Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kananaj: Politikanët e përfshirë në Gërdec mbetën të paprekshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kananaj: Politikanët e përfshirë në Gërdec mbetën të paprekshëm
Aktualitet

Kananaj: Politikanët e përfshirë në Gërdec mbetën të paprekshëm

Published: March 15, 2014
Shpërndaje

Intervistë me avokatin e familjarëve të viktimave të  Gërdecit 6 vite pas tragjedisë ku humbën jetën 26 shqiptarë.

Andi, sot jemi 6 vjet pas shpërthimit tragjik të Gërdecit dhe kalvari i procesit gjyqësor thuajse ka përfunduar? Si person që jeni marrë drejtpërdrejtë me këtë proces si mund ta përkufizoni të gjithë këtë?

Procesin do ta përkufizoja si të paplotë, gjithashtu dhe sistemin e drejtësisë të paaftë që të japë drejtësi. Po të jap disa shifra në fund të procesit:
1 prej të akuzuarve mbetet ende i pagjykuar, i mbrojtur fillimisht nga imuniteti parlamentar, më pas nga fakti që Prokuroria e Përgjithshme nuk e ndërmori asnjëherë hapin për ta çuar sërish para një trupi gjykues ish ministrin Mediu. 10 nga të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm; 4 të akuzuar për vrasje nuk janë dënuar për këtë akuzë, por kanë marrë nga 10-15 vjet dënim me burgim për vepra penale të tjera si “shkatërrim prone nga pakujdesia” apo “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Procesi (penal) vetëm në shkallë të parë shënoi një rekord seancash gjyqësore (211 seanca) në harkun kohor të thuajse 3 viteve, afërsisht tre herë më shumë se mesatarja e proceseve të tjera të ngjashme. 53% e seancave (112/211 seanca) dështuan për mungesë të avokatëve dhe mosformim të trupit gjykues. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Gjithmonë kur kthej kokën pas në këto 6 vite mendoj se “kronika e vdekjeve” në Gërdec ka qenë e paralajmëruar, por dhe lehtësia e dënimeve të fajtorëve duket se ishte e paralajmëruar me kohë. Jetët e banorëve të zonës për shumë vite përpara shpërthimit ishin të pavlerësuara si njerëzore, kjo nëse shihen kushtet e sigurimit të shëndetit e të jetës që nuk respektoheshin, por dhe drejtësia për humbjen 26  prej tyre nuk duket se ka pati fat më të mirë.
Nëse këto ngjarje do të kishin ndodhur në SHBA, ku dhe u dënua Efraim Diveroli thjesht për mos respektim të rregullave të detyrueshme të një shteti tjetër, dënimi do të ishte maksimal.  Sistemi atje njeh mundësinë e vlerësimit të dhimbjes nga një trup gjykues popullor. Këtu ky sistem nuk ekziston, por është e qartë nga ana tjetër se opinioni publik ishte dhe është në anën e familjarëve të viktimave të Gërdecit, në këtë luftë me të drejtën. Gjykatat nuk e morën asnjëherë në konsideratë ndjeshmërinë sociale lidhur me këtë tragjedi.

- Publicitet -

Në gjykimin tuaj kemi të bëjmë me një vendim të padrejtë për shkak të mosfunksionimit dhe korrupsionit në drejtësi, apo një ndërhyrje të politikës në proces?

Politika ishte e përfshirë në radhën e parë të aktorëve në procesin përpara shpërthimit famëkeq, e kësisoj në skenë ishin dhe përgjatë kalimit nga një fazë e gjykimit tek tjetra. Emrat në dosjen e hetimit kalonin nga ish-ministri Mediu deri Shkëlzen Berisha. Por procesi për ta nuk pati asnjëherë fatin të paktën të fillonte zyrtarisht për ta.
Familjarët e viktimave kanë kërkuar 5 herë nisjen e procedurës nga Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të gjitha këto kërkesa kanë mbetur pa përgjigje.

Dhjetëra të plagosur i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë nisjen e një procesi gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Mediu, por në të gjitha rastet Gjykata e Lartë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Në fund të këtij iteri torturues, Partia Republikane doli në një deklaratë ku denoncoi si politik personat që organizonin mbrojtjen ligjore të familjarëve të viktimave. Në fund ish ministri për akuzat e ngritura nga të plagosurit rëndë, u amnistua me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Nëse do të kishit mundësi ta nisnit nga e para këtë proces do të ndiqni të njëjtën strategji mbrojtje apo do të bënit diçka tjetër?

Ne pak mund të ndërhynim në procesin penal. Akuzën për tragjedi të tilla e ka në dorë prokuroria. Theksoj se pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, familjarët e viktimave kërkuan dëmshpërblim vetëm të jetëve të humbura dhe ngritën sipas të gjitha rregullave padinë e tyre civile në procesin penal. Gjyqtarët vendosën të veçonin padinë civile nga procesi penal pa dëgjuar zërin e vetë të dëmtuarve. Me justifikimin se padia civile zvarrit procesin. Gjykata e Lartë shpërfilli padinë civile ndërkohë që shumë prej viktimave lanë pas fëmijë të mitur dhe pa asnjë përkrahje. Procesi penal gjithsesi u zvarrit: 211 seanca në 3 vjet. Ne realisht strategjinë tonë brenda procesit nuk e kemi testuar dot deri në fund. Megjithatë për çdo shkelje të konstatuar ne i jemi drejtuar Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut me qendër ne Strasburg. Ende asgjë ska mbaruar në këtë sens.

Intervistoi: Erion Habilaj

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?