Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kam qarë ditë e natë”, nëna lehonë kthehet pranë fëmijës, rrëfen ditët në burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Kam qarë ditë e natë”, nëna lehonë kthehet pranë fëmijës, rrëfen ditët në burg
AktualitetKronike

“Kam qarë ditë e natë”, nëna lehonë kthehet pranë fëmijës, rrëfen ditët në burg

Published: March 18, 2023
Shpërndaje

Nëna lehonë Diana Bahçja është rikthyer pranë foshnjës së saj të porsalindur, pas arrestimit nga policia. Sot Diana ka treguar për mediat se në qelitë e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.

“Për mua ishte shumë e vështirë. Nuk mund ta përballoja dot. Me zor kam ndenjur atje, duke qarë ditë e natë. Aty kam ndenjur vetëm, nuk jam bashkuar me gratë e tjera”, tha Diana.

Bahçja edhe pse u kishte thënë autoriteteve që sapo kishte lindur, sipas saj askush nuk ka marrë parasysh këtë fakt dhe kanë treguar moskokëçarje

- Publicitet -

“Infermieret u kujdesën për mua. Kur shkova te Policia e Shkodrës thjesht më thanë që je dënuar 1 muaj e 10 ditë. Ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. Erdhën të Tiranës, më morën dhe më çuan. U tregova se sapo kisha lindur. Nuk donin t’ia dinin. Nuk kemi lidhje me atë punë. Kam ndenjur në Shkodër 3 orë, 4. Policia e Tiranës nuk kanë folur fare. Nuk më kanë dhënë përgjigje. Thjesht heshtën”, tha ajo.

Ajo shprehet se nuk ka qenë në dijeni as për gjobën dhe as për dënimin.

“Thjesht ka ardhur ai zotëria këtu tek shtëpia dhe më ka marrë. I falenderoj shumë, shumë pa masë ata që më mbështetën”, tha ajo.

Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën.

Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.

Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe u la në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK
  • Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë, u përplas nga një automjet, humb jetën 75-vjeçarja
  • Nga Trump, tek Macron e Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
  • Rama nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook
  • 35 milionë raste të reja deri në vitin 2050, alarmi i OBSH për kancerin

Komentet e Fundit

  1. Rroftë shoku brunilda-polic i propagandes on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. demo on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  3. Anna Anna on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  4. Kohë on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Petrit vasili on “Lawyers for Lawyers” dënojnë deklaratat e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?