Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kë kanë atdhe këta njerëz? Mbi atë që i ndodhi Presidentit Begaj në Prishtinë dhe disa detaje nga historia e LDK-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kë kanë atdhe këta njerëz? Mbi atë që i ndodhi Presidentit Begaj në Prishtinë dhe disa detaje nga historia e LDK-së
AnalizaKomunitetKryesore

Kë kanë atdhe këta njerëz? Mbi atë që i ndodhi Presidentit Begaj në Prishtinë dhe disa detaje nga historia e LDK-së

Published: August 18, 2022
Shpërndaje

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

- Publicitet -

Unë u takoj atyre njerëzve që pas vitit 1992, pak, e shpesh herë aspak, kam besuar te Lidhja Demokratike e Kosovës. Rrëfimet e akademikut Mehmet Kraja, në librin e tij “Vite të humbura” më kishin humbur edhe atë ndjenjë afërsie që kisha patur ndaj saj.

U krijua në zyrat e gazetës partiake (thellësisht e tillë) “Rilindja” – njëjtë sikur PD të krijohej në zyrat e “Zërit të Popullit”. Disa nga krijuesit akuzonin krijuesit e tjerë se kishin qenë bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë serb, e në fakt kishin qenë. Trungu dhe bërthamn e saj ishin nga Lidhja Komuniste e Kosovës – thuajse e gjithë kryesia e saj e parë kishin qenë komunistë.

Nuk më ngjalli kurrë besimin që duhej për të qenë mbështetës i saj. Ngjarjet e mëtejshme më bindën për këtë. Pas zgjedhjeve të para politike në Kosovë, LDK e Rugovës ishte forcë e parë, por pa votat e nevojshme për të zgjedhur Presidentin. Pas dy votimeve të para i duheshin votat e opozitës së Hashim Thaçit. I kandiduari për president, Rugova, edhe pse kishte dhënë postin opozitës, ngulte këmbë që ky post të mos i jepej një pjesëtari të UÇK-së.

Në atë detyrë që kam pasur asaj kohe, si drejtues i LPK-së, organizatës që themeloi dhe drejtoi Ushtrinë Çlirmtare, por edhe si kryetar i grupit për shndërrimin e saj në parti politike, që është sot PDK-ja, isha krejt kundër dhe ngulja këmbë, në bisedat e gjata me Thaçin që askush nuk duhet të imponojë se cilin emër vendos opozita. Më në fund, u gjet një zgjidhje e mesme, drejtuesi i qeverisë së parë në Kosovë të ishte një mjek, që kishte qenë në rradhët e luftës, por jo Thaçi. Ky i fundit, duke menduar më gjatë për të ardhmen politike, jo vetëm të tij, më pat thënë se “vjen dita e na e kthejnë borxhin”, çka ndodhi në të vërtetë.

Pas zgjedhjes së Rugovës president me votat e PDK-së së Thaçit, nuk shkrova asnjëherë më për të. Ishte një ujdi me vetveten, që u thellua edhe më tej kur u bë koalicioni i parë LDK dhe AAK e Haredinajt, që në këtë rast Rugova e deshti si kryeministër. Mjerisht, ishte një perudhë e shkurtër, por krijoi precedentin e bashkimit të të kudërtave.

Lumir Abdixhiku është kryetari i rradhës i LDK-së, pasi ka kaluar më parë, Fatmir Sejdiu i mënçur, i urtë dhe bashkërendues, dhe Isa Mustafa, që ka më shumë se gjysmën e jetës në bashkëpunim me strukturat e Millosheviqit dhe titizmit. Nismëtari kryesor i krijimit të LDK, ai që solli programin në gjuhën serbe dhe e përshtati në shqip, quhet Jusuf Buxhovi, njëri ndër urrejtsit e përhershëm të shtetit shqiptar kur nuk qeveriset si të njëjtët e tij. Disa ditë më parë, në një kanal televiz e pranoi se ai kishte qenë titist.

Partia e skifterëve, në fillimin e luftës në Kosovë, si askund tjetër, krijoi komisionin e posaçëm për hetimin dhe shënimin e krimeve të UÇK-së, të drejtuara nga Ekrem Kryeziu i Prizrenit, shënime që tani po shërbehen në Hagë, apo krijuan organizatën famëkeqe “Sigurimi i Adheut”. Këto njerëz, edhe jashtë Rugovës, e kanë qeverisur LDK-në, dhe kjo frymë ndjehet edhe tani. Edhe te Abdixhiku që nuk e refuzon dot presidentin malazez, por i thotë “eja tek unë, nëse do të më takosh” Presidentit të Shqipërisë. Kë kanë atdhe këto njerëz?

Abdixhiku është parë si një figurë interesante e politikës, që e këndelli paksa LDK-në, pas largimit të Vjosa Osmanit, e cila e ndjeu se rradhitja krah Kurtit do e shpinte në presidencë, ku edhe e dërgoi. Nëse do e kishte ditur Lumiri këtë, do të kishte rendur edhe ai drejt postit, por asaj kohe ishte pak i njohur, në gjysmë terrin që kishte hedhur një klasë politike e shkuar, radikale, në jetën e Kosovës, por edhe brenda saj.

Struktura “Guxo” e Vjosa Osmanit është vetëm një letër tashmë, mllefi i saj kundër qeverisjes së tashme në Tiranë ngjan me atë që kishin dikur një aradhë e tërë të përbetuarish në elitën politike të Kosovës. Në LDK ka pasur gjithnjë një ndarje të tillë: “shqptarët e mirë” ishin te simotra e saj politike, PD e Berishës, të tjerët, sidomos PS e Nanos, ishon “shqiptarë të shitur te greku”. Kur PS e Nanos erdhi në pushtet, disa figura lëdëkëiste e përjetuan si gjëmë, megjithëse e dinin fare mirë se kishin të bënin me një grup politik që ishte shumë më i moderuar se ato që ikën nga pushteti.

Të paktën ata që erdhën nuk synonin të ishin paternalistë ndaj Kosovës, ishin më të vemendshëm ndaj Rugovës, shumë të gatshëm për të qenë pranë tij dhe në mbështetje të tij. Në debatet me to, gjatë kohës së luftës, më dukej e habitshme se si ngulnin këmbë në diçka që e dinin fare mirë se nuk ishte e drejtë.

Jam ndodhur në zyrën e kryeministrit të kohës, Majko, kur erdhi ish ministri i jashtëm, Paskal Milo dhe i tregoi se Rugova po thehej nga mërgimi i detyruar, ku kishte qenë i izoluar deri në fudnin e luftës, i izoluar nga shërbimet perëndimore. Ekzistonte droja se mund të përsëriste atë që kishte thënë në Kosovë, që të ndalohen bombardimet e NATO-s. Më në fund po kthehej. Në Kosovë lufta kishte mbaruar, por vendi ishte i shkretë. Disa qindra mijëra bashkëadhetarë ndodheshin në Shqipëri, dhjetra herë më pak në shtetin maqedon.

Ishte e natyrshme që presidenti ende i pa zgjedhur i Kosovës të vinte në Shqipëri, të thoshte një fjalë të mirë për pritjen që ishte bërë ndaj të dëbuarve me dhunë. Në kabinetin e kryeministrit diskutohej me hollësitë më të mëdha për pritjen e tij; ishin më të shqetësuar se për një burrë të madh shteti perëndimor.

Kur u thashë se Rugova nuk do të vijë në Shqipëri dhe nuk ishte i nevojshëm gjithë ky shqetësim, nuk e besuan. Ai nuk erdhi. E gjeti më të arsyeshme të vente në Maqedoni. Nuk zbriti nga avioni me dëshirën e tij, në Rinas, ku rrinte i vetmuar, dhe gati e ulën me forcë.

Rugova nuk u tha kurrë, as po, as jo, të majtëve në pushtet. Edhe ai kishte qenë komunist, sekretar partie, ishte emëruar nga shteti si drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve, kishte qenë kundër deklaratës së 2 korrikut 1990, tolerohej nga satrapi i Ballkanit. Rugova i priste të majtët në pushtet, në selinë e tij, që ishte edhe banesa e tij private, u fliste për gurët e nëntokës, dardhët e Kosovës, qentë e Sharrit, dëgjonte me kënaqësi romuzet e Fatos Nanos, një duel të mënçurish, pinin pa fund knjak dhe wisky të shtrenjtë, dhe, në fund, nuk merreshin vesh, sepse nuk ishin për t’u marrë vesh.

I vetmi që u shpall non grata nga Rugova ishte pikërisht Berisha. Sa ishte gjallë këmba e këtij të fundit nuk shkeli në Kosovë. Ai e njihte më mirë se të gjithë karakterin e lëvizshëm të Berishës dhe maninë e çmendur për pushtet.

Abdixhiku nuk ka as hijen, as shtatin dhe as peshën e Rugovës. Mençurinë, jo se jo. Por ai synon t’i ngjajë atij , jo përmes mendjes, por përmes përshfaqjes së asaj që Rugova, edhe nëse e kishte, e fshihte mjeshtërisht.

Drejtuesi i sotëm i LDK-së, që nuk e kishte për gjë të mbathte këpucët, të shkonte në një hotel dhe të bisedonte gjërë e gjatë me presidentin e Malit të Zi, për të cilin as i shkoi në mendje ta vinte mes dy rrugëve, ose eja në selinë time, ose thyej qafën, – e bëri këtë me Presidentin e porsazgjedhur të shtetit shqiptar, një mjek i shquar, gjeneral, besnik ndaj detyrës, që deri para kësaj dite kishte qenë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare.

Lumiri i drejtoi Presidentit të Shqipërisë ultimatumin që, ose eja ti tek unë, ose ktheu në Shqipëri!As ai vetë nuk e di pse e ka bërë. Të ishte i mënçur do të dilte ta priste që në kufi, sepse, në fund të fundit ai është një figurë e re në politikë që nuk ka as mëkatet e Berishës, dhe as djallëzinë e Edi Ramës. Është mbi partitë politike, mbi të gjithë instancat e tjera dhe, në një shenjë të atdhedashurisë së tij, e nisi rrugëtimin e parë pikërisht drejt Kosovës.

Do të duhet kohë që ai vetë dhe besnikët e tij, të radhitur drejt pushtetit që mund ta marrin një ditë si forcë minore, të kuptojnë se bënë gabimin e tyre historik.  Medet, në Kosovë po instalohen në kreun e shtetit, sidomos në presidencë dhe tani në LDK një grup njerëzish, të ardhur nga fryma rugoviane, por që të gjithë së bashku nuk kanë as mendjen e as qetësinë e tij. Ata nuk e duan Shqipërinë, nëse ajo qeveriset nga e majta. Kjo frymë po rritet gjithnjë e më tej: burimin e ka nga ish themeluesit e saj, gazetarë, të cilët, tregon Mehmet Kraja, kur u kthyen nga udhëtimi në Shqipërinë e Enver Hoxhës, ziheshin me njëri tjetrin se cili do të bënte i pari raportin për shërbimin e fshehtë serb.

Abdixhu nuk është i këtij brezi, por mendon si ai. Presidentit të shtetit shqiptar nuk i prishi gjë. Krijoi një histori mjerane, që vetë të mënçurit në atë parti do të përpiqen shumë shpejt ta harrojnë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
38 Comments
  • raul says:
    August 18, 2022 at 7:21 am

    Bravo Bedri . Artkull exelent. Shkrimet tuaja i lexoj pa fryme se je gazetari me i mire ne Kosove.
    Sa per Lumirin mos u merzit shume se ai vetem sa ja rriti vlerat Presidentit tone te nderuar dhe kete gabim trashanik nuk do mund ta shlyeje me sa kohe te jete ne politike. Ate gabim qe beri Lumiri nuk do ta bente as lidhja e serbeve te kosoves nese do i jepesh nje rast i tille. Sa per Vjosa Osmanin ajo mbetet politikanja me e dobet ne historine e Kosoves qe me servilizem ekstrem shkoi drejt presidences duke prere ne bese Ldk qe e beri me emer dhe pa pike turpi erdhi ne kuvendin e Shqiperise dhe mbajti fjalimin me percares ne historine tone parlamentare, me nje gjuhe urrejtje qe do ta kishte zili dhe Sllobodan Miloshevici po te ishte gjalle. Ajo sot eshte nje figure mjerane per ne shqiptaret ketej kufirit dhe pa asnje lloj vlere politike.

    Reply
  • pyetje nga publiku says:
    August 18, 2022 at 7:29 am

    Shoku Berdi qe ankohesh se Vjosa Osmani nuk e sheh dot me sy qeverine e Tiranes, nje pyetje : A ndjen ndopak turp per vehten qe ke vite qe ben avokatine e qeverise Rama e Edi Rames personalisht, kur e sheh ashtu kone pas Vucicit?

    Reply
  • Mollosi says:
    August 18, 2022 at 7:29 am

    Sipas mendimit tim gabimi eshte i dyfishte. Presidenti duhet ta dije se eshte mysafir dhe vendin e takimit e cakton nikoqiri. Gabimi i Abdixhikut eshte se nuk do te duhej te ishte aq kokeforte por do te duhej te leshonte pe.

    Reply
  • Z says:
    August 18, 2022 at 7:30 am

    Shume sakte Z. Bedri! Kane te njejtin mentalitet si Saliu, islamiste dhe spiune te serbeve! Edhe Vjollcen dhe Albinin kishim mangut bashke me shamite per vajzat! Dhe ankoheni pse serbet ju urrejne,Europa nuk ju heq vizat etj. Mentaliteti provincial, njelloj si Saliu!

    Reply
  • Big Up says:
    August 18, 2022 at 8:34 am

    Bravo ! Kjo eshte nje pyetje me vend , por mos prit te marresh pergjigje nga nje gazetar partie qe rremojne cdo ane te erret te kundershtareve te partise se tij per ti denigruar vetem per te shfaqe udheheqsin e tij te paster dhe infantil .

    Reply
  • spata says:
    August 18, 2022 at 8:57 am

    Z.Bedri mos provoko .Dihet qe atdheu i shqiptarve eshte Shqiperija qe, ne mendojme, se duhet te jete. Por ka dhe nje opsjon tjeter qe na vjen nga lashtesija .Shqipfolsit asnje here nuk kane qene ne nje shtet . Pra shqiptaret, qe flasin shqip, kane patur autononime e tyre sipas krahinave .Kjo eshte e dukshme dhe sot.Asnjehere verioret nuk kane pranuar nje shtet shqiptare .Ata shetitn e zene ne goje ose e duan kur jane vete ne pushtet . Kete e tregoje rrezimi i Plakut I.Qemjali , Zogu dhe sot Saliu me kopen e tij, qe asnjehere shqiptaret skane qene te bashkuar .Keshtu ndodh kuptuar qendrimet e kosovarve .Shqiperine e zene ne goje se ,eshte pak me ndryshe nga ata ,ne arenen nderkombetare. Po te ishte Kosova me mire se Shqiperija, as do tju futeshin ketyre temave, se cfare ndodh ne nje shtet tjeter me shqiptare .Veriun dhe veten e tyre do ta quanin Dardani .Jugun perzjerje te popoujve te ndryshem qe flasin shqip ,greqisht,italishte dhe bllehe.
    Pra mos tu duken cudira sjelljet e politikanve kosovar . Ata kane te menduarit e te vepruarit sipas tradtave e zakoneve te tyre te trasheguara brez pas brezi .
    Per sqarim.Shume fakte historike te popullit shqiptare jane pasoje e politkave te ndjekura .Po e ilustroj me nje shembull . Lidhjen e Prizrenit e ngriti ne qiell politka komuniste e Hoxhes me qellimin qe te tregonte se ne duhet te bashkohemi .Por me e keqja qendron se skemi te evidentuar sakte se cfare u diskutua dhe pse ajo nuk u realizua .Pra i ngrem vlera nje vepre qe ka deshtuar .Kjo i mbyll shtigjet te zbulojme te vertetat brenda asaj qe ne pretendojme se jemi nje kombe . Sigurishte mosmarveshjet midis shqipfolsve i kane shfrytezuar e i shfrytezojne armiqt tane shekullor duke e bere te pamundur qe shqipfolesit te bashkohen .
    Kosova dote mbetet shtet me vete dhe asnje here nuk do te bashkohen trojet e saja me ato te Shqiperise sot . Kjo ka qene dhe do te mbete edhe ne planet e BE ,qe tani ,me hapjen e negocjatave ,skane per te lejuar krijimin e nje shteti me teritore ku jetojne shqipfolsit . Mbylleni kete kapitull dhe ti gezohemi faktit qe Kosova te njihet shtet si gjithe shtetet e tjera me status te pa diskutueshem. Miqesija shkon e vjen, por dashurine, per tu ruajtur e forcuar ,per interesa te perbashketa, duhet te cimentohet .

    Reply
  • intelektuali says:
    August 18, 2022 at 9:22 am

    Ore Spiuni i Sigurimit Bedri Islami:

    TITO NUK KISH PSE TE MESONTE PER MIKUN INTIM TE TIJ, ENVER HOXHA NGA LDK E KOSOVES SEPSE KISH POLIAGJENTIN MEHMET SHEHU DIREKT PRANE TIJ, KAQ SHPEJT E HARROVE POLIAGJENTIN QE ENVERI E MASAKROI ME NJE SADIZEM TE PAPARE?

    prandaj:

    Mbylle halen e sigurimsit enverist duke mallkuar politikanet e LDK me liber shpie dhe duke lavderuar burgaxhiun Hashim Thaci qe akuzohet ne Hage per krime kunder njerezimit, sepse vleresimet e tua patriotike jane turp dhe rezil per Shqypnine qe kerkon te antarsohet ne BE

    sepse:

    Presidentin Parashytist te Edvinit nuk e ka begenisur askush nga Bota Demokratike, njashtu edhe si Like Floririn para tij dhe ky qendrim e ben Lumirin pa faj dhe ne unison me nderkombetaret dhe qe ta mbyllesh kete hale qe kuterbon ere muti enverist perpara se te mallkosh Rugoven si komunist te Titos, pyete Bosin tend Edi Rama kur do te kerkoje falje per krimet e Enverit dhe kur do t’i kerkoje falje familjareve te Havzi Neles qe Kristaqi e vari ne litar, nje vit para se te binte Muri i Berlinit dhe xhelatet si puna jote te Sigurimit e groposen trupin e viktimes poshte nje shtylle elektrike per mos ta gjetur askush, mos sha dhe mos mallko te tjeret o Bedri Islami se je bere si dordolec per te ardhur keq

    Reply
  • demo says:
    August 18, 2022 at 9:24 am

    Kosova ka aq shume halle,sa s`mund te llastoje pordhet patriotike te Bedriut.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 18, 2022 at 9:32 am

    OK,B.ISLAMI:I ligu e shehë mirë QIMEN në syrin e tjetrit ndërsa TRAUN në syrin e vet nuk e shehë.
    1.Pesidenti BB e kreu mirë detyrën e tij si njëshi i Shqipërisë duke u sjell si VËLLA me Ata që dinë mirë SHQIPEN në Kosovë.
    2.Traktati 2 palsh mbrojtës të Kombit nga fuqia e mëdha nuk është dëgjuar në 110 vite Shtet.Kjo kërkesë e imponuar nga A.Kurti si provokim ndaj E.Ramës nuk mund të pranohetj nga një GJENERAL si BB,kur aktualisht në KOSOVË është KFOR por edhe të forcave Shqipëtare.
    3.Ky ishte dështimi dytë i V.Osmanit me udhëheqjen Shqipëtare,kur më parë me një fjalim berishist të përgatitur në zyrat e tij sulmoi E.Ramën sikur vet S.Berisha.
    4.Nëse V.O harton,ne nuk harrojmë që A.Kurti bëri fushat zgjedhore në Shqipëri për të rrëzuar E.Ramën nga pushteti,kur 3 kandidatët e L/VV dështuan në Tiranë,Lezhë dhe Gjirokastër.
    5.Kryetari P/ LDK bëri SKANDAL dipllomatik që do mbahet mënd gjatë nëse do qëndroi në Atë detyrë.Pasi P/BB nuk mund të shkonte në takim me të në zyrat partiake siç ka ndodhur më parë me parinë dashakeqe Shqipëtare dhe Kosovare.
    6.P/VO doli hapt kundër OPEN BALKAN duke përçuar kundërshtin e A.Kurtit,kur O.B.e mbështet SHBA+BE..! Ky qëndrim mohues është në dëm të Kosovës dhe jo të Shqipërisë,Pasi EDI RAMA ËSHTË MIQSOR ME TË GJITHË EDHE ME SALINË NDONSE KY E KONSIDERON ARMIK..!
    7.Përsa koho drejtuesit Kosovar do të marrin direktiva nga SALISËRBI DHE LIKESPIUNI,Drejtuesit Kosovar do të ngelen në klasën e dytë përjetësisht.Pasi NE dimë mbi 101 bëmat dhe gjëma të S.Berishës dhe Im ndaj Shqipërisë dhe Kosovës në këto 32 vite..!
    8.Rruga e Kosovës për në NATO,BE..etj kalon nëpërmjet SHBA..por edhe me OK të Shqipërisë MËMË,sidomos të PS me E.Ramën në pushtet.
    -FLM DITA,B.ISLAMI.

    Reply
  • Interesant says:
    August 18, 2022 at 9:43 am

    Eshte e pabesueshme se sa te zellshem jane qytetaret e Kososoves per te qene spiuna Serbi!
    Eshte rast per tu studiuar.
    Nga vjen ky zell i papermbajtshem per ti sherbuer Serbit kunder Shqiperise.
    Interesant!

    Reply
  • K O R C A says:
    August 18, 2022 at 9:44 am

    Na zune frymen injorantet e vellezerve kosovare . Qyshse iu futen rruges se “pavaresise” , ne plan te pare kane konfliktualitetin me Shqiperine ! Kurse ne ketej benim sherr me ata qe iu kerkonin te paguanin qira te ardhurve kosovare ne veren e vitit 1999 , me argumentin se ” Ata jane vellezerit tane te nje gjaku dhe , sot jane ne pozita teper te veshtira , ndaj nuk duhet kursyer asgje . . . ” ! Im vella ne Korce mori ne shtepine e tij nja dy familje kosovare , por me habiti kur me tha se ata jane ndjekes te verber te I.Rugoves dhe kundertshtare te rrepte te UCK – se . Nuk doja ti besoja keto qe po me thoshte im vella , sepse te ishte kunder UCK – se duhej te ishe kunder NATO – s , kunbder SHBA-se e kunder BE-se qe po luftonin Serbine per t`i dhuruar pavaresine Kosoves . E verteta eshte shume e hidhur kur shohim se pjesa derrmuese e kosovareve jane shnderruar prej kohesh ne filloserbe . Mbas kaq vitesh , tashme them se , “Ne rast referendumi per bashkimin e Shqiperise me Kosoven , duhet menduar mire , para se te votojme ” Me logjike do ishte qe kosovaret te shohin punen e tyre dhe Shqiperia te shohe punen e vet . Per mendimin tim , Shqiperia nuk i ka asnje borxh Kosoves dhe me keto qe po shohim , bindemi se sa te drejte paska patur E.Hoxha kur i fuste ne karantine kosovaret e derguar nga UDB-ja si “te arratisur” .

    Reply
  • specialisti says:
    August 18, 2022 at 10:12 am

    Bedri
    Shkrim i shkurter por brilant.

    Je njohes i politikes kosovare te hershme e aktuale.

    Reply
  • socialisti says:
    August 18, 2022 at 10:32 am

    Kemi detyre partie qe te etiketojme Spiun Serb kedo ne Shqiperi e Kosove qe eshte kunder dashurise paster mes Edi Rames me Sander Vuckon.

    Reply
  • Nuk është ashtu, Mollos! says:
    August 18, 2022 at 10:51 am

    E ke shumë gabim Mollos! Protokolli Presidencial nuk funksionon sipas rregullave të kanunit. Bota ka krijuar rregullat e veta dhe Presidenti është kreu i Shtetit dhe nuk i lejohet që të shkojë në selitë partiake, sepse përfaqson të gjithë shqiptarët e Shqipërisë. Ky rregull është edhe për partitë brënda Shqipërisë. Zonj. Osmani, takoi Berishën duke i dhënë kredo politike, por duke dëmtuar detyrën që mban. Vijmë tek akuzat serbe që thonë se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet. Veprimet e Osmanit dhe Lumirit, çojnë ujë në mullirin serb, sepse nuk dinë rregullat më elementare se si veprohet me një President.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 18, 2022 at 11:01 am

    socialisti me mision partie:

    Shiko kanibalet e Enverit qe harruan mllefin ndaj Edi Rames qe e krahasoi Shqypnine Enveriste me Korene e Veriut te Kim Sungut dhe tani jane bere fansa te Ballkanit te Hapur sorosian duke dashur te shqyejne LDK e Rugoves me mallkime e kallezime spiunash te Sigurimit te Enverit dhe duke lavderuar burgaxhiun Hashim Thaci qe akuzohet per krime kunder njerezimit dhe duke kercenuar Dick Marty-in si islamiket e Iranit

    CFARE MUND TE PRESESH NGA KANIBALE TE TILLE?

    Reply
  • H.Osmanaj says:
    August 18, 2022 at 11:31 am

    Si gjithmone…Bedri Islami!!! Nje shkrim qe i ben grafi te plote situates ne te kaluaren dhe te sotmen te LDK rugovjane dhe pasardhesve te tipit Xhiku…Duhen dekada nder vite qe te pastrohet politika kosovare nga metastazat e serbo sllavizmit! Krenar per Presidentin e urte dhe burre shtetasin Bajram Begaj…

    Reply
  • Mollosi says:
    August 18, 2022 at 11:58 am

    Korcare, ata shqiptare te Kosoves per te cilet flet ti nuk ishin kunder UCK-se por ishin kunder udheheqesve te ish Drejtorise Politike te UCK-se. Dhe koha e tregoi se ata kishin te drejte.
    Shqiptaret e Kosoves kurre nuk ishin filoserbe. Ata kurre nuk e deshen Miladinin, Mugoshen, Tempon, Rankoviqin… Nese eshte nje pakice e paperfillshme qe adhurojne vuciqet, nuk do te thote se te gjithe jane te tille. “Pyll pa derra nuk ka” – thot populli.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    August 18, 2022 at 12:27 pm

    Lere koqevar,Tempon,e Mugoshen
    tITON,Rankoviçin e Miladinin
    shiko koqevar-UDB-ashet e rinj
    Pasardhesit e Deves,Osmanet,Albinin!

    Po qe se kerkon ta balancoj
    ta hash si ne goje e prapa sumes
    te jap resto integralist EDvin bojaxhine
    Sllobodanken,Sali serbin e vrimen Grida Dumes

    Po do ta ‘hash’ pa lagur
    sumen pa graso ngije nga Tavani
    hidhe ferexhene ne kafken pa tru
    s’mer vesh kush ta futi prifti apo imami

    Reply
  • ?./+ says:
    August 18, 2022 at 12:28 pm

    Rugova ka qënë një titist i ndyrë që nuk e ka dashur kurrë Shqipërinë. Ai edhe kur udhëtonte nëpër Europë paraqiste nëpër shtetet europiane pasoshin serb. E kam parë vet. Dhe kur arrinte në Rinas nga Perëndimi, nuk zbriste nga avioni të takonte përfaqësuesit e shtetit shqiptar. Kosovarët nga ana tjetër, në shumicên e tyre dërrmuese nuk e kanë dashur UCK-në dhe as luftën e saj ndaj Serbisë. Po çfarë t’i bësh NATO-s?! Sapo përfundoi lufta ata votuan përsêri për LDK-në, e cila edhe ajo ishte hapur kundër UCK-se dhe luftës çlirimtare! Kjo ështê edhe një nga arsyet kryesore që nuk e kanë dashur as PS-në e dikurshme. Se tani PS-ja ka vdekur. Është transformuar në një “Rilindje” të djathtë. Sidoqoftê ata sytê dhe zemren i kanë te Berisha. Jemi shumë të ndryshëm, megjithëse jemi një popull. Prandaj sot jam kundër bashkimit. Le të jemi një popull me dy shtete. Si Austria me Gjermaninë. Presidenti Begaj bëri shumë mirë që nuk iu ul kapriçiove të një muti si ai AbdiXhiku. Abdixhiku, Kurti, Osmani, Haradinaj etj le të rrinë aty në Kosovê dhe të na lënê rehat. Shqipëria ështê shumë mirê kështu siç ështê. Me lumenjtê, liqenet, malet dhe fushat e saj. Me gegët dhe toskët. Me katolikët, ortodoksët, sunitët, bektashinjtë, ateistët, laikët etj.etj.

    Reply
  • Mollosi says:
    August 18, 2022 at 12:54 pm

    Me thuaj ore Fazlliq-Mugoshë serb muti, a di dicka tjeter pervec fyerjeve ?

    Reply
  • Aldrin says:
    August 18, 2022 at 1:07 pm

    Bedri putana e Ramutit, po Ramuti ke ka Atdhe? Vucicin?
    Sipas teje i bie qe dhe Kosova te kete per Atdhe Beogradin e Open Ballkan te Edvin Toptanit

    Reply
  • Shqiptari says:
    August 18, 2022 at 1:09 pm

    Rrespekte zoti Islami nje analiz brilante , jeni vertet njohes i shkelqyer i politikes kosovare , jeni gazetari me i mir ne Shqipri e kosov , per kta qe hedhin vrer ne komente mos u ligeshto kta zoti Islami jan llumi kombit shqiptar, pasardhes ish agjentesh e tradhtares dikur , te tjeret njerez te semur mas saliut , rrespekte per shkrimin ishte i shkelqyer .

    Reply
  • labi says:
    August 18, 2022 at 4:29 pm

    Nuk ja vlen ti biesh kaq gjate z Islami,nuk kane kaluar shume kohe kur kerciste pushka ne Kosove,jemi vellezer thoshin lart e poshte,mbaroj lufta filluan te na tregonin kombin Kosovar,me kaq mjafton,per te mesuar me teper per keta mjafton te lexoni gazeten Borba si e quajme ne ketu ne Zvicer gazeten Bota sot.

    Reply
  • Tritan Preshi i Lushnjes says:
    August 18, 2022 at 6:31 pm

    Lideret e Kosoves jane hoxhallare islamiste , megalloman , injorante primitive dhe hakmares mesjetar.Duke patur keto instikte te pa perputhshem me kohen, keta sharlatane kane thelluar percarjen midis dy popujve te nje kombi. Mr Bini dhe trushpelara Voca ndjehen shume inferior dhe kane nje xhelozi pathollogjike per Qeverine shqiptare , gje qe e shprehin me egersine dhe urrejtjen per liderat ne Shqiperi.

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    August 18, 2022 at 8:51 pm

    Të lumtë Bedri!
    Sakt dhe kjart për njerëz dhe për shqiptar.E sa u përket shipecave,lëshoi teposhtë edhepse të lëshuar janë.
    Protokoli shtetëror ka rregulla.Ato i zbatoi Kryetari Begaj me ndershmëri e respekt.
    Abixhikat e sejment le të presin se dikush do vrapojë pas tyre.

    Reply
  • astrit says:
    August 19, 2022 at 5:33 am

    Bedriu eshte nje ish komunist e si i tille une kam tmeresisht shume rezerva ndaj tij, por meria ime ndaj komunizmit e komunisteve nuk ma ereson arsyen qe ta vlersoj Bedri Islamin se shkrimi i tij eshte i logjikshem, faktik e bindes.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 19, 2022 at 6:20 am

    Nje pergjigje per astritin qe ka dale si nastradin edhe e mallkon si komunist i lig Bdri Islamin edhe e lavderon kur mallkon LDK me kallezime si te Sigurimit te Enverit, duke harruar si te gjithe kanibalet e Enverit qe ishte Ilir Meta ai President qe i shkoi ne zyre LDK se Rugoves dhe Bota e pershendeti nje vizite te tille, prandaj te lavderosh shkrimin e Bedri Islamit njashtu si mesalla me dy faqe, eshte si e vlereson Enverin kalemxhiu Paskal Milo:

    EDHE I MIRE SI XHEBRAIL EDHE I LIG SI SATANA

    Kjo pozite allogjike nuk ka asgje te perbashket me realitetin sepse Bedri Islami nuk ka qene komunist ne rreshtoren e Partise se Punes, por funksionar i larte i Sigurimit te Shtetit, mbase kur te hapen dosjet do te dale ne drite te diellit biografia e tij famekeqe, mbase do te vazhdoje te mbahet mbyllur ne kasaforten politike me qellim per t’u perdorur si gazetar i kamufluar per kallezime si ky shkrim turpi dhe rezili me shpifje sigurimsash per nje Parti Politike ne nje Shtet fqinj sovran sic eshte Kosova duke nderhyre me vleresime enveriste ne jeten e nje shteti tjeter.

    PSE I HEDH NE MEDIA BEDRI ISLAMI KETO SHPIFJE TE NDYRA ENVERISTE KUNDER LDK?

    Po ta pyetesh kete sigurims enverist do te justifikohej me argumenta patriotike, sepse LDK nuk i ka dale ne mbrojtje Hashim Thacit dhe bandes se tij kusare dhe vrastare, por une mendoj se e verteta fshihet me kujdes, sepse LDK eshte e Partia e pare kosovare qe e kuptoi mashtrimin me Ballkanin e Hapur sorosian te Edvinit dhe Vucicit dhe demaskoi bashke me AAK e Haradinajt planet e tyre per te ndare Kosoven si Byreku ne Tepsi me mareveshjet ne terrin e nates per “Zajednicat serbe” qe donin te implementonin ne zemer te Kosoves duke e perdorur Hashim Thacin si bedel ne planet e tyre antikombetare, kjo eshte e verteta u pelqen apo jo kanibaleve dru me pre te Enverit.

    Reply
  • Te tille jini sa here qe hapni gojen says:
    August 19, 2022 at 8:47 pm

    Jo pyetje nga publiku , por pyetje nga shpellaret mesjetare qe ” Dun Baben ” !!!

    Reply
  • M.Shparthi says:
    August 20, 2022 at 2:25 am

    Faleminderit B. Islami per informacionin dhe analizen e sakte e llogjike te politikaneve te hershem dhe aktuale te Kosoves.
    Ekspertiza jote mbi kete teme ma forcon bindjen se politikani Rugova dhe drejtusit e LDK ishin as me shume as me pak por kukulla te Beogradit, atdhetare ne dukje por antishqipetare ne thelb.
    Gjykuar nga veprimet dhe bemat e I. Rugoves, eshte e qarte se ky ish anetar i Partise Komuniste Jugosllave ishte sherbetor dhe mashe e Millosheviqit.

    Rugova dhe LDK pretendonin se drejtonin “Republiken e Kosoves” por ishn te kenaqur nen hyqmin e Millosheviqit dhe nuk donin acarim (jo me lufte) me padronet e tyre ne Beograd: keshtu ishte mire per interesat e tyre personale dhe per te genjyer popullin e Kosoves qe, vec te tjerash, i mernin edhe 3% takse per te mbajtur “politikanet” e LDK.
    Me politiken e Rugoves dhe te LDK Kosova edhe sot e per 100 vjet do te ishte pjese e Serbise.

    Qendrimi i ulet qe Rugova mbajti ndaj luftes se UÇK dhe sjellja zëmërake e tij ndaj qeverise (socialiste) shqipetare e cila ndihmoi UÇK dhe popullin kosovar, te persekutuar nga serbet, mbeshtet idene se ai ishte partner me Millosheviqin. A ka me sjellje te padenje sesa ajo qe ky, i ashtuquajtur president, te rrinte i syrgjynosur ne aeroportin e Rinasit (ne mbarim te luftes, 1999), ne vend qe te shkonte e te takonte bashkekombasit e tij te qeverise se Tiranes?
    Eshte turp, per banoret e Tiranes, qe nje rruge ne Tirane mban emrin e ketij personi aspak miredashes ndaj popullit shqipetar.

    Brezi i Politikaneeve te rinj te Kosoves duhet te jete me modest e te ulin koken dhe te perpiqen per te ndertuar shtetin e Kosoves dhe jo te “djegin jorganin per nje plesht”. Ata nuk duhet te fryhen si politikane te medhenj por duhet ta dine se akoma po mbahen ne kembe nga ndihmat (ekonomike dhe politike) te Europes dhe USA. Gjithashtu duhet ata duhet ta kuptojne (dhe ta kene mire parasysh) se interesat afategjate te Kosoves dhe te Shqiperise jane te njejta dhe ne dobi te mbare kombit shqipeta, ndaj duhet bashkepunim dhe koordinimi panderpre nga te dy anet e kufirit.

    Reply
  • demo says:
    August 20, 2022 at 4:23 am

    Cdo gje ka nje fillim,,nje hap te pare,,ne dukje te parendesishem,,por ne thelb,NJE HAP GJIGAND DREJT KOSOVES SE LIRE. Hapin e Pare te Rendesishem drejt Kosoves se Lire dhe te Pavarur e kreu Rugova duke krijuar Institucionet Paralele te Kosoves.Kuvendin e Kosoves,Qeverine e Kosoves.Pa Krijimin e ketyre Strukturave Te Kosoves,te injoruar nga Milloshevici,nuk do te kishim Nderhyrje Nderkombetare ne Kosove,,as Rambuje,as Ahtisari..Rugova vuri Themelet.
    Nuk ishte Adem Jashari,,nuk ishte.U zgerlaq para Milloshevicit,ndoshta edhe lepiu ate qe kishte peshtyre,,para kamerave te gjithe botes..ISHTE ROB.Shume luftetare trima amerikane e kane pesuar kete poshterim kur jane zene rob nga ISISAT islamike.Dhimbset ajo e shkrete koke.
    Ky Trimi i Cartun Bedri Islami,shef i Lloqistikes se UCK me qendrim ne Gjermani e gjykon shume ashper Rugoven.njashtu si xhelati i pameshirshem Mihallaq Zicishti i binte me hu kokes Teme Sejkos,.Mirepo xhelati i heger kur ra ne dore te ustait,filloi te tregoje edhe ato qe i kishte bere edhe ato qe nuk i kiishte bere.Bute Bedri,,me bute,mos jep Vendime kaq te Renda!

    Reply
  • pyka says:
    August 20, 2022 at 11:15 am

    Koqevar Koqevar Koqevar pse lodheni kot dhiko dhe shume komente injorantesh te pa gdhendur dhe te paguar çifti i korbave salehi e lukja ne mbeshtetje te çiftit foshnjor bili e dosa qe çdo gje mund te bejne por vetem politike jo.Por çdo injorance e tyre nuk mundet kurre te njollose politiken europiane te Tiranes dhe aq me teper nje presidenti te porsa zgjedhur mbare poullornje njeriu me nje arsimim nderkombetar medisa tituj shkencore nderkombetare dhe me funksione dhedetyra shteterore te larta si Shefi i shtabit te pergjithshem i udhtrise shqioetare. Kjo tregon se koqevaret injorante kane qene ne shekuj dhe injorante do te ngelen per jete. Pra ato duan serbin qe ja leroi me shekuj nuk guxoninnmefole nje fjale shqip dhe per nhe beze te kuqe hynin ne burg si tradhetare ok

    Reply
  • S. Krasniqi says:
    August 20, 2022 at 4:47 pm

    Qenka shfry edhe njehere sigurimsi i Enver Hoxhes që shitet si « Luli Vocerr » i Migjenit të ata qe se njohin.
    Dhe, paska bërë mire qe s’paska shkuar te varri i Rugoves per t’ia nxjerre eshtrat duke ia rrahur per beton. Tjerat i paska bërë të gjitha duke rrejtë fund e krye qysh ia ka mesuar zanati prej sigurimsi.
    Mire qe ty ne Kosove s’te lexon askush!

    Reply
  • intelektuali says:
    August 20, 2022 at 8:32 pm

    O pyka qe nuk ha fare as pyka gramatike dhe as pyka llogjike:

    PO KUSH E ZGJODHI KETE PRESIDENT FAMOZ ME SHUME TITUJ SHKENCORE?

    sepse:

    Gjithe Bota e pa me ze dhe figure si e hodhi dordolecin Begaj me parashyte enveriste Edvini i Kristaqit, Killerit te Enverit ne karriken e Presidentit, te Babait te Kombit pa pyetur asnje fakir nga politike politike kombetare apo nga partneret tane nderkombetare,

    njashtu:

    Sic e kishte hedhur do kohe me pare me parashyte ne te njejten karrike spiunin e pazbuluar te Sigurimit te Enverit, Like Floriri qe e kishte pare gjithe Bota me ze dhe figure si vidhte ryshfetin pushtetar me tefter ne dore megjithese Likja nga Skrapari 1000 m mbi nivelin e detit, po keshtu kishte shkolle te larte dhe shume tituj shkencore nga pas,

    SI NJE REZIL I PRESIDENTIT SHQYPTAR NE SYTE E BOTES QE NUK E KA PERSHENDETUR ASKUSH NGA BOTA DEMOKRATIKE.

    Reply
  • demo says:
    August 20, 2022 at 9:31 pm

    Ah mor pyke,ah mor pyke! Tituht shkencore ne Shqiperi jane si Zilet qe i lidhnin mushkes qe mbante nusen me duvak.

    Reply
  • Sokrati says:
    August 21, 2022 at 12:29 am

    Si gjithmone z Bedri Islami ka nje mendim sa te sakte aqe edhe profesional ne lidheje me te gjitha çeshtjet, qe trajtohen prej tij. Kjo e vertete vjen edhe nga ajo, qe zoti Islami e njeh mire Kosoven, strukturat e saj politike, prirjet dhe aftesite e njerit apo tjetrit ne krye te çdo partie politike etj.
    Sjelljet e pakordinuara, si ne rastin e vizites se Presidentit te sapozgjedhur te Shqiperise, nuk kane asnje tjeter shpjegim, mbasi ne shkrimin dhe analizen e ketij incidenti jane trajtuar ne menyre shteruese…
    Rastet e tille jane te perseritur dhe natyrshem vjen konkluzioni se bashkimi i dy shteteve tona ne nje komb te vetem i perket nje te ardhmeje te larget dhe me shume mundesi ka, qe te mbetet keshtu siç jemi aktualisht, duke i ngjasuar Austrise dhe Gjermanise: nje komb ne dy shtete te pavarur dhe ndoshta kjo eshte zgjidhja me e mire.

    Reply
  • pyka says:
    August 21, 2022 at 12:32 pm

    O intelektual leshi po per gramatike dhe logjike une te fus pyken ty dhe kushdo qe kruhet ok. Nuk mundet kurre qe bini dhe dosa te matenme qeverine aktuale te shqiperise dhe me injoranc e çifti kopeshti para shkollor eshte mungesa e respektit per personalitetin e presidentit te shqiperise zotit Bajram Begaj ok sepse aq e kane logjiken dhe politiken ok. Prandaj para se je japesh pergjigje mendohu mire dhe mos u bej bashk injorant me te njeanshmit dhe te paditurit ok?

    Reply
  • !!? says:
    August 21, 2022 at 3:20 pm

    Qy presidenti ynë, i graduar në një gradë më të lartë se gjeneral major, me gradën president, nga i nerumi Edi Rama, mos gaboj kur i thanë që daljen e parë publike , mediatike në fumksionin e presidentit të Shqipërisë, të mos ta bëj në Shqipëri, por në republikën e Kosovës, mos vall e urdhëruan të bëj te këtë vizitë në Kosovë në rolin e agjentit që taton pulsin aktual në skenën politike kosovare dhe pse jo me qëllime subversioniste e diversioniste në politikën kosovare?

    Pse kaq me ngut kjo vizitë në Kosovë të takonte psh, kryetarët e partive politike në Kosovë kur i takonte që, në situatën e rënduar politike që është krijuar në vënd, të takonte kryetarët e nja 200 partive të skenës politike tonën të mufatur sa nuk nxe më me soj e lloj partish, të paktën ndonjë prej tyre , psh Nard Ndokën e partis demokristiane, ose Edi Ramën e ndjespastë PS ose kryetarin e Lirisë që posa zëvëndësoj si president Ilir Metën………,dhe pastaj të vinte të takonte Abdixhikun nmospërfillës të LDK.

    Si mundet që ky, i nerumi Bajram Beu, të vej të takoj me vrap kryeministrin e Kosovës pa takuar kryeministrin e vëndit he shtetit të tij, Edi Ramën, e të diskutonte për hallet e mëdhaja që rëndojnë aq shumë mbi popullin e Shqipërisë aq sa, për të shpëtuar nga pesha e tyre, shqipëtarët po braktisin vëndin në nivelin horror të një spastrimi etnik?

    Pse me vrap në konferenca mediatike në Kosovë para gazetarëve kur ai të çfaqesh me barrën e halleve të vëndit e të popullit të tij para mediave shqipëtare, apo ja ka lënë këto halle ti zgjidhin ish presidenti polikrimineli Sali Berisha dhe ish presidenti, polikusari Ilir Meta që

    për ditë dalin dhe premtojnë të zgjidhin e të shpëtojnë popullin nga barra e krimit të kusarisë së parave të mundit e djersës, kusarisë së pasurive të vëndit, kusarisë makabre së vjedhjes së votës së qytetarëve, që është shkaku i çdo krimi në vënd, barrë që ata të dy në bashkpunim të ngusht kriminal me Edi Ramën, ja kan vën në kurriz popullit për 30 vjetë rresht.

    Vërtet ça kërkon qy president që vete të qaj hallet e shqipëtarëve të Kosovës me kryeministrin dhe presidenten e këtij vëndi kur duhet që të ulet me kryeministrin e vëndit dhe shtetit të tij, me kryetaren e kuvëndit , ti bjer fort tavolinës me grusht dhe të kërkoj psh jo vetëm uljen urgjentisht por edhe hetimin urgjent të ngritjes spekulative qartësisht kriminale të çmimit të karburantëve që po i shtyp ekonomikisht shqipëtarët më keq se shtypja e një rregjimi pushtuesish barabarë,

    të kërkoj për krizën e karburanteve që po i trëmb njerzit gogoli i çmimeve mbi nivelin e kusarisë, Edi Rama, se ku shkojn e zhduken në drejtim të paditur mijra tonelata naftë që nxiren nga nëntoka shqipëtare, që është një krim i mirë organizuar që i bëhet vëndit dhe popullit, të kërkoj

    se pse nga projekti i “nivelit europian” TAP shqipëtarët nuk përfitojnë asgjë, asgjë fare apo

    ka ndonjë luvgat shqipëtar, luvgat i një krimi të sofistikuar që përfiton miljonat dhe prandaj nuk ndihet kryeministri që vetëm mburret në mënyrë groteske dhe tallse, pa pikë turpi me këtë strukturë ndërkombëtare energjitike që kalon në Shqipëri.

    Njerëz, qofsha plotësisht i gabuar, por kam frikë se, presidenti i vëndit, ka bër këtë vizit jo nga ndjenja e detyrës si president dhe ndjenja e detyrës si bashkëkombas me shqipëtarët e Kosovës por

    me detyrën e patronazhistit të rëndomtë të Edi Ramës për të hetuar dhe informuar atë mbi qëndrimet politike të liderave kosovarë dhe, pse jo, për të bër diversion në interes të kollonës së pestë serbo ruse të Open Ballkanit antishqiptar dhe antieuropian.

    I nerumi Bedri të mos meret me aludime spiunësh të Sërbisë në radhët e politikanëve të Kosovës por, si i profesionit që është, ish p.op., tashma gazetar, të hetoj rrjetin e jashtëligjshëm të mijra spiunëve të gestapos patronazhiste të tërmeteve zgjedhore, ish ndjes pastë PS, e Edi Ramës, me Mylerin e kësaj gestapo, Damjan Tërmetin që për ditë, non stop, e informojnë për të plotsuar kartelat e çdo qytetari që ndodhen në bodrumet e arshivës sekrete të selisë pran Bankës që

    tërmete pas tërmeteve të llojit dibran të demaskuar qartazi për makabritetin e tyre kriminal edhe nga mediat gjermane, Edi Rama të sundoj deri në spastrimin e plotë etnik të trojeve shqipëtare nga shqipëtarët dhe të bëhet emiri Rama I Edi, me pasuri prrallore shumë miljardëshe të Dubait europian, Arnautstan, populluar nga bagladeshasit në vitin 2030.

    Vërtet i nderuar Bedri çfarë mendimi ke për rrjetin mirë paguar të mijra “patronazhistave” të Edi Ramës me të cilat i mburret haptazi dhe realizon suksesshëm tërmetet e tij kriminale zgjedhore? Ka ndonjë ligj si dikur Platforma e sigurimit të shtetit që e justifikon ngritjen dhe funksionimin e kësaj gestapoje që i shërben vetëm një njeriu?

    Reply
  • naimi says:
    August 23, 2022 at 8:34 am

    Mollosi,udb dhe ldk gjthmon kan suulmuar shtabin dhe drejtorin politike te UCK.Ata e kan dite se me renjen e tyre zhbehrt edhe UCK edhe lufta e popullit te Kosoves dhe duhej prite nje kohe tjeter.Populli i Kosoves per shkak te propagandes rugoviste ka qene ne shumic kundra UCK .E njeja eshte edhe tash por tash fain ua lene komandanteve dhe jo ushtareve te cilet ne instancen e fundit i shohin si farku.Mollos ,ata udheheqes qe jane sot ne Hage luftuan per clirimin e Kosoves nga Serbia dhe sherbetoret e tyre shqiptare qe per fat te keqe nuk u dhane denimin e merituar dhe keto struktura bashke me udb pergaditen dosjet kundra UCK.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?