Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kanadaja liron shqiptarin e dënuar përjetë, vrau policin dhe të birin dy dekada më parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kanadaja liron shqiptarin e dënuar përjetë, vrau policin dhe të birin dy dekada më parë
KronikeKryesore

Kanadaja liron shqiptarin e dënuar përjetë, vrau policin dhe të birin dy dekada më parë

Published: May 19, 2023
Shpërndaje

Ëngjëll Brahimi, një 60-vjeçar shqiptar u arrestua në janar të këtij viti në Kanada pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri, për vrasjen e një oficeri policie dhe djalit të tij 8-vjeçar, rreth 23 vite më parë në Fier.

Por ai do të presë në liri me kusht vendimin për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Quebec François Dadour ra dakord për lirimin e përkohshëm të tij të enjten, pasi çuditërisht vendosi se ndalimi i tij nuk ishte i nevojshëm për të ruajtur besimin në administrimin e drejtësisë.

- Publicitet -

Gjykatësi e liroi Brahimin me kusht, duke përfshirë dorëzimin e pasaportës dhe raportimin rregullisht tek autoritetet. Gjykata ka caktuar edhe garanci për t’u siguruar që ai të respektojë kushtet, raportuan mediat vendase.

Brahimi erdhi në Kanada si refugjat në vitin 2005 me emrin Piro Kota dhe mori nënshtetësinë kanadeze në vitin 2012, sipas një deklarate të dorëzuar në gjykatë.

Ai akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier.  Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, sepse në vitin 1997, vëllai i Ëngjëll Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë. Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit.

Në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por rezultoi i dështuar. Ëngjëll Brahimi ishte i dyshuari kryesor, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.

Më 10 gusht 2000, Braçe me bashkëshorten, me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin jamë goditur me armë zjarri në fshatin Pishë-Poro ndërsa udhëtonin me një makinë.

Në këtë atentat të rëndë humbi jetën efektivi dhe djali i tij 8 vjeçar.

Brahimi ka hapur zjarr në drejtim të makinës. Plumbat kanë vrarë fëmijën 8 vjeçar. Oficeri i policisë ka arritur të dalë nga makina dhe është nisur drejt lumit Vjosë.

Vrasësi ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar për të ndjekur oficerin. Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i të shoqit u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.

Sipas dokumenteve të depozituara në kërkesën për ekstradim, u konfirmua se Piro Kota ishte pikërisht Ëngjell Brahimi.

Në momentin e arrestimit në janar, Ëngjëll Brahimi pranoi se ishte në dijeni të akuzave kundër tij dhe se hyri në Shtetet e Bashkuara e më pas në Kanada me një emër të rremë, me të cilin mori edhe nënshtetësinë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?