Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Katër milionë euro, por asnjë investim. Koncesionari i dializës i sjell të gjithë në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Katër milionë euro, por asnjë investim. Koncesionari i dializës i sjell të gjithë në Tiranë
KronikeShendetesi

Katër milionë euro, por asnjë investim. Koncesionari i dializës i sjell të gjithë në Tiranë

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

Ishte planifikuar që kompania koncensionare e shërbimit të dializës të investonte mbi 4.2 milionë euro në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, e megjithëse kanë kaluar mbi 7 vjet nga firmosja e kësaj kontrate, këto investime nuk janë bërë realitet.

Në një raport për periudhën 2020-2022, Kontrolli i Lartë e Shtetit rendit disa shkelje që vijnë si pasojë e mosrespektimit të kontratës koncensionare, të cilat lidhen edhe me mungesën e shërbimit të dializës për pacientët që vuajnë nga problemet në veshka, nëse nuk janë në stadin më të rënduar të sëmundjes.

Shërbimin e dializës e përfitojnë pranë qendrave të koncensioanrit ku jetojnë, vetëm pacientët kronikë që vuajnë nga stadi i fundit i sëmundjes renale kronike. Ndërsa për pacientët që kanë raste akute të sëmundjeve të veshkave nuk mund të ofrohet shërbimi i dializës, pa kaluar më parë në një procedurë burokratike për marrjen paraprake të miratimit. Për këtë arsye, spitalet publike, pacientët me raste akute i dërgojnë për të marrë shërbimin e urgjencës në QSUNT.

KLSH raporton shkelje edhe lidhur me transportin e këtyre pacientëve, të cilët shpesh detyrohen të paguajnë kosto ekstra, edhe pse supozohet që të jetë spitali publik ai që kryen këto pagesa.

- Publicitet -

Vlerat e tarifave që i rimbursohen pacientit janë shumë të ulëta në krahasim me vlerën e transportit privat. Cilësia e transportit publik me autobus nuk siguron higjienën kaq shumë të kërkuar për këta pacientë si dhe në shumë rajone mungon transporti urban publik ndërqytetës. Më shqetësues është fakti se, sipas protokolleve mjekësore, pacientët që trajtohen me dializë u rekomandohet që të mos udhëtojnë në kushte të vështira dhe jo më shumë se gjysmë ore.

Nga auditimi u konstatua, se në rajonet e Matit, Bulqizës, Dibrës dhe Kukësit, nuk ka fare qendra për ofrimin e dializës. Pacientët nga këto zona janë të detyruar të udhëtojnë më shumë se njëqind kilometra për të marrë trajtimin në qendrën e Lezhës, gjë që rrit kostot dhe ngarkesën për këta pacientë. Edhe mungesa e mjekëve nefrologë në qendra, ngrihet si shqetësim nga KLSH, ndërsa ata që janë, punojnë si në publik, ashtu edhe në privat.

Në të gjitha grupet e auditimit, rezulton se, për monitorimin e protokollit të HD dhe të transplantit, nuk ka në përbërje mjek nefrolog, (specialistë të fushës), por vetëm mjekë të përgjithshëm, për rrjedhojë këto auditime nuk mund të jenë funksionale dhe efektive. Mungon një numër i saktë i mjekëve nefrologë në vend.

Koncensionari, i cili përcakton spitalet jopublike që marrin financim për paketat e shërbimeve të dializës, sipas raportit nuk janë bërë me konkurrim, gjë që rrit rrezikun për ngritjen e monopolit nga kompani të caktuara të spitaleve private.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasja te ‘Kodra e Diellit’, Prokuroria kërkon 47 vite për autorin
  • Reforma Zgjedhore, Komisioni i drejtohet OSBE / ODIHR-it për ekspertë ndërkombëtarë
  • SPAK merr në hetim zhdukjen e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, dyshime për përfshirjen e deputetes së PS
  • Nga armët bërthamore te nafta, tri marrëveshjet mes Trump, Putin dhe Xi në “Jaltën e re”
  • Ndryshim për të tretën ditë radhazi, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Komentet e Fundit

  1. Vl on Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
  2. Lili on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  3. Dajti on Refuzimi i shfuqizimit
  4. Lili on FOTO: Samiti në Kinë, Trump e quan Putinin “miku im”, kamerat fiksojnë oficerin rus me valixhen bërthamore
  5. ANA on Dënimi i dytë i Hashim Thaçit rikthen polemikat rreth Gjykatës së Hagës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?