Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kartela e Traumës, mjekët: Lear Kurti mbërriti i vdekur në spital, bëmë maksimumin, por nuk reagoi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kartela e Traumës, mjekët: Lear Kurti mbërriti i vdekur në spital, bëmë maksimumin, por nuk reagoi
KronikeKryesore

Kartela e Traumës, mjekët: Lear Kurti mbërriti i vdekur në spital, bëmë maksimumin, por nuk reagoi

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

6 bluza të bardha të spitalit të Traumës, infermierë, ndihmës mjekë dhe mjekë të turnit të tretë më 19 tetor po pyeten nga prokuroria në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti.

Në deklarimet e tyre mjekët janë shprehur se i kanë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i dhënë ndihmën mjekësore sipas protokollit, por i riu nuk ka pasur shenja jete kur mbërriti në spital.

Ndërkohë edhe në kartelën e spitalit të Traumës shënohet që i riu ka mbërritur i vdekur, ndryshe nga sa policia ka deklaruar deri më tani, se e çoi Lear Kurtin në Tiranë me shenja jete.

- Publicitet -

Sipas prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Lear Kurti ndërroi jetë nga arresti kardiak si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti një qese me kokainë kur po ndiqej nga policia.

Vrasja e Lear Kurti është mbuluar me mister. Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kontradiktore që kanë pasur në fillim mes policisë, AMP-së si edhe spitalit të Traumës. Opozita dhe familjarët hedhin akuza se i riu është dhunuar në komisariat, e ndërsa ditën e sotme, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë duke konfirmuar se në stomakun e Lear Kurtit është gjetur qese me gjurmë kokaine.

Sipas ekspertizës, Lear Kurti, ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit nga arresti kardiak që iu shkaktua si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti qesen me kokainë, veprim që mendohet ta ketë bërë nga frika se mos e kapte policia me drogë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Aldrin says:
    October 26, 2022 at 2:27 pm

    Ne vrap e siper gelltiti nje qese me kokaine.
    Ne nuk kemi pare vetem momentin e “gelltitjes”, dhe e pame kur vraponte, dhe nuk pame as momentin kur policia po i jepte “ndihmen e pare”. Vetem i shtrire ne rruge,.dhe pa shenja jete. Ne ije i duket shenja e dhunes. Gelltiti qeska, jo nje po dy,

    Reply
  • intelektuali says:
    October 26, 2022 at 5:07 pm

    SHTEPIA E VERDHE NE BURREL KA RILINDUR NE KOMISARIATIN E POLICISE NE TIRANE

    Ne fillim ishte nje qese, pastaj dy, ne fillim kasapet e policise Rrumbullake te kriminelit Ardian Veliaj ne unison me prokurorine e Aranit Celes deklaruan se s’kishte dhune, pastaj geltiten mutin e demagogjise se hedhur dhe hapen ceshtje penale per policet militante te Rilindjes Enveriste, autosine kasapet e traumes e bene duke ja hapur barkun viktimes ne terrin e nates, ne panik se mos dilte e verteta e vrasjes me paramendim, pa pranine e familjareve dhe te avokatit, keto mashtrime mafiozesh me pushtet do te sjellin serish prokurorin zvicerian Dick Marty ne Shqypni me nje raport te ri te ngjashem e ate me pare, ky prokuror i perfolur duhet te mare me vete edhe prokuroren fillestare Carla del Ponte,

    sepse:

    SHTEPIA E VERDHE NE BURREL KA RILINDUR NE KOMISARIATIN E POLICISE NE TIRANE

    Reply
  • edi says:
    October 26, 2022 at 8:33 pm

    Plasmasi nuk tretet e nuk çahet vete ne stomak, atehere si kamundesi qeqesja ishte e çare dhe bosh por kishte mbetur pluhur sa per te bere ekspertizen? Si ka mundesi qe ishte tretur gjithe ato doza dhe kishte mbetur akoma pak pluhur pa u tretur? Po qesja e dyte nga doli ,kush e pa dhe ku shkoi?

    Reply
  • TEMO says:
    October 27, 2022 at 8:51 am

    VINI RE:
    1-Vdes djali 34 vjeçar Lear Kurti nga gëlltitja e drogës në stomak,pasi nuk i ndaloi Policisë së Shtetit.Misteri vazhdon nga 19 Tetori pasi Sb kërkon ta përdori politikisht deri në 12 maj 2023 në zgjedhjet LOKALE.
    -Nëse viktima do ndalonte do ishte i gjallë dhe do pinte drogë përsëri.Policia atë detyrë ka.Të ndaloi çdo të dyshuarë.Nëse nuk e kap gjat ecjes-do quhej paaftësi e Policisë dhe do kishte pasoja nëse Drogaxhiu do përdorte DINAMIT NË SHTËPINË E S.BERISHËS.
    2.Kjo ngjarje është tipike me Klodian Rashën që nuk ndaloi dhe Gjykata e Saliut dënoi Policin.Këto skenare trembin Policinë e Shtetit për të cilën Sb fërkon duart,pasi nuk i kërcet as për Learin dhe as për Klodianin.Ai do pushtet me të vdekurit në 32 vite që nga 2 prilli 1991 Shkodër.
    -Zot: Ruaje popullin nga Hajduti e Krimineli shekullit Sb.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo
  • Fundjava sjell shi e shtrëngata, ulje temperaturash dhe breshër
  • Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  • Ngërçi me pagat, Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?