Sportistja Luiza Gega bëri krenare jo vetëm familjen por të gjithë shqiptarët me fitoren e saj në pas shkëlqimit në Mynih, ku arriti të siguronte një medalje ari në atletikë në një kampionat madhor si Europiani.
Luiza Gega shkëlqeu në Mynih me një paraqitje fantastike në garën e 3000 m me pengesa.
Sportistja është pritur me ceremoni në Rinas, nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe përfaqësues të sportit në Shqipëri. Ministrja u shpreh se ditën e nesërme do të organizohet edhe ceremonia zyrtare në kryeministri ku do t’i dorëzohet sportistes medalje.
Gega u shpreh se ka sakrifikuar dhe jetuar larg familjes për të arritur deri këtu ku është sot, ndërsa u shpreh se nuk do të kishte zgjedhur asgjë tjetër përveç këtij sporti.
“Kur kalova pengesën e fundit përjetova një emocion të jashtëzakonshëm. Më është dashur të lë një jetë normale, të jetoj larg familjes për të realizuar një ëndërr që të përfaqësoja veten time dhe flamurin kombëtar Familjes time, trajnerit dhe atyre që më urojnë janë bërë të gjithë bashkë që unë kam ardhur deri këtu. Sa i përket mbështetjes financiare ajo tha se vitet e fundit ka ndryshuar mbështetja dhe se dy vitet e fundit ka ndryshuar ligji për sportin. Së shpejti pres të jem e katërta në botë. Mamin kam shumë muaj që nuk e takoj. Nuk mund të lija stërvitjen nëpër male sepse e dija që qoftë edhe një hap pas do të më penalizonte. Nuk do të doja të kisha zgjedhur asgjë tjetër përveç kësaj që bëj”, tha ajo për mediat.
Sportistja deklaroi se i ka treguar Europës se edhe pse jemi vend i vogël mund t’ja dalim.
“Jam këtu me dëshirë, zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim dhe të përfaqësoja sa më denjësisht këtë vend, prandaj derdha lot se mu kthye e gjithë koha mbrapsht se sa mund e sakrificë m’u desh por i tregova Europës se ne jemi vend i vogël me shumë gjëra për të përmirsuar por ne mund t’ia dalim. Ka pasur shumë ndryshime në sport, dhe janë shumë elementë që kanë bërë të vijë kjo medalje. Uroj që të rinjtë dhe të gjithë ata që duan sportin të motivohen”, tha Gega.
j.l./ dita

Luizes duhet ti jepet dekorate nga Presidenti.
Ne Angli, sportisteve qe thyejne rekorde, Mbreteresha u jep titullin Sir apo Dame. Pse e ben? Sepse keta sportiste nderojne flamurin dhe vendin e tyre
MODELI i duhur per rinine. Mjaft me me te fortet, me makina e me Dubai a ku di une… Mjaft me shembuj pa fund lacash me breza kriminelesh e kurvash
Medalja e Arit qe fitoi Luiza Gega. eshte dhurate e bukur per tere shqiptaret . kudo qe ndodhen. I uroj sukese te metejshme Luiza Geges.
Po o “Nje shqiptar”, ashtu sic thua ti eshte, por cfare beri Shqiperia per Luizen? Asnje kisht apo interesim per trainimij e saj.
Luizes i uroj gjithe te mirat, dhe suksese, te cilat i ka arritur me sakrificat e saj pa as je ndihme. Qeveria kujtohet kur mediat e huaja japon lajmin dhe ben show.
URIMET ME TE MIRA PER KETE VAJZE TE IMET POR ME SHPIRT E VULLNET TE MADH.I MERITON TE GJITHA RESPEKTET
ndjehemi te gjithe krenar per Luizen na rrit krenarin BRAVO.
Nuk ka nevoje per tapet te kuq. Ti jepet nje shtepi (jo para kamerave) se eshte akoma ne shtepi me qera.
Moj e vogla si floriri!
Rrofte Luiza,Rrofte Flamuri Kombetar!.
Kjo kampione eshte suksesi I sakrificave,talentit dhe vullnetit te saj. Sa per Evropen , se “ne kemi se çfare t’i tregojme”, mos u lodhni shume me sllogane boshe. Traineri De Blasio e çoi shqiperise ne Evrope per here te pare e te fundit. Mafia dhe korrupsioni shqiptar I Kane zene per gryke talentet dhe investimer per te ecur perpara sportet e shqiperise.
E moj ministreshs!?Medaljen Luiza e mori ne Mynih, nga Europa.Nga sulltanpiktori dhe mjnustreshat pritet ceku bankar per Luizsn.
t’i