Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kavajë/ Ekzekutohet me armë në lokal vëllai i Armando Gosës, që u vra në përleshje bashkë me kuksianin në muajin mars
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kavajë/ Ekzekutohet me armë në lokal vëllai i Armando Gosës, që u vra në përleshje bashkë me kuksianin në muajin mars
AktualitetKronikeKryesore

Kavajë/ Ekzekutohet me armë në lokal vëllai i Armando Gosës, që u vra në përleshje bashkë me kuksianin në muajin mars

Published: May 21, 2023
Shpërndaje

Vritet një person me armë në Kavajë, nën motive të dyshuara gjakmarrjeje. Ky është raportimi paraprak për të shtënat e dëgjuara në qytet. Mësohet se fillimisht objektivi i sulmit pas një sherri në lokal, mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:3o të mbrëmjes, në lagjen kryesore, teksa viktima ishte duke pirë kafen në lokal dhe autori i është afruar në befasi, i maskuar me kapele dhe syze sipas të dhënave paraprake, duke qëlluar me disa plumba shënjestrën nga distanca e afërt, teksa po pinte kafen në verandën e subjektit. Sipas ekspertëve, Arjan Gosa mori një oplumb vdekjeprurës në kokë, teksa besohet se i pranishëm në atë moment ka qenë edhe babai i tij.

Paraprakisht bëhet me dije se ka qenë një atentat me qëllime hakmarrjen, pasi viktima është identifikuar si Arjan Gosa, 48 vjeç. Ai rezulton vëllai i Armando (Edmond) Gosës, i cili u përlesh po në lokal me një të ardhur nga Kukësi që jetonte në Kavajë, Sali Rexha, e që gjithashtu mbeti i vrarë, në muajin mars të këtij viti. Gosa e qëlloi me armë në sy të fëmijës, kurse ai iu kundërpërgjigj me thikë. Shkaqet ishin banale, pasi Gosa nuk donte që një “malok” sipas tij të jetonte në Kavajë. Gosa njihej edhe si person problematik dhe me të kaluar kriminale. Rexha jetonte me qira prej muajsh në qytet, bashkë me familjen. Krimi ndodhi më 29 mars, teksa sherri nisi në lokal dhe përfundoi në rrugë.

Autori mbetet ende i paidentifikuar, por besohet se është një killer i paguar që të mos lihej gjurmë, teksa ngjarja është nën hetime aktive policore dhe në vijim. Ekzekutori besohet se mund të jetë ndihmuar në arratisje nga persona të tjerë dhe po analizohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  • Dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut
  • “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?