Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kanë marrë 93 milionë euro, por INSTAT thotë se vetëm 2% e mbetjeve u trajtuan nga inceneratorët më 2021
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kanë marrë 93 milionë euro, por INSTAT thotë se vetëm 2% e mbetjeve u trajtuan nga inceneratorët më 2021
EkonomiKronikeKryesore

Kanë marrë 93 milionë euro, por INSTAT thotë se vetëm 2% e mbetjeve u trajtuan nga inceneratorët më 2021

Published: September 23, 2022
Shpërndaje

Prej së paku katër vitesh tre inceneratorët, i Elbasanit, Fierit dhe tani ai i Tiranës renditen në krye të listës së investimeve qeveritare për nga vlerat e larta të financimit, por duket se ato nuk i kanë shërbyer aspak qëllimit për të cilin janë investuar taksat e shqiptarëve.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT treguan se gjatë vitit 2021, vetëm 2 për qind e mbetjeve të gjeneruara në shkallë vendi u përpunuan nëpërmjet inceneratorëve.  Kjo përqindje është shumë e ulët në raport me financimet që janë akorduar nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.

Sipas të dhënave të thesarit nga Ministria e Financave, pagesat progresive për inceneratorët deri në fund të gushtit kanë arritur një vlerë prej 11.4 miliardë lekë ose rreth 93 milionë euro.

- Publicitet -

Pa nisur pagesat për inceneratorët qeveria shpenzonte afërisht 3 milionë euro në vit për  menaxhimin e mbetjeve urbane. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2015 programi i menaxhimit të mbetjeve urbane u financua me 400 milionë lekë rreth 3 milionë euro.

Në buxhetin e këtij viti programi buxhetor për financimin e mbetjeve urbane është  në vlerën 1,7 miliardë lekë, por mbi 70 për qind e shumave shkojnë për financimin e inceneratorëve.

Në vitin 2021 u ricikluan 18,8 % e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,1 %. INSTAT raportoi se në vitin 2021 janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjetike rreth 2 % e sasisë gjithsej. Më 2020 janë përpunuar vetëm 1 % e mbetjeve gjithsej nga inceneratorët.

Në vitin 2021 rezulton të jenë menaxhuar rreth 875,105 mijë tonë mbetje urbane. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2021 është 311 kg/banor, nga 369 kg/banor që ishte në vitin paraardhës

Në vitin 2021, janë gjeneruar gjithsej rreth 955 mijë tonë mbetje urbane, ndërkohë në vitin 2020 kjo shifër ishte rreth 1,1 milionë tonë. Mbetjet të pa menaxhuara në raport me sasinë totale të mbetjeve të gjeneruara në vitin 2021 janë 2,3 % më pak se në vitin 2020

Sakaq projektet e inceneratorëve janë hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në një nga deklaratat zyrtare mbi hetimin ka njoftuar se, nga hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Tabelat nga INSTAT: 

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Duhen pronare tjere plehrash says:
    September 23, 2022 at 8:15 am

    Plehrat shihet se perpunohen nga plehrat.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 23, 2022 at 9:07 am

    uau, këta skan gale fare. të vjedhin sy për sy dhe pastaj thon se bëm ne. ça duhet bër o popull.
    ngf
    ngrihuni bëni revolucionin

    e shat ca vjet Enver Hoxhën deri në 97, pastaj e kuptuat dhe ratë përsëri në dashuri

    Reply
  • Gjush akullorja says:
    September 23, 2022 at 9:52 am

    Per inceneratoret e meriton Saliu burgun. Qeveria ska te beje fare.

    Reply
  • Edi Rama says:
    September 23, 2022 at 10:51 am

    Saliu mori ate qe meritonte. U shpall Non Grata: Tani le te shikojme nga e ardhmja.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 23, 2022 at 3:10 pm

    Jepi Ramut, para per tendera te rinj, ka qef shqiptari te vuaje burgjeve dhe te vritet rrugeve per kontrabande.
    Te duron ky popull, qija nenen

    Reply
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    September 23, 2022 at 8:08 pm

    po si e durojm kët qen ne ore.
    pse nuk ngrihemi ta rrlzojmë pushtetin e oligarkisë borgjeze
    pse të.mos ndërtojmë qeverin e shqiptarëve bazuar në këshilla sovjetike dhe demokratikr
    duhet bërë patjetër revolucioni
    revolucioni marshon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
  • Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. TITI on VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  3. Vurko on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  4. Protestuesi on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. demo on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?