Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në një postim në Facebook më 10 maj. “Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, shtoi deklarata.
Megjithatë, urdhri i komisionerit u shpërfill gjerësisht në hapësirën digjitale.
Sipas të dhënave nga Libraria e Reklamave Politike të kompanisë “Meta” – pronare e platformave Facebook dhe Instagram, dhjetëra kandidatë për deputetë dhe Partia Demokratike në opozitë, sponsorizuan reklama gjatë ditës së zgjedhjeve.
Thyerja e heshtjes zgjedhore ishte vetëm një nga qindra shkeljet të evidentuara nga BIRN të Kodit për Fushatën Digjitale – një mekanizëm vetërregullues i nënshkuar nga partitë kryesore pjesëmarrëse në garën elektorale, përfshirë shpërndarja e materialeve dezinformuese të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe përdorimin e profileve false me origjinë nga vende aziatike për të gjeneruar amplifikim të postimeve në media sociale.
Partia Socialiste në pushtet siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke marrë 83 nga 140 deputetë në legjislaturën e ardhshme parlamentare. Rrjetet sociale – në mënyrë të veçantë Facebook dhe Instagram, luajtën një rol protagonist në fushatën zgjedhore dhe u përdorën gjerësisht nga partitë dhe kandidatët për të transmetuar ofertat e tyre politike.
Shkelja e heshtjes zgjedhore
Sipas Kodit Zgjedhor, dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Kodi dikton se në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera të subjekteve zgjedhore. Subjektet zgjedhore që thyejnë heshtjen sanksionohen me gjobë 500 mijë lekë.
Por kërcënimi i sanksioneve duket se nuk i ka trembur kandidatët dhe as partitë politike.
Sipas të dhënave të Librarisë së Reklamave, 77 kandidatë për deputetë dhe Partia Demorkatike, transmetuan 344 reklama politike gjatë ditës së zgjedhjeve, duke shpenzuar vetëm më 11 maj të paktën 5,553 dollarë.
Vetëm Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shpenzoi 3638 dollarë për 17 reklama politike në Facebok dhe Instagram gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare.
Shumica e kandidatëve për deputetë që e shkelën heshtjen zgjedhore i përkasin Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore të udhëhequr nga Partia Demokratike (40%), ndjekur nga Partia Socialiste (36%) dhe Partia Koalicioni Euro-Atlantik (13%).
Në total, gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e zgjedhjeve, kandidatët dhe partitë politike shpenzuan më shumë se 193 mijë dollarë për reklama politike në Facebook dhe Instagram, nga të cilat 80,098 dollarë u shpenzuan nga koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike dhe kandidatët e tij për deputetë.
Në të njëjtën periudhë të fushatës, kandidati me shpenzimet më të larta për reklama në platformat e META-s ishte Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, i cili shpenzoi rreth 17,842 dollarë. Pas tij renditej Belind Këlliçi nga Partia Demokratike me një shpenzim prej 7,844 dollarësh për reklama politike.
Përdorimi joetik i Inteligjencës Artificiale
Nëpërmjet nënshkrimit të Kodit për Fushatën Digjitale, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet 11 majit u angazhuan për përdorimin etik dhe transparent të teknologjisë në fushatë, duke përfshirë edhe Inteligjencën Artificiale, si dhe të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese.
Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet monitorimit të mediave sociale të kandidatëve për deputetë, tregojnë që angazhimet e marra nuk u respektuan. Në mënyrë të veçantë, kandidatët përdorën gjerësisht materiale të prodhurara me Inteligjencë Artificiale për të sulmuar rivalët politikë gjatë fushatës.
Vetëm gjatë gjysmës së dytë të fushatës, BIRN regjistroi 171 shkelje të Kodit nga kandidatë dhe parti politike nga i gjithë spektri politik.
Shumica e shkeljeve të regjistruara vinin nga Partia Socialiste në pushtet, duke përbërë 72% të rasteve. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike ishte përgjegjës për 19% të shkeljeve, ndërsa koalicioni ‘Nisma – Shqipëria Bëhet‘, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, përbënte 5%.
Shkeljet e regjistruara nga Partia Socialiste shënuan një rritje në fazën e dytë të fushatës, ndërsa afrohej dita e zgjedhjeve, krahasuar me dy javët e para të monitorimit.
Fushata nga ‘Palët e Treta’
Gjatë fushatës zgjedhore, përveç partive politike, në rrjetet sociale bënë propagandë elektorale edhe palë të treta – profile kryesisht anonime, të cilat edhe pse nuk janë të lidhura formalisht me një parti politike apo kandidat, mbështesin subjekte zgjedhore të caktuara ose sulmojnë rivalët e tyre.
Monitorimi i mediave sociale zbuloi se të paktën 19 faqe Facebook-u ose profile Instagrami operuan si ‘palë të treta’ gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, duke shpërndarë postime dhe reklama në favor të disa subjekteve politike.
Më aktivja mes tyre ishte një profil i titulluar ‘Team Edi Rama,” me faqe në Facebook, Instagram dhe TitkTok, i cili bëri një fushatë reklamash në mbështetje të Partisë Socialiste.
Vetëm në Facebook, kjo faqe e themeluar më 19 mars – në prag të hapjes së fushatës elektorale, arriti të siguronte më shumë se 4.6 milionë shikime në videot e saj deri më 11 maj. Një pjesë e reklamave të kësaj faqe u publikuan pa shënim shpjegues për financuesin (disclaimer), ndërsa pjesa tjetër përmbanin një adresë email të Partisë Socialiste.
Një tjetër problematikë e konstatuar gjatë fushatës, ishte dhe përdorimi i bot-eve – profileve false për të amplifikuar në mënyrë joautentike përmbajtjen në Facebook. Vetëm gjatë intervistës së fundit të kryeministrit Edi Rama, qindra profile nga preardhje nga vendet aziatike, kryesisht nga Vietnami, u angazhuan duke postuar komente identike në faqen e tij në Facebook.
Mua me çuditi nje konference shtypi e OSBE dhe qe e transmetonte nje tv Syri. Per çdo probleme nje ngrinin ata persona, thoshnin se ne jemi vezhgues nuk jemi hetues , por nga ana tjeter deklaronin seicili se te gjitha sa thoshnin u a kishin thene njerezit qe kishin takuar dhe pyetur. Pra keta vezhgues kishin marre te dhena nga shqiptaret apo s’e di se nga kush dhe i deklaronin ne nje konference shtypi. Pse ky eshte roli OSBE-se?! Me çuditi dhe te folurit e tyre, dukej sikur kishin ardhe ne Shqiperi me nje mision te percaktuar nga dikush dhe ne emer te nje organizate europiane çfaqnin mendime te pa bazuara dhe kontrolluara fare, sikur Shqiperia te ishte nje koloni qe keta po e exploronin nepermjet vendasve. Me duket se sa me shume organizata qe krijohen per paqen dhe sigurine aq me keq shkojne problemet, lufta behen me prezente dhe paqja s’ka per te egzistuar kurre. Keto organizata jane kthyer ne perfituese per veten e tyre dhe pellcasin llafe me vend e pa vend dhe nuk administrojne asgje nga detyra qe mund te kene. Pra monitorimi OSBE eshte i orjentuar dhe i kontrolluar nga dikush dhe si duket paguhen per fjalet qe thone njesoj si nje gazetare qe degjova mbreme dhe me kulture dhe edukat, me respekt per shikusin, u thoshte se keto zgjedhje ishin “shkerdhate” ! Nuk e di keta njerez kush i paguan dhe pse pranohen ne komunikim me publikun. Jo me kot sot ka zera shume se kjo forme e organizimit te shoqersise njerezore me kete lloj qe e quajne demokraci dhe pluralizem mendimi e politike ,ka bere boten qe te jete e pa sigurte dhe amorfe deri sa ta shkermoqin fare. Njerezia pati nje zhvillim shume te madh kur seicili ishte i lire ne veten e tij, por nuk ishte shkaterrues dhe shantazhues per komunitetin. Tani ne vend te skallopronarit, kemi organizata qe emerohen, ne vend te autoritarit , kemi media banale me njerez banale dhe qe nuk kane fre, pra koncepti i jetes sot eshte kthyer ne banalitet fare dhe asgjesues. Nga injornaca e shpellave, ne modernitete dhe shkence, dhe tani nga moderniteti ne çthurje totale dhe asgjesim te jetes shpirterore. Me sa shikoj edhe futja ne BE eshte e kot, por dhe rruge te tjera nuk ka kur s’ke fuqi: hap shalet e shtriu tani! Kapitalizmi pati nje zhvillim te madh kur kishte perballe socializem-komunizmin qe i thone, por me zhdukjen e ketij, shikoni se ç’po ndodh. S’e nje derri te zotin dhe bota eshte kthyer amorfe deri ne zhdukjen e saj. I pa fuqishmi ngeli vetem te shtrihet me kembe perpjete. E prishen, e shkaterruan, e vrane njeriu duke ja hequr te gjitha cilesite qe fitoi qe nga lindje e tij mbi toke. Flasin me imagjinaten e asaj qe kane detyren per tu shprehur dhe marrin parate. DIkur pina ishte e barabarte me F x S, por sot ky parameter nuk vlen me. I rrezojne parametrat me jo fakt, por me forcen e tutorit.