Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës vrapuan të enjten në mëngjes të nxirrnin prej shtëpive të përmbytura nga rrebeshi i një dite më parë çfarë të mundnin. Të kapur në befasi nga prurjet e menjëhershme që vërshuan në banesa, banorët fajësojnë kanalizimet me probleme dhe thonë se uji arriti deri në 30 centimetra.
“Po marr ç’të mundem se uji ka arritur deri në 30 centimetra brenda dhe ka përmbytur gjithçka, të gjitha me orendi me plaçka,” tha një prej banorëve të zonës për BIRN, ndërsa ka nxjerrë nga shtëpia një televizor dhe dy çanta shkolle fëmijësh.
Banorët e kësaj zone dhe disa lagjeve të tjera në Durrës përballen shpesh me përmbytje si pasojë e problematikave që lidhen me sistemin e kanalizimeve, por këtë herë vërshimi i ujit nga qenë më i shpejtë dhe më i madh.
“Nuk mbahet mend sa herë vërshon uji këtu se kanalizimet kanë probleme, por këtë herë vërshoi me shpejtësi dhe nuk përmbahej, ndaj nuk arritën që të merrnim asnjë masë”, tha një tjetër banor, në afërsi të shtëpive të rrethuara nga uji.
Durrësi u përfshi nga reshje të dendura shiu më 29 janar, të cilat shkaktuan përmbytje në shumë lagje të qytetit dhe zona periferike, pasi sistemi i kanalizimeve nuk përcjell sasinë e prurjeve. Në një njoftim të bërë publik nga Bashkia e Durrësit, nëpërmjet faqeve zyrtare në internet, përmbytja e banesave ka qenë një problematikat më të mëdha që ka lënë nga pas vërshimi i ujit.
“Uji ka hyrë në rreth 300 banesa, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull”, njoftoi Bashkia. Banorët e prekur nga përmbytja u evakuuan gjatë natës së të mërkurës dhe u strehuan në godinën e Kavaleshencës që ndodhet në zonën e Plepave.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes përgjegjëse për emergjencat civile la të kuptohej se reshjet e kishin kapur të papërgatitur sistemin e kanalizimeve në qytet dhe vetëm pas rrebeshit pati angazhim në zhbllokimin e tyre. “Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve,” thuhet në një prej njoftimeve për shtyp të ministrisë.
Edhe në zonën e Shkozetit, përmbytja ka shkaktuar probleme të mëdha, ku në 60 banesa uji është futur brenda, ndërsa qindra të tjera janë rrethuar nga uji. Banorët ia vendosën fajin pusetave të bllokuara që nuk qenë në gjendje të tërhiqnin ujërat e shiut.
“Dy pusetat që ndodhen në anë të rrugës ishin të bllokuara dhe nga aty uji vërshoi duke marrë përpara gjithçka,” tha një banore e zonës.
Banorët thonë se ata janë mësuar me përmbytje dhe sa herë që ka rreshje me intensitet të madh, marrin masat për t’i bërë ballë vetë situatës, por këtë herë nuk mundën.
“Dolëm që të vinim pompën që kemi blerë vetë 400 mijë lekë, por nuk arritëm që ta vinim në punë se uji mori përpara çdo gjë,” shtoi banorja.
Si pasojë e bllokimit të pusetave, gjë e cila ndodh sa herë që ka rreshje shiu me intensitet të lartë, uji nisi të vërshojë nëpër rrugë thuajse në të gjithë Durrësin. Situata u bë e vështirë në shumë lagje të qytetit, ku mjetet u vunë në vështirësi për të qarkulluar, ndërsa ecja e kalimtarëve në rrugë u bë e pamundur.
Uji hyri dhe në disa biznese që ndodhen në anë të rrugëve kryesore.
Për shkak të situatës së rënduar në terren u angazhuan forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë dhe po punojnë për largimin e ujit nga banesat. Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.
Në njoftimin e saj, bashkia tha se situata u vu nën kontroll, ndërsa njoftoi se po mponitorohej sistemi i kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve dhe argjinaturat e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.
Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako premtoi se shumë shpejt do të nis puna për vlerësimin e dëmeve dhe se ato do t’i mbulonte buxheti i bashkisë.
“Dua të garantoj qytetarët e dëmtuar që do të bëjmë maksimumin për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve në banesa dhe rimbursimin e tyre prej buxhetit të bashkisë”, u shpreh kryetarja Sako në një postim në faqen zyrtare të institucionit.
Për përfaqësuesit e opozitës, situata dhe përmbytja e së mërkurës është përgjegjësi e autoriteteve lokale që nuk kanë funksionuar si duhet. “Situata e krijuar tregon edhe një herë që Bashkia dhe Kryetarja Sako kanë dështuar totalisht në menaxhimin e qytetit dhe që taksat e qytetarëve vetëm janë vjedhur dhe keqpërdorur,” u shpreh Partia Demokratike në Durrës në një njoftim për mediat.
Eriola Azizolli – Durrës
Po ku eshte tubi i famshem plastik 500 mml qe u shtri nga kthesa e Currilave prane Sfinskit deri tek stacioni i pompave ne hyrjen veriore te Durrsit. Ky tub i famshem qe u desh 2 vjet te shtrihej ne kohen e Dakos qe i mori shtetit 5 milion euro dhe torturoi qytetaret me bllokimin e rruges gjate punimeve u proklamua se do zgjidhte nje here e mire permbytjet nga Vollga deri tek hyrja veriore e Durresit por ne fakt doli bllof se per 30 min. shi Durresi permbytet. Ku jane 1 miliard leket qe shpenzoi Lefter Koka per rehabilitimin e koder curriles kur ishte minister mjedisi e cila brenda 6 muajsh ku kthye ne germadhe kur u rahabilitua dhe u shkaterrua gjithcka si te ishte prej kartoni.Kesaj radhe gjithcka perfundoi ne rruge duke e mbushur rrugen me dhera . Ky eshte standarti i ndertimeve qe ben bashika e Durresit. Po ashtu shetitorja e Vollges qe e ka detin 15 m sa here bie shi permbytet nga tubat qesharake qe jane perdorur nga investitori. Cfare i duhet lluksi Durresit me nje pjese trotuaresh me mermer te lemuar qe tmerron njerzit se mos rrezohen sidomos brezin mbi 50 vjec kur trotuaret lengojne nga gropat, pllakat e thyera prej vitesh bile dhe para pallatit te Sportit sikur bashkia flen gjume. Shikojeni murin rrethues te pallatit te sportit cfare kontrasti ka me pllakat e mermerit ne trotuar . Shikojini makina te braktisura prej 10 vitesh qe kane bllokuar parkimet dhe askush nuk kujtohet ti heqe si psh. tek market Nik’s tek tregu fshatar qe nje furgon perballe marketit i shkaterruar ka bllokuar 2 vende parkimi prej 12 vitesh, nuk paguan asnje takse dhe bashkia i ka dhene dhe 2 vende parkimi marketit perballe furgonit si shperblim per vendin e bllokuar. Kurse tek 30 vjetori eshte bllokuar ne njerin krah komplet parkimi per banoret rezidente sepse bashkia ka shperblyer me nga 2 vende parkimi shitesat e katit te pare qe kane zene pa leje gjithe hapesiren publike para pallatit deri ne zenjen e trotuarit komplet , nga prapa pallatit kane zene gjithe hapesiren publike pa leje dhe perseri bashkija i ka dhene nga 2 poste parkimi si shperblim per ndertimet e paligjeshme ne trotuar dhe pas pallatit. Ky eshte vizioni i bashkise se Durresit nen drejtinim e Emirjanes qe pas cdo shiu 30 minutesh qytetaret perjetojne tmerrin e bllokimit te trafikut dhe tani parkimi ne Durres eshte bere nje ferr i vertete . Te pakten makinat e braktisura duhet te hiqen menjehere dhe lejet e parkimeve te bisnesit duhet te anullohen se na e shpifen ma ato tabelat bllokuese sikur jemi ne varreza , cfare tmerri kur i sheh para pallatit dhe rezidenti duhet te sillet verdalle per nje parkim kurse shitesi i luleve, tenxhereve apo vajit te makinave bllokon jeten e qete te rezidenteve ne pallat. Ky eshte vizioni i bashkise Durres. Shihni market Nik’s si ka bllokuar gjithe hapsiren publike te 2 pallateve para dhe pas marketit , nje cmenduri qe nuk ndodh as ne Somali por bashkija i ka dhene dhe 2 vende parkimi shperblim. Shkoni keto dite tek Currilat dhe shiheni tmerrin e kodres Currilave qe ka bllokuar rrugen dhe shpejt do e shihni kur nga maja e kodres te rreshqasin dhe vilat e ndertuara 3 m larg nga humnera ne maje te koder Viles nje cmenduri tjeter ne Durres qe shpejt do i dale tymi.
Të lumtë pena për problemet që ke ngritur në qytetin tonë, ku trotuaret zvogëlohen çdo ditë si nga ana e dyqaneve dhe lokaleve sidomos prapa bashkisë, por dhe në të gjithë qytetin.
Makinat qëndrojnë mbi trotuare dhe njerëzit ecin në rrugën e makinave.
Një kaos i vërtetë.
E po ndertove shtepine pa leje dhe ne kenete, mos prit gje tjeter ! Tani te ka ngelur vetem te ankohesh per punen e pushtetit lokal ! Cfaredo qe te bej qeveria keneta, kenet do te ngelet.
O Ju qe zaptuat tokat e ish kënetes , nuk jua ka fajin njeri qe ndertuat në atë zonë , ishit mirë atje shpateve te maleve ku uji rridhte….. dhe tani sic i thonë një fjale te urtë popullore “Koka ta bën Koka ta pesojë” duhet ti kishit mare masat qysh atëhere kur ngulët tabelat kjo tokë o e xhanum , para se te ndertonit ti kishit bo rruget dhe kanalizimet me shpenzhimet Tuaj ashtu sic ndertuat shtëpitë dhe tani mos u akoni për qeverinë por mblidhuni mes veti dhe me dhpenzimet tuaja boni kanalizimet për se mbari qe mos të keni më përmbytje ose për ndryshe shkoni andej nga keni ardhur se do jetoni më mirë
Shqipërisë i duhet një Trump në pushtet se si shumë po shperdorohen fondet dhe arka e shtetit , nuk ka pse dhteti të paguaj për hapjen e kanalizimeve këtyre qe përmbyten ti hapin me lekët e tyre se vete e zgjodhën atë zonë për të jetuar ose tja paguaj Berisha sepse partia e tij i mashtroi këta njerëz që të vijnë në këtë zone
Kush i tha këtyre të ndërtojnë pa leje dhe tani duan ndihmën e shtetit,dëmshpërblim nga shteti,këto janë pasojat e tokës së xanun