Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kancelari Scholz viziton Greqinë: Marrëdhëniet Turqi- Greqi të zgjidhen me dialog
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kancelari Scholz viziton Greqinë: Marrëdhëniet Turqi- Greqi të zgjidhen me dialog
AktualitetBote

Kancelari Scholz viziton Greqinë: Marrëdhëniet Turqi- Greqi të zgjidhen me dialog

Published: October 28, 2022
Shpërndaje

Kryeministri grek Mitsotakis është shprehur i kënaqur pasi atë që ka kërkuar ai dhe qeveria e tij, nga vizita e kancelarit gjerman Scholz në Athinë, d.m.th një përgjigje të pastër sa u përket marrëdhënieve grekoturke, e kanë marrë.

“Mesdheu është një zonë plot potencial, veçanërisht ekonomikisht dhe dy fqinjë, për më tepër aleatë të NATO-s, duhet t’i shfrytëzojnë këto mundësi për të mirën e popullatës së tyre dhe jo të vënë në dyshim sovranitetin e njëri tjetrit- ka thënë lideri gjerman në konferencën e përbashkët për shtyp.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Greqisë dhe Turqisë, janë të rëndësishme jo vetëm për të dy vendet, por për të gjithë Evropën dhe aleancën transatlantike. Nuk duhet të ndodhë që partnerët e NATO-s të vënë në dyshim sovranitetin e njëri-tjetrit dhe të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha kancelari Scholz.

- Publicitet -

Nga ana e tij kreu i qeverisë greke kritikoi retorikën agresive të Turqisë duke thënë se lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë nuk lë vend për më shumë tensione në Evropë dhe ka deklaruar se është gjithmonë gati për të ofruar një dorë miqësie, për të shuar tensionet , për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.

“Fqinjët tanë dhe të gjithë aleatët tanë e dinë se ishujt grekë nuk kërcënojnë askënd. Dëshiroj ta mbyll me një urim. Dëshira ime është që edhe me vonesë fqinjët tanë të zgjedhin rrugën e zbutjes së tensionit, të ligjshmërisë, të bashkëjetesës paqësore pa shpërthime retorike, por me veprime konstruktive”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Por opozita ka kritikuar kryeministrin grek , pas deklaratave të përbashkëta dhe sqarimit të tij , se tanket gjermane Marder që Athina po merr nga Berlini , do ti çojë në kufirin tokësor me Turqinë në Evro ,dhe jo në ishujt grekë, nga u morën tanket e vjetër të ushtrisë greke që u dërguan në Ukrainë, duke plotësuar kështu, sipas opozitës, një parakusht të Ankarasë për demilitarizimin e ishujve.

Mitsotakis dhe Scholz kanë folur gjerësisht për krizën në Ukrainë duke u pozicionuar së bashku me vendet e tjera të BE se nuk mund të tolerojnë, pas 80 vjetësh, një luftë të re në zemër të Europës dhe duhet të anulojnë planin e Moskës për të krijuar destabilitet në shoqëritë perëndimore, me krizën energjitike dhe në veçanti me çmimet e gazit.

Kancelari gjerman që nisi vizitën e tij të parë në Greqi, duke parë Akropolin i shoqëruar nga Mitsotakis ka theksuar “kushtet e shkëlqyera ekonomike” në vend duke vënë në dukje një dinamikë “të prekshme”  në rritje ,ndërsa në takimin mes tyre janë diskutuar edhe çështjet e emigracionit dhe ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  • Dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut
  • “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  • Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?