Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kanceri në rritje në Shqipëri, mjekja e njohur zbulon “ilaçin” rus: “Ka patur shumë sukses, ja si aplikohet”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kanceri në rritje në Shqipëri, mjekja e njohur zbulon “ilaçin” rus: “Ka patur shumë sukses, ja si aplikohet”
Lajmi i funditShendetesi

Kanceri në rritje në Shqipëri, mjekja e njohur zbulon “ilaçin” rus: “Ka patur shumë sukses, ja si aplikohet”

Published: December 26, 2024
Shpërndaje

Tre në një mijë shqiptarë preken nga kanceri në vit. Të dhënat u bënë të ditura nga profesoresha Margarita Ifti në A2 CNN, sipas të cilës numri i rasteve të kancerit në botë po vjen duke u rritur dhe në vitin 2040 pritet të arrijnë 30 milionë.

“Numri i rasteve të kancerit vjen duke u rritur. Në 2022 ka patur 20 milionë raste të reja të kancerit në botë, në 2040 priten 30 milionë.

Pararojën e mbajnë vendet e zhvilluara ku në SHBA përqindja e rasteve është 6% pra 6 veta në 1 mijë preken nga kanceri në vit. Njëjtë edhe në BE. Rusia ka 4 në 1 mijë, Kina 3.4 në 1 mijë.

- Publicitet -

Po Shqipëria? Vendi ynë ka 3 në 1 mijë të prekur nga kanceri në vit, sipas mjekes, e cila shton se faktorët kryesorë të rritjes së rasteve janë;  rritja e ndotjes, ushqimi i keq,  stili i jetesës dhe plot faktorë të tjerë.

Përballë kësaj situate një zgjidhje vjen nga Rusia që ka të bëjë me “imunoterapinë e personalizuar”, e cila do të aplikohet nga janari i vitit 2025 dhe do të jetë falas në spitalet ruse.

Fizikania thekson se deri tani kundër kancerit ka 3 mënyra; kirurgjia, radiologjia dhe kimioterapia. Por po flitet gjithmonë e më tepër për imuno-terapinë. Kjo është e personalizuar. Në Indi ka një vit e gjysmë që përdoret për kancerin e mitrës, por vetëm për atë. Në Francë po bëhen përpjekje. Edhe në SHBA, kompanitë farmaceutike që po tentojnë të gjejnë një imunoterapi jo të personalizuar.

Rusia ka bërë një hap përpara dhe do ta aplikojë nga 1 janari 2025 në spitalet e saj. Nga testet e deritanishme, doktoresha tha se kjo vaksinë ka patur sukses.

Sipas saj imunoterapia pastron edhe metastazat dhe nuk lejon përhapjen në organet e tjera.

“Për çdo pacient merret monstra dhe në fund pas disa ditësh në institutin e onkologjisë shkon flakoni i vaksinës që është vetëm për atë pacient. Dhe kjo shtetit rus i kushton 3 mijë dollarë.

Kjo terapi pritet ta shërojë por jo ta parandalojë tumorin. Përdoret krahas tyre; kirurgjia, radiologjia dhe kimioterapia.

Është vënë re që ka shumë efekt në rastet malinje të zorrës së trashë që është tumori më vdekjeprurës. Është vrojtuar reduktimi me 75%, në fazën e tretë klinike. Deri tani, me kombinim të teknikave, kjo imunoterapia pastron metastazat dhe nuk lejon përhapjen në organet e tjera. Pas kësaj, ndaj këtij lloj kanceri je imun përjetë. Pra kjo kuron dhe të bën imun”.

Kanceri i zorrës së trashë, ka regjistruae shumë raste në Shqipëri. Mjekët thonë se po prek edhe të rinjtë. “Nuk ushqehen mirë, nuk bëjnë sport” – janë dy arsyet kryesore.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • sadriu says:
    December 26, 2024 at 10:26 pm

    Ku punon kjo mjekia?????????
    se dyti 6 % nuk ben 6 ne 1000, e keshtu shifrat e tjera???

    Reply
  • Dudumi says:
    December 26, 2024 at 10:28 pm

    6 ne 1 mije nuk eshte 6% por 0.6%. 3 ne 1000 ben 0.3%.

    Reply
  • Phoenix says:
    December 26, 2024 at 10:56 pm

    Po rritjen e semundjeve kanceroze ne mbi 600% ne shkalle Globale pas vitit 2021, perse nuk e permend Doktoresha? Ndoshta nuk e di. C’fare ndodhi Globalisht ne 2021-in qe u rrit kjo peqindje si anjehere tjeter? Kete po ja lexuesit qe ta gjej.

    Reply
  • Artan says:
    December 26, 2024 at 11:14 pm

    Quhet “për mijë”, ka një simbol tjetër për të (‰), pra 6 ‰.

    Reply
  • Tim says:
    December 27, 2024 at 1:23 am

    Ndotja e ambientit, shperthinet berthamiore sekrete, leshimi I kimikateve kanxerogjene me as Iona qe jane chemtraiks, ngrohja globale, perdorimi I persticideve dhe ushqimet e modifikuara gjenetikisht, varferia qe po shtohet, ulja e vlerave minerale te tokes, prirja gjenetike, kthimi I mjekesise dhe farmaceutikes ne industri fitimprurese per elitat, etj, etj.

    Reply
  • Dhe kjo shtetit rus i kushton 3 mijë dollarë. says:
    December 27, 2024 at 10:22 am

    Po shkencaret shqiptare, ckane bere ? !!!
    — marrin rroga, dhe i fusin nga nje pilaf

    Reply
  • Devolli says:
    December 27, 2024 at 10:30 am

    Rusia është shumë përpara në shkencat e imunoterapisë . Vaksina SPUTNIK kundër kovidit , ishte vaksina që jo vetëm doli e para në botë , në kohë rekord, por ishte vaksina më efikase nga gjithë të tjerat që u prodhuan në atë kohë . Veç asaj , nuk kishte asnjë fenomen anësor dhe pasoja negative .

    Reply
  • tirana says:
    December 27, 2024 at 10:37 am

    Se si mund te jape “sihariqe” nje fizikante per mjekesine, vetem “Profesorati” i shquar Shqiptar e di?!
    Per me teper qe vjen nga Fakulteti i Shkencave ku ka 3 “Presore” per 1 student.

    Reply
  • Phoenix says:
    December 27, 2024 at 12:03 pm

    ” Vaksinat ” e Covid, ishin nje krim monumental kunder njerezimit. Si mund tu besohet me ketyre qe te te kurojne, pasi kane masakruar miliona ne Bote qe pas 2021. O Milet, nxirreni koken nga bytha dhe zgjohuni! Keta kane nje axhende shpopullimi. Besojuni brockullave te tyre, dhe te jeni te sigurt se do ju cojne ne varr para kohe, me qetesi e dashuri. Une personalisht nuk ndjej asnje keqardhje per vitimat e Vaksinave. U paralajmeruan, por nuk degjuan. Besuan qeverite e korruptuara dhe Mediat e shitura te axhenda.

    Reply
  • Tellalli says:
    December 27, 2024 at 12:46 pm

    To Phoenix në një vrimë i bije fyellit , na çave trapin me “no vaksin” tënd . Nëqoftëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin nga covid , kushedi sa qindra milionë do të vdisnin akoma .

    Reply
  • Tanush says:
    December 27, 2024 at 2:46 pm

    Immuno-therapia e personaizuar apo Adoptive immunotherapi, qe jane perfshire ketu dhe tageted immunotherapy jane lloje specifike te immunotherapise. Immuoterapia ka disa vite qe aplikohet ne perndim, por keto forma me te specifikuara po behen kerkime shkencore dhe rezultatet jane premtuese. Kas disa kilnkika ne perendim qe kane filluar te applikojne,

    Po ashtu dhe nanotherpay qe eshte perdorimi i naontransportierve per dergimin e kimios drejt te qelizave kanceroze.
    Po ashtu ne UK ka fillur trajtimi me vaskina per kancerin e mushkrise.

    Zonja profesorshe me duket se nuk qenka e dijeni te plote te kerkimeve shkencore dhe tratjimeve te fundit te semundjes se kancerit qe behen ne perndim, Po ashtu Rusia, pavarsisht ndarjes politike, bashkpunimi shkeconcor ne fushen e shendetiti ka vazhduar dhe eshte ne te njejtat hapa.

    Reply
  • Tani says:
    December 27, 2024 at 2:55 pm

    Falë vaksinave nuk u shpopullua bota o trap no vax

    Reply
  • Esati says:
    December 27, 2024 at 3:27 pm

    Marrëzi të botës së tretë me të cilin do vdesin më shumë shqiptarë. Mjekësia ruse dhe indiane është 30 vjet mbrapa, këto pallavra televizionesh pa pikë përgjegjësie duhet të pushojnë sa më shpejt.

    Reply
  • Tellalli says:
    December 27, 2024 at 4:19 pm

    Jo mjekësia , por në asgjë rusët nuk janë më mbrapa se Europa . Politika është tjetër gjë .

    Reply
  • Babushi says:
    December 27, 2024 at 8:05 pm

    Neve buken e bejme me miell qe vjen nga Serbia.
    Marketet tona jane mbushur me produkte serbe.
    Na ushqen armiku me i madh kemi.
    Apo s’kemi AKU neve per te zbuluar lendet kancerogjene
    Mjere neve ku ku jemi katandisur.
    Mjere rinia dhe femijet tane.

    Reply
  • Babushi says:
    December 27, 2024 at 8:08 pm

    Neve buken e bejme me miell qe vjen nga Serbia.
    Marketet tona jane mbushur me produkte serbe.
    Na ushqen armiku me i madh qe kemi.
    Apo s’kemi AKU neve per te zbuluar lendet kancerogjene
    Mjere neve ku ku jemi katandisur.
    Mjere rinia dhe femijet tane.

    Reply
  • Xhela says:
    December 27, 2024 at 9:38 pm

    Qeshtjen e promil qe ishte pervjedh gabimisht por qe me fjal eshte shpjeguar mie, por Artani ka bere nje shpjegim te qarte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?