Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit
KronikeKryesore

Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit

Published: October 15, 2022
Shpërndaje

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka lejuar kandidimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të dy kandidatëve Ardian Dvorani dhe Genti Ibrahimi. Deri tani kandidimi për Ibrahimin është mbajtur pezull për shkak të një problemi me pasqyrimin financiar. KED kërkoi ekspert për të ardhurat e shpenzimet dhe pas raportit të ekspertit është dhënë dakordësi për kandidaturën.

‘Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese zAltin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.’- njofton KED.

- Publicitet -

Aktualisht Dvorani aktualisht mban postin e gjyqtarit ne gjykatën e apelit administrativ, ndërkohë që më parë ka qenë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Dvorani pak kohë më parë mori edhe çmimin si njeriu i vitit 2021 në luftën ndaj korrupsionit nga departamenti i shtetit për Shqipërinë.

Dvorani u vë në qendër të debatit politik në vendin me përplasjen që pati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Dvorani u kallëzua nga Meta për falsifikim ndërkohë që SPAK pushoi akuzën për mungës provash. Debati dhe përplasja Meta-Dvorani u bë për çështjen e listës për në Gjykatën Kushtetuese kur gjyqtari drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • zgalem says:
    October 15, 2022 at 1:41 pm

    Nga sa kam ndjekur ne shtypin shqiptar , Dvorani , mbetet nje figure e prere , per drejtesi te kulluar , si pak kush ne Shqiperi . Votimet e tij , ne procedurat e gjykates se Larte , do te permenden gjate si model i drejtesise se kulluar . Te punosh ne Drejtesi nuk mjafton vetem vullneti i hekurt , por dhe shembulli personal . Kam pasur shoqeri , me gjyqtarin e ndjere , Kleanthi Koci . Propoganda , thoshte Kleanthi , flet , per shembull personal , por kjo mbetet propogande , po qe se ky shembull , nuk zbatohet nga njerzit e drejtesise . Ne ditet e para te demokracise ndermori shume nisma , per te ribere gjyqet fasade te diktatures . ndermori nismen , per anullimin e fasades , per bomben ne ish Ambasaden sovjetike . Per modelin personal te Gjyqtarit Koci , flasin ish koleget . Dvorani , eshte nje k. Koci i diteve te sotme . Zgalem

    Reply
  • Buda says:
    October 15, 2022 at 2:20 pm

    Une nuk uroj juristin me nivel te larte profesional dhe dinjitet moral Ardian Dvoranin, pasi e kam propozuar per President te Republikes, por uroj Këshillin e Lartë te Drejtësisë, qe me ne fund po e ngre nivelin profesional te Gjykates Kushtetuese.

    Reply
  • info analitike says:
    October 16, 2022 at 2:26 am

    Qe te dy nuk duhet te jene pjesë e drejtësisë sepse tashme jane te kompromentuar profesionalisht. Emetrmi i tyre ,qe me shume gjasa do te ndodhe, konfirmon akoma me tej kapjen e drejtësisë nga banda kriminale rilindjote

    Reply
  • Berisha-Monument kulture i mbrojtur nga SPAKU-i i Arben Krajes?! says:
    October 16, 2022 at 8:51 am

    Qe te dy keta gjyqtare jane nga figurat me te spikatura qe e meritojne plotesisht detyren e gjyqtarit te GJK.Ne vecanti Ardian Dvorani me fame pozitive nderkombetare dhe i vleresuar per kete edhe me cmim nga Departamenti i Shtetit.Por edhe zoti Ibrahimi eshte jashtezakonisht pozitiv dhe e meriton vleresimin e bere nga KED.Dhe kur mendon se ne GJK ka fytyra si Xhaferllari apo Bejtja qe te bejne per te vjelle, kur mendon se kush gjykon atje apo se si u fut Xhaferllari nga dritarja ne GJK nga spioni Meta-j,duke penguar me metoda mafioze kandidaten Arta Vorpsi te miratur nga parlamenti, diferenca midis Dvoranit e Ibrahimit me ato eshte si nata me diten.Bravo KED-it per vleresimin.Me ne fund po shkojme drejt konsolidimit te organeve qendrore te drejtesise dhe kjo vlen si per KED ashtu dhe per organet gjyqesore si GJL apo GJK.Mbase arrihet pastrimi dhe i SPAKUT e venia e tij ne lartresine e duhur pas largimit te Krajes,puna e te cilit fatkeqesisht nuk i kaloi pritshmerite ashtu si dhe Llalla dhe qe te dy bashke perbejne marionetat e spionit Meta-j e te shantazhuarit e Berishes. Se fundi,te shpresojme qe Taulant Balla e Edi Rama ta mbajne fjalen e te depozitojne ne parlament te shumepriturin ligj per spiunet e fshehur si puna e Metajt me dy mbiemra,sepse po degjojme se Like Floriri,spioni i famshem ish president paska materiale dhe shantazhon Taulant Ballen.Te jete e vertete valle? Kjo te jete aresyeja qe megjithese Taulanti tha se brenda 10 ditesh do e paraqesin ligjin , ka kaluar muaji dhe asgje s’po paraqesin? Ky po qe eshte skandal,qe Spiuni Metaj ben akoma ligjin ne kete vend dhe shantazhon e kercenon kedo qe i permend emrin!Turp!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Komentet e Fundit

  1. Vurko on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?