Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
AktualitetKronike

ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Published: June 7, 2026
Shpërndaje

Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës.

Pas përfundimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për realizimin e elementëve të tjerë të projektit, të fokusuar në përmirësimin e aksesit për banorët e zonës.

Ndërtimi i këtyre mbikalimeve do t’u mundësojë banorëve që jetojnë përgjatë autostradës të lëvizin më lehtë dhe në mënyrë më të sigurt, përmes pikave të dedikuara të kalimit.

Procedura e tenderimit pritet të mbyllet më 15 qershor. Pas shpalljes së fituesit, punimet do të nisin menjëherë. Përveç ndërtimit të 6 mbikalimeve, projekti parashikon edhe instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërimin e zonave përkatëse, vendosjen e barrierave akustike, si dhe ndërhyrje të tjera plotësuese.

- Publicitet -

Sipas projektit të ARRSH-së, mbikalimet do të vendosen në këto pika: i pari pas objektit të VEKO Group, i dyti rreth 50 metra pas Universitetit Polis, duke siguruar akses për banorët e zonës së Yrshekut.

Mbikalimi i tretë do të ndërtohet pak metra pas QTU-së, i katërti në afërsi të BRUNES, i pesti rreth 100 metra përpara objektit të FedEx Albania, ndërsa i gjashti pranë Autostar.

Gjatë një inspektimi të punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se garantimi i aksesit për banorët që jetojnë përgjatë këtij aksi rrugor është një nga komponentët kryesorë të projektit, zbatimi i të cilit pritet të nisë së shpejti në terren.

Synohet që në muajin shtator, kur do të nisë edhe viti i ri shkollor, këto ndërhyrje të kenë përfunduar dhe të mund të jenë të aksesueshme nga qytetarët.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Dino says:
    June 7, 2026 at 1:01 pm

    Bota bén NËN KALIME , kurse “lideri global” i ZGJEBOSUR dhe i PËSHTIRË , bën Mbi Kalime si nè AFRIKÈ 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮
    VDEKJE e gjithë klasès Politike 36 Vjeçare , PA PËRJASHTIM

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    June 7, 2026 at 3:12 pm

    Hapni tender per autostraden e Tiranes me Jugun e Shqiperise: Kombinat -Kavaje, sic e kane parashikuar arkitetktet italiane ne vititin 1936.

    Reply
  • Pellazg says:
    June 7, 2026 at 3:36 pm

    Po a si benit dot me nenkalime? Apo kushtojne me shume dhe ju tkurrin vjedhjen?

    Reply
  • fshatari says:
    June 7, 2026 at 4:35 pm

    3 euro kalimi

    Reply
  • Daja says:
    June 7, 2026 at 7:18 pm

    Mbikakimemdërtohen vetëm ne albanistan.Në Europ ndërtohen kalimenëntoksore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?