Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Katër këshilla nga psikologët për të qenë më të lumtur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Katër këshilla nga psikologët për të qenë më të lumtur
EnciklopediLifestyle

Katër këshilla nga psikologët për të qenë më të lumtur

Published: February 24, 2023
Shpërndaje

Lumturia është ajo që i duhet çdo njeriu për të qenë mirë dhe është pikërisht ajo që u duhet të gjithëve, sidomos në këto kohë.

Lowri Dowthwaite-Wlsh, psikologe ka ndarë katër këshillat e saj për të qenë sa më të lumtur. Lëvizja, duke i dhënë përparësi familjes dhe miqve, praktikimi i mirënjohjes dhe përqafimi i një kafshe shtëpiake janë të gjitha çelësi për të ndier kënaqësi.

Duke shkruar për “The Conversation”, ajo pohoi se njerëzit e lumtur priren të kenë marrëdhënie më të mira dhe shëndet fizik më të mirë.

- Publicitet -

Ajo ka ‘eksperimentuar’ me një sërë ndërhyrjesh të lumturisë dhe mirëqenies gjatë viteve të fundit për të mësuar se si të ndihmojë veten dhe të tjerët. Tani Dowthwaite-Walsh ka ndarë atë që mësoi gjatë rrugës.

Lëvize trupin

Personat që kanë një aktivitet fizik të mirë janë mburrur prej kohësh si persona që ndjejnë më pak ankth dhe kjo është mbështetur dhe nga studimet duke konfirmuar se ushtrimet e rregullta rrisin qetësinë, reduktojnë stresin dhe ulin rrezikun e depresionit.

“Të qëndroja ulur për periudha të gjata kohore nuk e bënë trupin apo mendjen time të lumtur. Kështu që fillova që të paktën të ecja 1 orë çdo ditë dhe ndryshimet i ndjeva menjëherë”, thotë psikologia.

NHS thotë se vetëm dhjetë minuta ecje e shpejtë çdo ditë mund të ndërtojë qëndrueshmëri, të djegë kaloritë e tepërta dhe ta bëjë zemrën tuaj më të shëndetshme.

Dhe një studim i vitit 2016 zbuloi se vetëm një stërvitje që nxit djersitjen është e mjaftueshme për të ndjerë efekte të rritjes së humorit.

Dowthwaite-Walsh shtoi se stërvitjet e moderuara dhe me intensitet të lartë, të cilat rrisin ritmin e zemrës, japin më shumë përfitime për rritjen e humorit.

Jepini përparësi lidhjeve sociale

Marrëdhëniet me partnerët, miqtë dhe familjen mund të ndikojnë vërtet në humorin tonë.

Dhe Dowthwaite-Walsh shkruan se hulumtimi më i fundit i lumturisë vërteton se është kështu.

“Lidhjet tona sociale janë të rëndësishme për sa i përket mirëqenies së përgjithshme dhe kënaqësisë nga jeta”, tha ajo.

“Të gjesh kohë për të folur, dëgjuar, ndarë dhe argëtuar me miqtë dhe familjen është një zakon që duhet t’i japim përparësi”.

Dowthwaite-Walsh tha se një studim i vitit 2019 zbuloi se njerëzit angazhohen më shumë me miqtë dhe familjen kur janë të pakënaqur dhe më pak kur janë të lumtur.

“Kjo mund të jetë sepse ne natyrisht kërkojmë ngushëllim dhe mbështetje për t’u ndjerë më të lumtur dhe për të ndjekur aktivitete të tjera kur jemi të lumtur”.

Praktikoni mirënjohjen

Shpesh thuhet se vlerësimi i asaj që keni mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të kënaqur.

Dhe Dowthwaite-Walsh thotë se praktikimi i mirënjohjes së përditshme, si numërimi i bekimeve ose renditja e gjërave gjatë ditës për të cilat jeni mirënjohëse, ndihmon të mendosh më pozitivisht dhe të ndihesh më e lumtur”, tha ajo.

Dhe t’u tregosh të tjerëve se je mirënjohës duke i falënderuar mund të ketë gjithashtu përfitime të mëdha, sipas një studimi të vitit 2018 nga shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë, Riverside.

Ata zbuluan se thjesht shkrimi i një letre falënderimi duket se ka një ndikim kaq të fortë në mirëqenien psikologjike sa mund të luftojë depresionin.

Kjo quhet “terapi mirënjohjeje”, duke shprehur qëllimisht falënderime, për shembull për prindërit, mësuesit ose miqtë për mbështetjen e tyre.

Kaloni kohë me kafshët shtëpiake

Kafshët shtëpiake janë një burim i madh gëzimi për shumë njerëz.

Dhe kalimi i kohës me kafshët tuaja shtëpiake është vërtetuar se rrit nivelet e serotoninës dhe dopaminës.

Jane Manno, psikiatre, tha se ecja, përkëdhelja apo edhe thjesht qëndrimi me qen ndihmon në rritjen e niveleve të hormoneve të lumturisë në tru, duke ngritur humorin e dikujt.

“Vetëm të qenit fizikisht pranë kafshëve çliron disa neurotransmetues pozitivë në tru”.

Dowthwaite-Walsh ndau këto mendime, duke i quajtur kafshët shtëpiake si pjesë përbërëse e rutinës për lumturinë e përditshme.

“Kafshët shtëpiake ofrojnë shoqëri, si dhe reduktojnë mundësitë e depresionit dhe ankthit”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?