I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron te njerëzit e përfshirë në korrupsion. Gjatë intervistës, ai vlerëson punën e institucioneve të drejtësisë dhe nënvizon se është me rëndësi kyçe që të vijojë lufta kundër këtij fenomeni në nivelet e larta. Zoti Wisner shpreh shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme. Diplomati amerikan komenton po ashtu zhvillimet politike dhe ngritjen e komisionit për dezinformimin, si dhe flet për bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mbrotjes dhe nxitjen e lidhjeve të biznesit
“Gjithmonë kemi thënë se reforma në drejtësi, ndërtimi i institucioneve të pavarura në këtë vend, nuk do të ishte asnjëherë e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur. Dhe mendoj që kjo vazhdon të jetë e vërtetë sot. Por mendoj edhe që shqiptarët duhet të ndihen me të drejtë krenarë për faktin që institucionet e pavarura të drejtësisë sot kanë ndërmarrë veprime kundër politikanëve të lartë të dyshuar për korrupsion, kanë ndërmarrë veprime kundër figurave të krimit të organizuar. Ky lloj përparimi nuk është pak dhe është me rëndësi kyçe që të vazhdojë angazhimi i të gjithë shoqërisë shqiptare për t’i luftuar ato sepse këtë duan vërtet shqiptarët. Dhe ne jemi shumë krenarë që qëndrojmë në krah të shqiptarëve teksa ndërtojnë një të ardhme më të mirë” – tha zyrtari amerikan.
Më poshtë pjesë nga intervista:
Zëri i Amerikës: Raporti i fundit i Freedom House ngre shqetësimin se “përpjekjet e shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohen nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre”. Si e vlerësoni një konstatim të tillë? Këto ditë kemi parë, për shembull, sulme të ashpra publike ndaj Z. Dumani nga ish-Presidenti Ilir Meta.
David Wisner: Nëse kam parë një gjë në tetë muajt e kaluar, qoftë në veri të Shqipërisë, në jug të Shqipërisë, lindje, perëndim, ajo që vërtet i bashkon shqiptarët është se duan të shohin drejtësi. Duan të shohin nëpunës publikë që janë të përkushtuar ndaj asaj që duan shqiptarët dhe jo ndaj interesave private të veta. Kjo është boll e qartë për këdo, për shqiptarët e të gjitha krahëve, dhe mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që të gjithë zyrtarët publikë të Shqipërisë ta mbajnë mirë parasysh këtë.
Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë. Nuk kanë vend këtu dhe, ç’është më e rëndësishme, shqiptarët nuk duan këtë. Shqiptarët duan që udhëheqësit e tyre publikë të punojnë për interesat e tyre për ta bërë të nesërmen më të mirë. Dhe mund t’ju them që pikërisht këtë synon të bëjë ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA përkrah tyre.
Zëri i Amerikës: Zoti Wisner, korrupsioni mbetet një problem madhor në Shqipëri. Një deklaratë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, nxori në pah një fakt shqetësues sipas tij, që vitin e kaluar, institucionet publike kishin bërë vetëm 12 referime për raste korrupsioni. Një problematikë të tillë e ngre dhe Prokuroria e Përgjithshme. A nuk ngre kjo pikëpyetje serioze për angazhimin e institucioneve kundër korrupsionit?
David Wisner: Kam menduar shumë se pse Z. Dumani e tha këtë, pse Prokurori i Përgjithshëm tha diçka të ngjashme. Është një sfidë e vërtetë. dhe mendoj se një shqetësim është që shumë njerëz nuk ndjejnë se mund të ngrihen dhe të ngrenë zërin për atë që duan kur shohin keqqeverisje apo korrupsion apo shkelje nga çdo krah, por mendoj se ajo që është vërtet e rëndësishme është që të vazhdojmë të këmbëngulim për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur, për t’i ndërtuar këto institucione, për t’u afruar me aspiratat e popullit shqiptar. Dhe ne jemi shumë të emocionuar të vazhdojmë në këtë rrugë.
Zëri i Amerikës: Zoti Wisner, si asnjëherë me parë, një forcë politikë drejton vendin prej tre mandatesh, ka kontrollin e pjesës dërrmuese të bashkive të vendit. Nga ana tjetër prej dy vitesh kemi një opozitë të copëzuar. A është një situatë e tillë, e shëndetshme për një vend demokratik?
David Wisner: Si parim i përgjithshëm, debati i hapur, i gjallë, është i rëndësishëm për çdo demokraci. Në të njëjtën mënyrë, mendoj se është fantastike të shohim që opozita është kthyer në parlament dhe ka rimarrë funksionet në atë mënyrë që presin qytetarët shqiptarë. Do të thoja që mendoj se të gjithë presim me kënaqësi zgjedhjet vitin e ardhshëm. Është një mundësi vërtet e rëndësishme që politikanët shqiptarë të paraqesin idetë e tyre përpara qytetarëve shqiptarë, për ta shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar një debat të gjallë, dhe mendoj se do të jetë një çast i shkëlqyer për Shqipërinë.
Zëri i Amerikës: Ju e përshëndetët dakortësinë mes shumicës dhe opozitës që riktheu normalitetin në jetën parlamentare. Megjithatë, në sallën e parlamentit kemi një rikonfigurim në krahun e opozitës, ku shumica dërrmuese e deputetëve demokratë, njohin si kryetar të tyre ish kryeministrin Sali Berisha. Para disa muajsh në një deklaratë të saj ambasada amerikane përsërti qëndrimin e saj lidhur me persona të shpallur non grata duke nxitur të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla. Cili do të jetë raporti juaj me këta aktorë, ose më saktë me grupin parlamentar demokrat të rikompozuar?
David Wisner: Armand, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mos angazhohemi me personat e shpallur non-grata sipas sanksioneve tona për korrupsionin. Dhe do të vëreja se ato sanksione kanë përfshirë të gjithë spektrin politik, pavarësisht asaj çka u pëlqen disa njerëzve të thonë këtu. Pra, ajo çka ne po bëjmë këtu është që ne po punojmë me parti politike, me shoqërinë civile, me njerëz në të gjithë spektrin për t’u munduar ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë, natyrisht. Por në të njëjtin aspekt, siç e thashë më parë, ajo që shqiptarët duan vërtet janë njerëz që punojnë për interesat e popullit shqiptar dhe jo për interesat e tyre personale. Dhe mendoj se e ardhmja e këtij vendi nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion. Dhe partitë politike duhet të prezantojnë ide të rëndësishme, duhet të paraqesin alternativa reale qeverisëse. Dhe, natyrisht, duhet të prezantojnë kandidatë të cilët njerëzit duan t’i votojnë. Kam shumë besim kur dëgjoj shqiptarët të më thonë se duan të kthejnë faqe, dhe duan të kenë opsione reale që funksionojnë në interes të tyre.
Zëri i Amerikës: Shumica socialiste miratoi komisionin për disinformimin për të luftuar ndikimin dashakeqës në proceset demokratike. Shumica tha se komisioni është rezultat edhe i memorandumit të mirëkuptimit që Sekretari Blinken nënshkroi gjatë vizitës së tij në muajin shkurt. A është e vërtetë kjo dhe cfarë iu thoni atyre që ngrenë shqetësime për kërcënime të mundshme ndaj lirisë së medias?
David Wisner: Ju përmendët udhëtimin e Sekretarit, i cili ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për këtë ambasadë, por për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Dhe gjatë atij udhëtimi, Sekretari dhe Ministri i Jashtëm Hasani nënshkruan një memorandum, të cilin nxis ndjekësit tuaj, nëse do të donit, mund të shkoni online dhe mund të gjeni detaje mbi marrëveshjen. Nëse vizitoni faqen e Qendrës për Angazhimin Global në Departamentin e Shtetit, mund të lexoni gjithçka rreth saj. Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Dezinformimi dhe keqinformimi po shkaktojnë sfidë të vërtetë për Shtetet e Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, dhe është diçka mbi të cilën duhet të punojmë së bashku. Mendoj se në të njëjtin kuptim, duhet të jemi shumë të qartë se çdo përpjekje për të trajtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë normat e lirisë së fjalës, lirisë së medias, të cilat janë thelbësore për ata çka jemi si anëtarë të NATO-s, si partnerë në dy anët e Atlantikut, dhe kam shumë besim se kjo do të jetë mënyra se si ne do të ecim përpara në bashkëpunimin tonë.
Me shkurtime nga VOA
E kam shprehur nje here ,dy here dhe shume here edhe se kane studiuar e diplomuar ne amerike nuk e kane kuptuar se c’eshte amerika.
SPAK eshte pjese e nje programi amerikan per luften ndaj korupsionit ne shqiperi.
Programet amerikane per dicka jane te fiksuara me :programin ne teresi dhe vecanti ,njerezit qe do te angaxhohen,dhe
Departamente ndihmese,dhe koha e fillimin dhe e mbarimit ,po ashtu dhe fondet.
Prandaj lexoni me kujdes zoterine qe kuptoni detyren e SPAK.
Para dy ditesh e kam shkruar per kete.
Programet amerikane kane date fillimi dhe mbarimi.Pas kesaj c’do gje mer fund,nuk ka SPAK dhe lehtesira.
Pas kesaj korupsioni denohet si kudo nga 10-15 vjet,prandaj ai MV I denuar per korupsion ia mbathi ne Hungari.
Un ne fakt dua te komentoj per projektpalacon qe po brni per poliçanin meqe artikullit i keni hequr te drejten e komenteve sepse ashtu i don propoganda drute
Rasti i pare ne bote qe behet nje projektligj per kater vete sepse e dini mire qe ata 131 te tjere kane marre rruget e botes meqe i hodhet ne rruge
Duam investitor te huaj thote palaço e cirkut
Pse te huaj mungojne shqiptaret?
Skeni thene pse u mbyllen kush dha urdher dhe kush perfitoi
Cfar standarti nato thoni kur ukraina kerkon as me shume as me pak vetem te municion qe poliçani ka prodhuar per 40 vjet sepse ata kalibra ka dhe ajo
Pse thoni qe qeveria ka qef te jete partnere?
Kur qeveria me ndermarje te tilla duhet te jete aksioneri me i madh dhe udhrrefyesja e politikave te ksaj ndermarrje ashtu si gjithe shtetet qe prodhojne arme
Do mbani pergjegjsi per cfar eshte shkaterruar shitur dhe demtuar
Keni lene popullin si capi te kasapi
Nderkohe ushtria e serbise po monitorohet cdo moment nga frika ndersa ju keni vetem llafe te gjitha planet afatshkurtra dhe ata afatgjata jane veten ne leter
Dini te thoni vetem
do bejme
Do blejme
Do prodhojme
Do
Do
Por asnjehere kemi
Mbani shpresen te aleatet shume gabim
Nje shembull amerika na dhuroi 22 mrap ashtu si i dha ashtu na i mori pra 19 prej tyre iken ne ukraine (isha kurioz e dhane urdhrin me leter apo thjeshte per telefon)
ata tre te tjerat e sigurte qe ishin te prishura ndryshe do kishin te njetin fat
ja ky eshte morali i armatimeve dhurate
Nqs do ishin te blera asnjera prej tyre nuk do shkonte te pakten jo pa u paguar per te reja
Ata 131 te tjereve do tu a konvertojne ne dollare,vetem te japin adresat ku jane,do tu zbritet taxa e postes.
Papi akoma nuk e ke mare vesh kush eshte amerika.10000 x e kam shkruar.Eshte shtet kapitalist dhe jo bamires ne kuptimin ti te rish dhe une te te ushqej.
Keto jane business pune muti qe asnje nuk I mer vesh ,si puna e Gerdecit.
Për mendimin tim asnjë zyrtar i nivelit të lartë nuk është dënuar. Të dënosh këta zyrtarë do të thotë t’i dërgosh në burg dhe t’i sekuestrohen pasuritë që i kanë vënë duke grabitur. Këtu nuk ka nevojë për shpikje, por vetëm ligji dhe mbi të gjitha ligji të zbatohet mbi këta politikane kriminele te kombit të tyre. Kështu u zhvilluan shtetet që sot kanë përparuar dhe kanë vendosur shinat e zhvillimit të qëndrueshëm në të gjitha fushat e ekonomisë. Ligji dhe vetëm ligji i zbatueshëm për krerët e krimit në nivelin më të lartë të institucioneve shtetërore.
VO:
-Intervista e Z/Ambasadorit Amerikan shumë e saktë.Dalja në krahë të SPAK flet shumë për LikeSpiunin,Sali/non gratën e KO..!
-Megjithatë,Populli pret më shumë nga SPAK+GJKKO..për rrjedhojë edhe nga AMBASADA AMERIKANE që financon & monitoron DREJTËSINË E RE.Pasi:
1.Shpallja non grata e Sb nga DASH me motivacione shumë të rënda: Për KORRUPSION madhor Familjar & me ha-le-atët,,Minim të DEMOKRACISË në 34 vite,,Shpërfillje të DREJTËSISË etj,nuk u ZBËRTHYEN fare nga SPAK+GJKKO.Këto krime Sb i ka bërë në Shqipëri e jo në Amerikë.Ndaj,Sb duhej dënuar për këto BËMA E GJËMA dhe jo vetëm se nuk u paraqit të jepte spjegime në GJKKO..!! Ndaj Sb sot po deklaron se JAM DËNUAR PA ASNJË FAKTË.Dhe Ata që i shkojnë pas te kati 8 besojnë Atë & JO Amerikën..!!
2.Ambssadorja YuribKim ka deklaruar se.”.Me Sb çdo parti me të..DO TË HAI BAR. “.A qëndron kjo tezë Akoma..? Këtë duhet ta thot më saktë Ambasadori.
3.Qëndrimi TOLERANT ndaj Sb & Im edhe kur Ata shpifin ndaj kujdo..edhe ndaj SHBA+BE+ANGLISË,etj,indinjon 90 % të popullit & humb besimin te Amerika..!!
4.SPAK+GJKO nuk po ndëshkon 360 gradë,por më shumë MAJTAS,Kur e djathta ka bërë krime për VRASJE,si 2 prilli 1991 Shkodër,21 janari,Gërdeci,1996,97,98..në Tropojë = 200 viktima për hasmëri,,Në 2021 Elbasan..etj.
5•Për vrasjet duhet të hiqet LIGJI I PARASHKRIMIT..!
6• Nuk mundet të arrestohet me BURG Vangjush DAKO në Durrës për 1 kat pallati pa leje të votuar nga Këshilli Bashkiak,Ndërsa dhëndrri Sb-Malltezi me 30 objekte,€,$..të lihet në Shtëpi nga Gjyqtarja OLLDASHI NË KONFLIKT INTERESI..!?
7.Vihet RE se midis SPAK DHE GJKKO nuk ka bashkëpunim serioz,duke reflektuar FRAKTURA midis Tyre..të shprehura nga Altin Dumani..!!
8-Medjet e kapura nga opozita nxjerrin FAKE NEWZ para kohe duke është helmuar botën.Nga kush del SEKRETI HETIMOR. ?
9. A çon kjo në monizmë kur Hajdutin, kriminelin..më parë e gjykonte populli,Vija e masave..? Dhe E.Hoxha jepte dënimin nga pleniumi KQP..!?
10-Politikanët Shqipëtar nuk e njohin DORHEQJEN edhe kur humbasin zgjedhjet dhe dalin me TEZËN..NA U VODHËN ZGJEDHJET,Kur hajduti votave është Ai që akuzon..!
11-Ka ardhur koha që minuesit e demokracisë dhe të korruptuarit e mëdhenjë të dorëzojnë pasurinë e grabitur që nga 1992 dhe të shkojnë në burg,duke u larguar nga politika..!!
•DHE KËTË DUHET TA BËJ SPAK+GJKKO+BKH.. ME MBËSHTETJEN AMERIKANE..SOT..!