milionë banorë
Vendi më i digjitalizuar në Europë
2. Mbretëria e Bashkuar – NHS AI Lab për shëndetësinë:
Vetëm për AI në radiologji: £250 milion (~$300 milion)
3. India – platforma digjitale e qeverisë “India Stack”:
Investimi për ndërtim dhe mirëmbajtje: $1+ miliard (përfshirë subvencione, softuer, cloud, staf, siguri, auditim)
—
Vlerësim për Shqipërinë – Kosto minimale e një “Diella” të thjeshtuar:
Komponenti Përshkrimi Kosto e mundshme
Cloud kombëtar + infrastrukturë Serverë, rrjet, backup, siguri $50–100 milion
Sisteme të centralizuara për shëndetësi, dogana, tatime, prokurime Integrim + AI mbi to $100–200 milion
Modulet AI (radiologji, analiza ligjore, parashikim risku) Modele IA + trajnime + validim mjekësor/juridik $50–150 milion
Platforma Bashkëqeverisjeje me AI NLP për shqip, analiza automatike $10–30 milion
Sistemi për emergjenca civile me AI Parashikim rreziqesh, IoT, GIS $20–50 milion
Stafi, mirëmbajtje, trainime për administratën 5-10 vite investim $50–100 milion
Auditim + siguri kibernetike e nivelit BE ISO27001, GDPR, PenTesting $20–50 milion
➤ TOTAL (shifra konservative): $300–600 milion në 5-10 vite
Kjo është për një version realist, funksional, por ende i limituar krahasuar me vizionin e përshkruar.
—
📌 Probleme Ligjore dhe Etike
AI në diagnozë mjekësore kërkon certifikim CE / FDA, që nuk është proces i thjeshtë.
AI në vendimmarrje (prokurime, tatime, reforma) është problematike ligjërisht, pasi automatizimi i vendimeve ligjore bie ndesh me të drejtat e njeriut dhe të drejtën për një proces të drejtë.
Privatësia dhe GDPR janë sfida të mëdha nëse sistemi kontrollon të dhënat shëndetësore, fiskale dhe të emergjencave për çdo qytetar.
Shmangia e ndërhyrjes njerëzore mund të dëmtojë llogaridhënien dhe transparencën.
—
✅ Përfundim
Po, ideja e “Diella”-s është teknologjikisht e mundshme, por:
Kërkon qindra milionë dollarë investim real
Duhet planifikim dhe zbatim shumëvjeçar
Ka sfida të mëdha ligjore, etike dhe të sigurisë
Mund të rezultojë në një super-centralizim të pushtetit, që është politikisht i ndjeshëm
Nëse deklarata është serioze dhe jo vetëm politike, qeveria duhet të publikojë një strategji konkrete, buxhet, pilot-projekte dhe afate, ndryshe kjo tingëllon më shumë si propagandë se sa një projekt i realizueshëm në tërësinë e vet.
Ore Thano, kot me pyet: Gazeta Dita është gazetë e lirë apo çensuruese dhe e kontrolluar “nën rrogoz” nga qeveria?
Ky do ngatrrohet me kete Diellen,,do behet corap,.Do behet si Adriatik Lapja me Tezet,me krushqit
Skllaverine ” Moderne ” te njerezimit keta e shesin per modernizim dhe progres. Eshte e vertete, qe luftrat e sotme nuk behet per territore e pasuri, por per mendjen dhe shpirtin e njeriut. Deri tani forcat e erreta po fitojne. Po fitojne, sepse shumica nuk i kupton implikimet, planin dhe finalen, ku ata duan ti cojne. Jemi ne nje lufte totale, ne me ata. Sa me shpejte ta kuptoni ket, aq me mire e me kthjellet do ti kuptoni zhvillimet. Dhe gjithe kjo eshte Globale, pertej Territoreve, Nacionalitetit dhe Politikes.
Te gjithe e kane nje cmim, edhe Anila Bisha natyrisht…qe pranon qe imazhi i saj te perdoret leter higjenike e zyrave te kryeministrise.
Per te mbeshtetur Phoenix ketu, Plasari i referohet ne nje artikull me titull “Përditësim për mendjet” nje relativisht te riu, Alexis Haupt, dhe citon kete paragra te tijin: “Totalitarizmi sot, – thotë Alexis Haupt, – nuk është më një burrë me mustaqe që ulërin para një mikrofoni, as Gulagu, por është kodi QR, injeksioni i detyruar i një produkti në gjak, monedha digjitale, çimka në krah … Dhe medet, në kohë e sipër sa qeniet njerëzore të përditësojnë softuerin e tyre dhe ta kuptojnë, tiranët çirakë e kanë rrugën të shtruar”.