Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Karagjozët e TikTok-ut u eksituan pas aksidentit te TEG-u, tregonin shpejtësinë në video”, Gonxhe: Po i gjurmojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Karagjozët e TikTok-ut u eksituan pas aksidentit te TEG-u, tregonin shpejtësinë në video”, Gonxhe: Po i gjurmojmë
AktualitetKronike

“Karagjozët e TikTok-ut u eksituan pas aksidentit te TEG-u, tregonin shpejtësinë në video”, Gonxhe: Po i gjurmojmë

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me ndryshimet e reja të kodit rrugor të cilat janë ndërmarrë me synimin për parandalimin e aksidenteve.

Sipas tij kodi rrugor në Shqipëri ka mbetur mbrapa në kohë dhe se për të kryer ndryshimet që i nevojiten duhet shumë punë dhe studime.

Gonxhe tha se pas aksidentit tragjik pranë TEG-ut, ka pasur një psikozë kolektive të të rinjve në TikTok që kanë shfaqur shpejtësitë e tyre në video, të cilët sipas tij po identifikohen dhe po gjurmohen.

- Publicitet -

Ai shtoi më tej se aksidentet e javëve të fundit në vend kanë ndodhur edhe për shkak të disa problematikave si në rastin e Kavajës, ku një makinë ra në kanal në një rrugë pa barriera apo tabela, gjë që sipas tij është përgjegjësi e autoriteteve vendore.

“Kemi bërë një diskutim të gjatë me bashkëpunëtorët tanë, kemi që në korrik që diskutojmë në komisione parlamentare ndryshime. Kodi është shumë i madh dhe kërkon më shumë punë me studime dhe parashikime për një ndërhyrje të fortë. Kodi ynë rrugor ka mbetur pak mbrapa në kohë, është pak i prapambetur.

Nuk mund të parashikojmë ato që ndodhën në javët e fundit. Për t’iu kthyer ngjarjeve në javët e fundit, sepse ato tregojnë shumë. Ka një psikozë kolektive dhe pati një antisjellje nga një numër “karagjozësh” TikTok-u që u eksituan pas aksidentit dhe tregonin shpejtësinë në video. Këto adresa po identifikohen dhe ende po gjurmohen, do i shkojmë deri në fund.

Aksidenti në Dibër që ndodhi, i biri i merr mjetin të atit që ka humbur lejen, i biri pa leje merr mjetin dhe aksidentohet dhe vdes pasagjeri i tij në moshë të re. Këtu kemi një nga modelet më të këqija te një i ri, është vetë familja. Vijojmë te gruaja në Kavajë që ra në kanal, nuk e di cili autoritet mbulon atë kalim, ka mungesë përgjegjësie, askush nuk tha a mund të ketë një kalim mbi kanal me ujë pa asnjë tabelë apo mbrojtje. Ajo nuk ka qenë duke shpejtuar dhe ka dalë nga ky kalim pa barriera duke rënë. Çdokush mund të binte nga kjo rrugë.

Përgjegjësia institucionale bazohet në statistika, një investigim deri në fund dhe më pas marrim masa. Ne kemi 33% më pak aksidente në moshat nën 25 vjeç nga viti 2018. Nga kjo pikëpamje çdo drejtor do ishte i lumtur. Viktima nxirret video në TikTok duke i dhënë makinës me një gisht në Unazë, këtu kemi me abuzim të ligjeve të fizikës. Nuk është çështjes sinjalistike nga kjo pikëpamje”, u shpreh ai.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. Kadiu on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. Anonymous on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  3. https://admiralzavod.com on 1.3 mld euro parashikohen të mblidhen për 35 vjet nga tarifa e kalimit në Thumanë-Kashar
  4. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?