Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët
Rajoni

Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët

Published: April 18, 2024
Shpërndaje

Vendosja e Fredi Belerit, të dënuar me dy vite burg për blerje votash është një ndër 42 emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokracia e Re, për mediat greke është një lëvizje e Mitsotakis për të marrë votat e ekstremit të djathtë. Por sa reale është mundësia që Beleri të zgjidhet dhe çfarë mund të ndodhë nëse i merr votat?

Vendimi i Partisë qeverisëse në Greqi për të pasur mes kandidatëve për eurodeputet Fredi Belerin në burg në Shqipëri për blerje votash, vijon të jetë në qendër të lajmeve të mediave më të rëndësishme greke.

Protothema e konsideron kandidaturën e z. Beleri për efekt elektoral nga ana e Kryeministrit Mitsotakis, i cili po tenton të marrë sa më shumë vota nacionalistësh dhe ekstremistësh të djathë. Protothema shkruan se vendosja mes 42 kandidatëve të partisë ‘Demokracia e Re’ trazoi ujërat e brendshme partiake, megjithatë ishte ndoshta një nga të paktat herë në një kohë të gjatë që qeveria arriti të vendoste axhendën me debatin publik që rrotullohej rreth fytyrës së Belerit. Analistë të njohur grekë shkruajnë se pjesa thelbësore e kandidimit ka të bëjë me përgjigjen ndaj reflektimit të shumë njerëzve në kampin blu, nëse Demokracia e Re po ecën në mënyrë të njëanshme drejt qendrës. Sipas prestigjiozes greke Protothema zgjedhja e tij mund të ketë edhe një mesazh simbolik, “pasi ka mundësi që në muajt në vijim zoti Beleri të qëndrojë në burg si eurodeputet i zgjedhur”Ndërsa media tjetër greke Kathimerini shkruan këtë të enjte se mënyra se si Beleri do ta bëjë fushatën është një problem, për shkak se nga burgu i Fierit nuk mundet. Në këtë vështirësi praktike, familja e tij është thirrur të gjejë një zgjidhje. Sipas gazetës për momentin është menduar që djali i Belerit të mbajë mbi supe barrën e fushatës duke bërë takimet nëpër Greqi, ku pritet të lexojë mesazhet e të atit, të regjistruara ose të shkruara. Sigurisht duke mos harruar rrjetet sociale dhe mesazhet e politikanëve të tjerë të lartë të ‘Nea Demokratia’ në Greqi.Por a mund dhe si mund të zgjidhet Beleri eurodeputet?

- Publicitet -

Fredi Beleri është në mesin e 42 kandidatëve të djathtë për eurodeputet në Greqi ndërsa Greqia mund të dërgojë vetëm 21 të tillë në Parlament. Vetë ‘Demokracia e Re’ e Kyriakos Mitsotakis ka vetëm 8 përfaqësues, të zgjedhur para 5 viteve në 2019-n. Pra Fredi Beleri do t’i duhet të marrë vota pëlqyese dhe të renditet mes më të votuarve të partisë qeverisëse. Eurodeputeti i tetë që është zgjedhur legjislaturën e kaluar nga ‘Demokracia e re’ ka marrë mbi 195 mijë vota. Se sa Beleri do të jetë i aftë të marrë rreth 200 mijë vota të qytetarëve grekë kjo duket si një sipërmarrje shumë e vështirë.

Çfarë ndodh nëse Beleri zgjidhet eurodeputet?

Nëse Beleri fiton mandatin si eurodeputet atëherë për të shpallur zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Himarës nuk do të ishte e nevojshme pritja e një vendimi të formës së prerë të Apelit të GJKKO. Beleri do të hiqet përfundimisht dorë nga betimi për kryetar në Himarë. Ligji ynë ndalon që një kryetar bashkie të jetë deputet.
Dënimi me formë të prerë për blerje votash për Belerin do të ishte vetëm një ‘dhimbje’ koke e qeverisë greke se si ta justifikonte se si një të dënuar për krim elektoral e bën një ligjvënës të Bashkimit Evropian.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?