Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këlliçi pa diplomë, Kokalari: Berisha e promovoi, mua më shiti te degjeneratat, do njoftoj Prokurorin e Marylandit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Këlliçi pa diplomë, Kokalari: Berisha e promovoi, mua më shiti te degjeneratat, do njoftoj Prokurorin e Marylandit
KryesorePolitike

Këlliçi pa diplomë, Kokalari: Berisha e promovoi, mua më shiti te degjeneratat, do njoftoj Prokurorin e Marylandit

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

 

Evi Kokalari i ka bërë thirrje Sali Berishës që të kërkojë falje publike pas investigimit të publikuar së fundmi, në bazë të të cilit, Belind Këlliçi rezulton pa diplomë të shkollës së mesme.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social, Kokalari tha se Berisha i detyrohet një shpjegim të detajuar demokratëve që e mbështetën gjatë foltoreve, për faktin që Këlliçin e ka promovuar për pozicionet më të larta brenda PD-së.

- Publicitet -

“Sali Berisha i detyrohet një shpjegim të detajuar çdo demokrati që e mbështeti gjatë foltoreve për këtë sharlatan, mashtrues dhe gënjeshtar që e promovoi për pozicionet më të larta në PD, ndërkohë që ja anashkaloi të gjitha pislliqet që mashtruesi bëri në zgjedhjet e këshillit kombëtar, kryesi, garat për forum rinor dhe primaret për bashki.

Po ta kishte ndaluar këtë individ atëherë kur mashtroi të gjithë demokratët, PD nuk do gjëndej në mes të një gare kaq të rëndësishme me një skandal të këtij niveli.

Sa për mua, që e kam mbështetur që nga dita e parë pa asnjë obligim nga ana e tij, qoftë financiar apo me forma të tjera, duhet të më kërkojë falje publike që më la mish për ujqërit dhe degjeneratat e Metës”, shprehet Kokalari.

Ajo tha se nuk e kishte kuptuar kurrë interesin e Berishës për ta larguar nga vetja, ndërsa shtoi se duhej kontaktuar prokurori i përgjithshëm i shtetit të Maryland në SHBA për të hetuar rastin konkret, duke nënvizuar se Këlliçi ka gënjyer në aplikacionin e shkollës.

“Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë interesi kishte Berisha të më kthente kundër vetes, ndërkohë që më kishte aset të fortë në shumë drejtime. I kërkova për muaj të tërë që të mbronte një të drejtë bazike për të gjithë demokratët, ‘te garantonte zgjedhje të barabartë’ për të gjithë, e që si pasojë, duhet të hiqte qafe ata që manipulonin në kurriz të shumicës. Nuk e bëri.

Ndërsa mashtruesit, dikush duhet të kontaktojë zyrat e prokurorit të përgjithshëm të shtetit të Maryland që të hap një investigim mbi këtë rast – sepse qartazi ky ka gënjyer në aplikacionin e shkollës. Gjithashtu, një ankesë duhet bërë dhe me ‘Bar Association” të po këtij shteti ku është liçensuar i vëllai që duket se është ‘the mastermind’ mbas këtij skandali.

Ndërkohë, Harry Fultzit, bën mirë të heq nga bordi drejtues menjëherë vëllain e Belind Kellicit, nëse do të tregojë sado pak seriozitet, ndryshe duhet demaskuar publikisht që dhe Shqiptarët ta mendojnë mirë perpara se ta konsiderojnë si opsion shkolle për fëmijët e tyre.

Për sa i përket demokrateve të rithemelimit, vras mëndjen, kur do ta kuptojnë që armiku nuk jam unë. Madje, kam paguar kosto të lartë kur kam mbrojtur të drejtat e tyre dhe kam luftuar për një opozitë fortë, që do ti çoj ata vërtet në fitore”, shkruan Kokalari.

j.l. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Kur pushteti ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?