Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KE: Ekonomia shqiptare u rimëkëmb nga ndërtimi e pasuritë e paluajtshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > KE: Ekonomia shqiptare u rimëkëmb nga ndërtimi e pasuritë e paluajtshme
Ekonomi

KE: Ekonomia shqiptare u rimëkëmb nga ndërtimi e pasuritë e paluajtshme

Published: July 15, 2022
Shpërndaje

Rimëkëmbja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor e humbi pak shpejtësinë në tremujorin e parë të 2022, por megjithatë ritmet mbeten të larta.

PBB-ja e rajonit që u zgjerua me 4.7% në vit, krahasuar me 6.3% në tremujorin e mëparshëm. Ngadalësimi u shkaktua kryesisht nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina, sipas raportit të Komisionit Europian për vendet kandidate për tremujorin e dytë 2022.

Për Shqipërinë, raporti thotë se rimëkëmbja e aktivitetit ekonomik vijoi në tremujorin e parë 2022, me PBB-në reale që u zgjerua me 6% me bazë vjetore, pas një rritjeje prej 5.5% në tremujorin e mëparshëm. Zgjerimi u mbështet kryesisht nga rritja e fortë e investimeve dhe e konsumit privat.

- Publicitet -

Sipas raportit, ndërtimi (1.95 pikë përqindje) aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.5 pp.) dhe tregtia dhe (0.9 pp.) mbeten kontribuuesit më të mëdhenj në rritjen e PBB-së. Edhe sektori i prodhimit dhe shërbimet financiare e profesionale kanë ecur mirë, duke regjistruar ritme rritjeje dyshifrore.

Tregu i punës vijoi të shfaqte një tendencë të kundërt. Ndërsa punësimi i grup moshës 15-64 vjeç u rrit me 0,7% me bazë vjetore, punësimi i të rinjve (mosha 15-29 vjeç) ra 2,2% me bazë vjetore.

Rritja e punësimit reflektoi kryesisht mobilizimin e popullsisë joaktive, pasi shkalla e pasivitetit ra dukshëm si në krahasim me tremujorin (me 2.5 pikë përqindje) ashtu edhe në atë vjetor (me 4.5 pikë përqindje), duke zbritur në 28% në TM1-22, historikisht norma më e ulët deri tani, sipas raportit.

Norma tashmë e lartë e inflacionit u rrit më tej në mars me pothuajse 2 pikë përqindjeje në 5.7% dhe u përshpejtua në 6.7% në maj dhe 7.4% në qershor 2022, nxitur nga rritja e çmimeve të importit për ushqime, energji dhe transport. Ky përshpejtim reflektoi kryesisht ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës në çmimet ndërkombëtare të mallrave, i cili gjithashtu ngriti rritjen e indeksit të çmimeve të importit në 10% në vit në tremujorin e parë 2022 (nga 4.9% në TM4-21).

Pas rritjes së parë në muajin mars, Banka e Shqipërisë (BSH) e mbajti normën bazë të interesit në 1.0% deri në fillim të korrikut, kur ajo u rrit më tej me 0.25 pikë përqindjeje. në 1.25% për shkak të përshpejtimit të inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve financiare.

Ballkani do ndikohet negativisht nga lufta dhe inflacioni i lartë

Rritja vjetore e prodhimit në Ballkanin Perëndimor vazhdoi duke përfituar nga kërkesa e qëndrueshme e brendshme dhe e jashtme, si pasojë e heqjes graduale të masave të kontrollit të lidhura me COVID-19, si dhe efekteve bazë në disa vende.

Krijimi i vendeve të punës vazhdoi, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në tre muajt e mëparshëm, dhe normat e papunësisë ranë ndërsa pjesëmarrja në fuqinë punëtore u rrit në shumicën e vendeve.

Deficiti i llogarisë korente të rajonit qëndroi në 6.5% të PBB-së në katër tremujorët deri në mars, niveli më i lartë që nga tremujori i tretë i 2020, pasi rritja e deficitit të tregtisë së mallrave tejkaloi rikthimin e fortë të eksporteve të shërbimeve dhe flukset më të larta të remitancave.

Rimëkëmbja e vazhdueshme ekonomike dhe inflacioni i lartë mbështetën rritjen e të ardhurave buxhetore dhe ngushtimin e deficiteve fiskale në të gjithë Ballkanin Perëndimor në tremujorin e parë të vitit 2022.

Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u ul në shumicën e vendeve në krahasim me fundin e vitit 2021. Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt pritet të ketë një ndikim negativ në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përmes kanaleve të ndryshme të transmetimit.

Në veçanti, rritjet e forta të çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe transportit po nxisin një përshpejtim të mëtejshëm të inflacionit, gjë që i shtyu bankat qendrore të rajonit me autonomi monetare të rrisin më tej normën bazë të politikës./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Demokracia says:
    July 15, 2022 at 4:34 pm

    O dita, e keni bere faqen e internetit, mezi hulumtohet. Eshte nje format teper i keq, me foto qe zejne me teper se gjith ekranin per ta hapur. Kontrasti i ngjyrave e ben te pamundur navigimin e sakte. Formati i vjeter qe kishit ishte shume here me i mire. Ky i riu shkakton dhimbje koke. Beni dicka ju lutem se duam ta vizitojme faqen tuaj, por ne kete menyre eshte teper e veshtire

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Londër?
  • “Më ka thyer krahun dhe ka abuzuar”, ish-gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Nuk më ka lënë të takoj djalin prej dy vitesh
  • Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  • Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  • Mali i Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

Komentet e Fundit

  1. K R on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Five Company on Loja e gjerë e Hagës
  3. Mara emigrante ne Itali on Nga Lazarati te Kanadaja
  4. Five Company on Loja e gjerë e Hagës
  5. Mollosi on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?