Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kapet në Prizren autobusi nga Shqipëria me 120 kg kanabis
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kapet në Prizren autobusi nga Shqipëria me 120 kg kanabis
AktualitetKronike

Kapet në Prizren autobusi nga Shqipëria me 120 kg kanabis

Published: November 22, 2025
Shpërndaje

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë goditur një tjetër tentativë për trafik narkotikësh në hyrje të Kosovës. Në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, doganierët kanë ndaluar një autobus që vinte nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer. Pas dyshimeve të para, mjeti është shoqëruar drejt objektit të Doganës në Prishtinë për një kontroll të imtësishëm.

Në proces janë përdorur skaneri si dhe njësia K9 e Policisë së Kosovës. Gjatë kontrollit, në pjesë të fshehura të autobusit, zyrtarët kanë zbuluar rreth 120 kilogramë narkotikë të llojit kanabis, të ndarë në pako të shumta dhe të përgatitura për transport. Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës dhe i gjithë materiali i sekuestruar i është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale. Sipas shefit të Njësisë Antikontrabandë, Bekim Shala, dyshimet fillestare lindën gjatë një kontrolli rutinë në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit.

“Ne, si Njësi Antikontrabandë, gjatë kontrollit të rregullt në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit, kemi ndalur këtë autobus. Gjatë kontrollit rutinë kemi dyshuar, pasi autobusi nuk kishte udhëtarë dhe gjithashtu kemi dyshuar edhe te shasija e automjetit që mund të ishte e falsifikuar”, deklaroi Shala.

- Publicitet -

Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrjetin e mundshëm të transportit dhe destinacionin final të lëndës narkotike.Ky operacion vjen vetëm pak javë pas një tjetër rasti të ngjashëm, ku dogana dhe policia sekuestruan një sasi të madhe droge në një aksion të koordinuar me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, duke ngritur shqetësimet për një rritje të tentativave për trafikim përgjatë kësaj rruge.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën
  • Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  • UEFA i shpall luftë totale FIFA-s: Do të bojkotojmë çdo kompeticion derisa Infantino të bëjë një hap pas
  • Propozimi i PD-së për Reformën Territoriale: 100 bashki dhe 6 rajone
  • Propozimi i PS për ‘Territorialen’, cilat janë bashkitë që shkrihen

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?