Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kam menduar të vras veten”, aktorja e njohur bën deklaratën e papritur përballë Edi Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > “Kam menduar të vras veten”, aktorja e njohur bën deklaratën e papritur përballë Edi Ramës
KultureLajmi i fundit

“Kam menduar të vras veten”, aktorja e njohur bën deklaratën e papritur përballë Edi Ramës

Published: March 9, 2024
Shpërndaje

Aktorja e njohur, Zamira Kita, në një rrëfim për Podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka treguar për fillimet e karrierës dhe vështirësitë që ka pasur.

Në një moment, ajo ka treguar se ka menduar të vrasë veten.

Zamira Kita: Kam bërë një film në ’86, sapo kisha mbaruar shkollën në ’85. Ma quajtën ikje pa leje… me Piro Milkanin filmi i parë, ai më çeli rrugën se mua deri atëherë nuk më merrnin në filma.

- Publicitet -

Goditje e madhe, vuajtje e madhe. Unë në çdo moment goditesha. E morën vesh që bëra filmin. E mbarova filmin “Eja”. U dënova 6 muaj në bujqësi sepse ika nga puna dhe bëra filmin. Çfarë pune nuk kam bërë në bujqësi, kam bërë plitharë, kam qëruar fasule, qepë nga barërat e këqija.

Jam kthyer në Teatër sepse nddoshta ju duhesha. Fillova të bëj estradë, krijova emrin tim dhe fillova të krijoj karaktere që ndoshta dhe sot kujtohen. Me aktorë si Aleko Prodani, Arben Dervishi. Fitova eksperiencë nga ta, filluan të më fusin nga pak në komedi, gjithmonë duke më luftuar. Isha gati për të dalë në shfaqje dhe vinin e shikonin shfaqjen e thoshin jo nuk do të jetë kjo. Në prova më hiqnin.

Edi Rama: Si i përjetoje këto? Qaje, i bije murit me kokë?

Zamira Kita: Qaja. Murit me kokë nuk i kam rënë, por që të vras veten më ka shkuar në mendje. Sidomos në emërimin në fshat, një nga goditjet më të mëdha. Sidomos pastaj në njohjen time me Benin. Kam luftuar shumë që sot unë mundem të vendos se dua të bëj atë që dua. Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Po ne ku kemi qenë ?! says:
    March 9, 2024 at 10:48 am

    Uau ! Po ne ku kemi qenë ?! Në vitin 1986 qenka persekutuar zonj. Kita dhe ne nuk e dinim që Alia kur u bë i pari i vëndit filloi të ndryshojë shumë gjëra, veçanërisht në art. Më kujtohet Rama në atë kohë i filloi pikturat e tij abstrakte dhe tani thotë që « i binte murrit më kokë »! Mes artistëve mund të ketë patur ego, por jo të kësaj shkalle që të detyrojnë sa të « vrasësh veten »! Thjesht është propagandë e Edit për të nxjerrë « Korenë e Veriut » të tij dhe gënjyer brezin e ri se kemi jetuar në « skëterë » dhe tani po jetojmë jetën e lumtur me Edin si Kryeministër! Realiteti është që tani po paksohet popullsia shqiptare nga « parajsa » e kësaj klase politike.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 9, 2024 at 11:12 am

    Woooow !!!

    Wooow !!! Cfare vuajtjeje !!! “Artistja e madhe” e teatrit korcar dhe kinematografise !!! Kemi vuajtur – thote kjo “Nicole Kidman” Zamira Kita se paska punu ne bujqesi 6 muaj !!! 6 muaj as 6 vjet jo !!! Po ata Ka prashit patate, ka bere plithare bre, (plitharet jane tip tullash qe behen me balte argjile perzier me kashte por piqen ne diell jo si tullat e zakonshme)
    Uuuu cfare “vuajtjeje” !!!

    E paska “prek” Ramen ne locke !!!

    Reply
  • CERCIZ JASHARI says:
    March 9, 2024 at 11:35 am

    KJO SKA PATUR KURRE
    VLERA PER EKRAN
    QE NJE SURROGATO
    MEDIOKRE TAMAM

    NE SKENE E PIKTURE
    TE DY PA PIKE VLERE
    VETES I BEJNE FLLAD
    KAPAK E TENXHERE

    Reply
  • LEON says:
    March 9, 2024 at 12:33 pm

    Moj ti ke qene ne burgu i grave,apo burgu i burrave,se nuk te mbajme mend.

    Reply
  • Aldrinp says:
    March 9, 2024 at 1:38 pm

    Ja dhe viktima e radhes. Ligji ishte qe te gjithe intelektualet te shkonin ne pune prodhuese. DHe ne bujqesi i conin.
    Po ata qe e kishin zanat dhe qe rrojne akoma nga puna bujqesore cfare duhet ti quajme?
    Te burgosur, te internuar, apo deshtake te shoqerise?
    DHe Edi. Edi clirimtari i ketyre “viktimave” te komunizmit..
    Edi Piktori, Edi basketbollisti, shiko si ben, sikur komunizmi e kish zene per gryke dhe ate. Sa shpejt qe harrojne keta njerez nga vine dhe cfare benin.
    te pacipe, dhe me te pacipe akoma

    Reply
  • demo says:
    March 9, 2024 at 2:18 pm

    Cfare flet kjo more? Mehmet Shehu punonte 1 muaj ne vit me traktor ne Cerme te Lushnjes.Ne te tjeret na dergoi Ndermarrja nje vit te punojme,te jetojme ne fshatin socialist.Ata derguan ne fshat bijte e tyre,jo kete lecken.Po keto qe thote sot,t`i kishte thene Atehere!
    Nje vit ne fshat ishte privilegj,se kishte qe vajten e s`u kthyen me.

    Reply
  • capi says:
    March 9, 2024 at 2:45 pm

    Znj. Zamira, duke lexuar shkrimi, sidomos per ate pjesen ne bujqesi, me erdhi ne mend nje barsalet. Nje grua e moshuar mori policine ne telefon dhe i tha hetuesit se donte te denonconte nje perdhunim qe kishte ndodhur para 40 vjetesh. Hetuesi e degjoi me vemendje dhe mbajti shenim. Ne fund e pyeti te moshuaren per se u kujtove kaq vone te denoncoje. Dhe ajo u pergjigj “Ehhh me pelqen ta kujtoj ndonje here”

    Nje keshille te jap te jesh krenar qe ke bere ate pune. Dhe jo si keta b…th pambuksit ne parlament qe japin mend, kane para qe nuk dine ku i kane futur dhe nuk kane nje dite te vetme ne libreze.

    Reply
  • Phoenix says:
    March 9, 2024 at 11:44 pm

    Ku mund ta ndjekim kete Pordhkastin e Piktorit? Une kur fik televizorin, te ekrani i fikur eshte printuar fotua e te gjatit. Por gjithsesi, pordhkasti me mungon shume.

    Reply
  • Abaz says:
    March 15, 2024 at 11:44 pm

    Këtë zonjë e kam parë në vitin 1999 në skenën e teatrit Petro Marko të Korçës. Ajo shkëqeu si aktore. Aq me pasion luajti rolinbe saj sa që duartrokitjet e publikut vazdhuan mjaft gjatë. Pas shfaqjes, me zonjen kica pimë fafe. Në saje të bisedës që bëra me këtë aktore, kuptova se kjo ishte një zonjë e vertetë, me një kulturë të veçantë, një puro intelektuale. Nuk di nëse i kujtohet ky takim, sepse ka kalur shumë kohë nga atëherë.

    Reply
  • ATSH says:
    March 16, 2024 at 12:25 am

    Zonja ashtu eshte ndier edhe ka te drejte . Nuk ka te bej qe keshtu benin te gjithe, jo te gjithe jane njesoj. Shume njerez kane vuajtur per shkak te ketyre idiotesive qe akoma vazhdonin ne vitet 80′ . Edhe bufi e dinte se ketyre praktikave u kishte kaluar koha. Ashtu si i kishte kaluar koha edhe luftes se klasave qe ishte kthyer qesharake e tragjike njekohsisht e ishte katandisur me shume ne nje larje hesapesh personale ne vitet 80. Me gjithe respektin per vuajtjet e gjithkujt por nje gje nuk kuptoj une me keta qe shprehen se jane sulmuar apo luftuar padrejtesisht ne ate kohe (edhe ka shume). Keta jane luftuar nga njerëz apo nga alien? Po si ka mundesi qe nuk permend askush nje emer ? Pastaj me kete llogjike i bie qe me te persekutuarit e diktatures ishin komunistet e thjeshte , pasi jo vetem qe dergoheshin ne frontet me te veshtira e nuk kishin si te hapnin gojen por edhe mbanin pergjegjesi per cdo idiot te mundshem . Keshtu qe kush ka vuajtur padrejtesisht ose te nxjerr emrat e te denoncoj (penalisht e jo vetem publikisht) ose me mire mos te na caj derrasa se 30 vjet boll degjuam !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që thërrasin “Rama ik” dhe mos shpik armiq imagjinarë
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë

Komentet e Fundit

  1. Drini on Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  2. protestuesi on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  3. Leu aka k*r me zyle on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. 1thundrak on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  5. Qukapiku on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?