Pas përfshirjes në listën e personave të sanksionuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, eksperti i politikës z.Janusz Bugajski iu përgjigj disa pyetjeve për DITA, gazeta ku ai shkruan kolumnën e vet për çështjet e rajonit.
Përmes kësaj interviste, z. Bugajski shpjegon arsyet dhe qëllimet e Rusisë në përpilimin e listave të tilla emërore personash të sanksionuar. Në të njëjtën kohë, ai hedh dritë mbi situatën aktuale në vend dhe rajon dhe politikat destabilizuese që shënjestrojnë Ballkanin.
Me z.Bugajski bisedoi Edona Llukaçaj, pedagoge, publiciste dhe përkthyesja e kolumnës së Bugajskit në DITA:

Z.Bugajski, në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse pretendohet se lista emërore prej 200 personash bazohet në reciprocitet, pra vjen si kundërpërgjigje ndaj sanksionimeve të shumë rusëve me profilit të lartë nga ana e administratës Biden. Si duhet ta kuptojë opinioni publik shqiptar këtë akt “të bazuar në reciprocitet”?
JB: Nuk bëhet fjalë për reciprocitet. Rusia po përpiqet, në mënyrë të dëshpëruar, të tregojë se është e barabartë me Shtetet e Bashkuara.
Të gjithë shtetasit rusë të sanksionuar nga Uashingtoni kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, janë të përfshirë në çekuilibrimin e institucioneve perëndimore ose janë të lidhur drejtpërdrejt me luftën kundër Ukrainës. Shtetasit amerikanë të sanksionuar nga Kremlini janë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Kongresit me familjet e tyre, si dhe analistë politik, akademikë e gazetarë (me qëndrim) kritik ndaj politikave imperialiste dhe gjenocidale të Rusisë.
Si do ta vlerësonit listën emërore të këtyre 200 individëve, kur merret parasysh pesha e tyre në SHBA, por edhe në sferën ndërkombëtare?
JB: Deri më tani, Moska ka ndaluar që vendi të vizitohet nga mbi 1.000 shtetas amerikanë dhe lista e fundit përfshin edhe anëtarët e familjes së Presidentit Biden, anëtarë të Kongresit që janë shprehur kundër luftës së Moskës, por dhe analistë politik e anëtarë të grupeve të ekspertëve që, vazhdimisht, tregojnë të vërtetën mbi Rusinë. Lista e plotë më përfshin mua dhe gruan time, një person me autoritet të padiskutueshëm në Uashington në lidhje me strategjitë energjetike të Rusisë.
Padyshim që Kremlini i konsideron personat e listuar si figura me ndikim, të cilët ndihmojnë që politika e SHBA-së të jetë e informuar rreth Rusisë dhe, prandaj, (Kremlini) po përpiqet të implementojë një formë ndëshkimi për ta.
Jam i sigurt se libri im i fundit – Failed State: A Guide to Russia’s Rupture (Shteti i dështuar: Një udhëzues mbi copëtimin e Rusisë) – ka ndihmuar që të më bëhet vend në listën e të sanksionuarve. Madje, stacioni kryesor televiziv i ushtrisë në Rusi, ka bërë një video të tërë kundër librit tim dhe ndikimit që ai mund të kishte në Rusi.
A ndiheni ju personalisht apo edhe familja juaj disi të kërcënuar jashtë territorit të Federatës Ruse?
JB: Kur thua atë që mendon dhe shpjegon faktet në mënyrën më të mirë që ke mundësi ta bësh, nuk duhet të kesh frikë. Gjatë gjithë jetës sime, jam pozicionuar aktivisht kundër diktaturave komuniste dhe imperializmit rus. E do të vazhdoj të shprehem kundër krimeve të luftës dhe ambicieve imperialiste, edhe duke rekomanduar politika që mund t’i zbrapsin.
Gjithashtu besoj se sanksionimet e Kremlinit janë një pengesë e përkohshme, pasi pres të vizitoj shtetet e reja që do të formohen nga thërrmimi i perandorisë ruse. Dhe jam i sigurt se (atëherë) nuk do të has asnjë problem në marrjen e vizave.
Duke marrë parasysh se lufta në Ukrainë pritet të vazhdojë të paktën edhe për disa muaj dhe, krahas burimeve të pakësuara energjetike, dimri që po afron pritet të jetë shumë i ftohtë, a mendoni se stabiliteti i brishtë i Ballkanit do të të ndikohet më tej, duke i lënë hapësirë fuqive të tjera të intensifikojnë axhendat e tyre destabilizuese në rajon?
JB: Ballkani mbetet në teh, kryesisht për shkak të politikave destabilizuese të aleatëve kryesorë të Putinit në rajon, Vuçiçit të Serbisë dhe Dodik të Bosnjës. Të dy do të shfrytëzojnë çdo problem ekonomik për të vijuar objektivat e tyre për një shtet më të madh serb që sundon fqinjët e vet.
Mbarë Europës i duhet t’i japë fund plotësisht varësisë së saj nga energjia ruse, siç po shohim të ndodh në Europën Qendrore dhe shtetet baltike, por edhe në Europën Perëndimore me fillimin e luftës kundër Ukrainës në shkurt. Burime dhe (mënyra) furnizimi të tjera energjie janë të disponueshme dhe, ndryshe nga energjia ruse, ato nuk vijnë me kushtëzime politike.
Vendet si Serbia, të cilat janë më të varura nga energjia ruse, do të bëhen edhe më të izoluara dhe të varfëra nëse nuk i bashkohen politikave pan-europiane.
Së fundi, a shihni ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë midis situatës aktuale në Shqipëri dhe imperializmit rus?
JB: Kremlini synon të destabilizojë Ballkanin dhe të ndihmojë klientët e tij, Vuçiç dhe Dodik, që të arrijnë objektivat e tyre. Shqipëria po përfshihet në këtë konflikt përmes joshjeve të shumëllojshme, si përmes përfshirjes në nismën e Ballkanit të Hapur dhe propozimeve për ndarjen e Kosovës.
Tirana duhet të jetë shumë e kujdesshme që, pa dashje, të mos i bëhet krah interesave të Moskës dhe qëllimeve të Beogradit. Dhe (Tiranës) i duhet të ketë më shumë solidaritet me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, të cilat janë objektivat kryesore të ekspansionizmit serb.
—–
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Po qe Rama futi dorezenes Macronin te nderhyje per ndihme finaciare dhe politike te Rusise ndaj Rames ,si e spiegon z.Bugajski?
Gazeta qe duet te lexojne shume veta. Intervista me Bugajskin tregon traditen dhe vlerat qe percon kjo gazete
Ja dhe Mali, ha gorrica të kalbura dhe sheh ëndërra në pikë të diellit.
Ke te drejte Moisi Golemi .Se mos gjeta gorica te mira dhe nuk i hengra.Sa per kuriozitet z.Moisi e ke idene e gorricave apo e ke me te degjuar.Jam kurioz ,jo per kunje.
Rusia eshte cope cope si shtet. Nuk ka te ardhme ne Europe dhe eshte e izoluar perjete.
Mali, gorrica ka edhe pak akoma, në të rrallë, se stina gati u ka kaluar.
E o Moisi Golemi,ti dhe une hame gorica pronari yt Rama shijon Dubain.Sa te mencur si ty ka ne shqiperi?
Mreku i Dubait ase Saliun nuk e lens te qet nga figa se nje dite mbase do te arrije ta shofe ketu ne Durres.
BALLKANI I HAPUR APO I SHQYER
NGA VUCI E RAMA I SHKERDHYER
DON ME NA FUT TRUTE E GOMARIT
TI SHUAJ FAREN SHQIPETARIT
RININE BOTES E DEGDISI
DURRESIN VUCIT I DHUROI
DETIN GREKU NA E XHVATI
BUTRINTI BEFAS AVULLOI
RROFTE E QOFTE DEMOKRACIA
TRENDI U BE DHE TRADHETIA
SA TE JETE NE BALL ALBINI
VELLEZER FRIKE HIC MOS KINI
Nuk e di pse kalon ne ekstaze Bugajevski qe do te heqe Rusine nga harta e botes ?
.
Mos e ngaterroni Rusine me Putinin qe ne fund te fundit Ladi KGB krimet I beri se Perendimi u tregua jo I sinqerte..
.
Ndjehem keq kur nje shtet liliput si Shqiperia merret me interest e superfuqive gje e ka cuar gjithmone ne vend betejen e tyre..
.
Dhe qendrimi ekstremist qe mban me Ballkanin e Hapur “te Rames
aq me shume dhe as me pak ve para pergjegjsise dhe vete Ameriken se Rama po I ben balle per balled he jo ‘mceftas”
Doja te shkruaja dhe ca rrjeshta te tjera por te pakten 15 komente jane censuruar..
Fabula e Komentit:
Ju lutem shqiptareve dhe posacerist gazettes Dita mos dilni ne menyre kaq ekstremiste kunder Rusise me shume se vete Amerika…se ky Januzi po na kujton majorin sovjetik te filmi “Furtuna” qe ne menyre te shemtuar dhe gazmore lidhi shqiptaret me radio GAVARIT MOSKVA…mos bini ne te tilla ujra..mbani nje ekuliber politik dhe lerini superfuqite me polakun e Washit te zgjidhin problemet qe vete I krijojne..
Zoti moderator apo censurues
Ju “falenderoj “ qe me keni censuruar dhjetra komente ditet e fundit..turpi qofte per ju nese e censuroni
Analiza e jb per ballkanin i pershtatet interesit tone kombtar por kjo tregon qe tirana ska pse te tregoje me kujdes sepse tashme shihet qarte qe rama eshte rob i rusise
Nqs do kishim nje km shqiptar per shqiptaret ai nuk do ushqente boten serbe por do i kundervihej asaj duke promovuar boten shqiptare
Pra nje sulm gjeostrategjik te nje federate kosove,mal i zi, shqiperi, maqedoni
Po ske cben politikaneve tane pellgu u duket oqean
Kush lind skllav nuk di ceshte liria keta jane tanet
Dy fjalite e fundit te z.Bugajski jane kuptimplote per Kryeministrin tone:Joshja e Ballkanit te Hapur dhe Propozimi per Ndryshim kufijsh,.Epo ta doje ky polaku Shqiperine dhe Kosoven me shume se Rama?
Rama nuk po joshet e po bie ne kurth…si nje cuperline adoleshente.Jo or jo.Rama VETEOFROHET.
Amerikani Mirënjohur J.Bugajski tregon realitetin për situatën në Ballkan dhe Botë..Por, berishistët si “MALI” etj me shkurre,gjëmbaç,ora.. i turren E.Ramës..Dhe disa të tjerë merren me të..Si Sali Non grara që sulmon gjithë botën që i del kundër në 32 vite për 155 krimet e tij.
-Z.Bugajskin e lexoi vazhdimisht në dita.I lumt DITËS që e ka përfshirë Atë si opinionis Nd/Kombëtar.
-Dua të evidentoi se RREZIKU PËR SHQIPËTARËT VJEN NGA VRT SHQIPËTARËT(FK).
-Dhe 2 Shqipëtarët më të rrezikshëm për Shqipërinë,Ballkanin dhe më gjerë janë S.Berisha & I.Meta(Metaj).PSE:
1.Në Protestën e 12 nëntorit këto 2 mostra nuk than asnjë fjalë për agresionin RUS në Ukrainë.Siç duket Ambasada Ruse ka bërë punën e saj,Duke i kujtuar S.Berishës,Lobimet Ruse për PD,Takimin e kryetarit të të DUMËS RUSE ALEKSANDËR KORBACHEV në 2010 për të firmosur raportin e Dik Martyt në KIE kundër UÇK-KOSËVËS-SHQIPËRISË,Duke i deklaruar se Ato që ka ngrënë do ti vjellë.!
2.Sb sulmoi përsëri Ambasadorët e huaj që të mos mbështesin KM E.Rama që është BASHKËPENMBAJTËS NË KS OKB PËR SIGURINË BOTËRORE.Kështu,Xhelozia e Sb i ka errësuar SYT,MEMORJEN..duke e kthyer në një ROPOT, SHPIFS nga që nuk shkon dot as në Rinas dhe nuk hipën dot më në asnjë avion Nd/Kombëtar.
3.Urojmë që z.Bugajski të bëhet PENË MË E FORTË NË DITA PËR TË NA PËRCJELLË SITUATËN REALE TË RREZIKUT RUS,ETJ NË BALLKAN DHE MË GJËRË.
-FLB DITA,J.BUGAJSKI.
E mer kapterr! E harrove dashurine per Bashkimin Sovjetik dhe Rusine e Madhe? Cfare ndodhi qe nje dite te bukur u gdhive pro amerikan? Po mesimet e Partise per tigrin prej letre kaq shpejt i harrove? Po ato peee fjale ne gjuhe te huaj qe ishin rusisht e me zor te hynin ne tru? Po armet qe nuk i shkrepe kurre harrove se nga vinjin? Keq keshtu shoku kapterr keq.
orwell
ti thua?!
“Mos e ngaterroni Rusine me Putinin”?
e me kë duhet ta ngatërrojmë??me makronin apo me hillari klinton??
lali,gjernanët e 1915 nuk ishin as vilhelmi e as nuk e di kush ishte kancelar në atë kohë!!austriakët nuk ishin as franc jozefi e tërci vërci,e osmanët nuk ishin rrondokopi salep i radhës,por ata pësuan atë që mbështetën!si gjermanët,austriakët dhe turqit,filluan L1B,dhe si humbës u katandisën kokoshi një thelë!!nga 3 peranodori,ajo gjermanja mbeti më e madhja!austriakja përfundoi si vaji në lakra e ajo osmane,po të mos ishte mustafa qemali dhe kurdët do të kishte përfunduar ndoshta në origjinë!ndonje shtetuc nivel libani!!
rusia,sot është mbetja e BRSS,i cili ishte dhe ai pasardhësi i rusisë cariste!!
shëmbja e BRSS,ndryshe nga coptimet e perandorive të tjera të L1B,ishte një shpërbërje jo e detyruar,vullnetare!
sepse me rënjen e BRSS,nuk pati ndonjë rrezik botëror,rënja e tij ishte thjesht rënja e një shteti kundërshtar por pa një agresivitet si të tjerët!ndryshimi solli njehsimin!nuk kishte më dallim,armiqësi ideollogjik,por thjeshtë një rrugë të përbashkët!
por kjo do të zgjaste pak!shuë shumë shpejt rusia do të këthehej në rrënjët e saj!nga “demokracia e votkës jelsiniane”,do të fillonte demokacia autoritare e xhuxhit të KGBsë!!
duke u shëndruar në diktaturë,dhe në agresion të përhershëm,ka ardhur koha që ky shtet të paguajë dëmet që ka shkaktuar!ato janë shumë të mëdha,duhet një faliment për ti shlyer ato!kështu duhet të fillojë me një “emër të ri”!do tu jepet e drjeta për shkëputje tërë republikave që përbëjnë sot federatën ruse dhe në fund do të mbetet rusia,pa federatë!!
e kështu do të ketë më pak rrezik për botën,dhe më pak probleme për ata që përbëjnë federatën ruse!!nuk do të detyrohen hajvanët e kadirovit të luftojnë për putanën,e as popujt e tjerë!!
Qe Janosh Bugajshkij ka “parashikuar” shperberjen e Rusise (federates ruse), kjo nuk perben teme per ta diskutuar, sepse cdo njeri ka te drejten e mendimit te tij te lire, pervec kesaj: kjo teme eshte diskutuar nga sa e sa analiste e politikane te tjere vite e dekada mw pare ne bote, biles edhe nga vete ruset! Por kur Janoshi thote, qe mezi po pret te vizitoje shtetet e reja pas shperberjes se perandorise ruse, kjo tregon qe Janoshi ka komplekse me identitetin e tij nacional! Me te tilla komplekse, edhe mendimet dalin te coroditura!
Zonja Edona:
Po te jete i vertete parashikimi i Mr. Bugajskit,
Do plasi Lufta e Trete Boterore,
Qe askush nuk e deshron.
Pra zonja Edona LLukaçaj, mendoj se,
Duhet te kishe zgjedhur nje titull me pak provokues,
Dhe se duhej te ishte konsultuar me Mr.Bugajskin,
qe ti jepte leje per kete lloj titulli.
Shpresoj se Mr. Bugajski do na ndihmoje te kuptojme,
“Analizën që ka Bërë” në arritjen e “Atij Konkluzioni”.
Ca parashikimi more xhorxhsorist.