Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KE me linjë të ashpër kundër Hungarisë: Unioni, drejt pezullimit të fondeve për vendin anëtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KE me linjë të ashpër kundër Hungarisë: Unioni, drejt pezullimit të fondeve për vendin anëtar
AktualitetBote

KE me linjë të ashpër kundër Hungarisë: Unioni, drejt pezullimit të fondeve për vendin anëtar

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Komisioni Evropian ka zgjedhur një linjë të ashpër kundër qeverisë së Viktor Orban dhe insiston për një shkurtim masiv prej 20 për qind të fondeve të BE-së për 7 vitet e ardhshme, barabar me 7.5 miliardë euro.

Brukseli mendon se 17 masat e propozuara nga Hungaria për të frenuar korrupsionin janë të pamjaftueshme dhe Budapesti duhet të bëjë më shumë në mënyrë që fondet të zhbllokohen.

Parlamenti Evropian ishte i të njëjtit mendim. Të enjten ligjvënësit miratuan një rezolutë që i kërkon Unionit të mos lëvrojë fonde derisa të ketë ndryshime reale.

- Publicitet -

“Ata kanë bërë shumë premtime dhe kanë ndryshuar disa ligje, por ne duam të shohim nëse këto ndryshime funksionojnë. Duam të shohim që në Hungari të mos ketë më korrupsion, që rendi dhe ligji të respektohen. Ka disa sinjale pozitive nga qeveria hungareze, por në parlament mendojmë se jemi shumë larg implementimit tërësisht të 17 masave”– shprehet Daniel Freund, euro-deputet gjerman.

Qeveria e Viktor Orban është kritikuar nga BE për regres demokratik dhe korrupsion sistematik ndër vite. Unioni aplikoi të ashtuquajturin mekanizmi i sundimit të ligjit ndaj vendit, për herë të parë në historinë e tij. Ky mjet ligjor i mundëson Brukselit të pezullojë fondet.

Nga ana e saj, Hungaria tha se me masat e reja anti-korrupsion dhe kontrollin e procedurave të tenderimit i ka bërë detyrat. Ministri për Fondet e BE-së deklaroi se Budapesti nuk do të humbasë as edhe një qindarkë.

“Me rëndësi për ne është se ata po flasin për pezullimin, por nuk po na i marrin paratë. Përballë përmbushjes së zotimeve tona, ne mund t’i kemi fondet. Dhe kur marrim përsipër diçka, ne caktojmë edhe afatin e realizimit të planeve. Kjo është aprovuar edhe nga Komisioni dhe ata e dinë shumë mirë se brenda afatit të caktuar, 24 nëntor, ne nuk mund të arrijmë të gjithë objektivat”– thotë Tibor Navracsics, ministër për Fondet Evropiane.

Aktualisht, Hungaria po lufton me inflacionin rekord, valutën e zhvlerësuar dhe deficitin e lartë buxhetor, që e bën ekonominë e vendit të varur nga fondet. Shtetet anëtare do të vendosin nëse do të marrin masa ndëshkuese në dhjetor.

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 24, 2022 at 9:34 pm

    Hungaria po provon se KE eshte ORGANIZAT SATANIKE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?