Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kemi arritur objektivin”, Sylvinho para sfidës ndaj Ishujve Faroe: T’i mbyllim me fitore këto kualifikuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > “Kemi arritur objektivin”, Sylvinho para sfidës ndaj Ishujve Faroe: T’i mbyllim me fitore këto kualifikuese
Sport

“Kemi arritur objektivin”, Sylvinho para sfidës ndaj Ishujve Faroe: T’i mbyllim me fitore këto kualifikuese

Published: November 19, 2023
Shpërndaje

Të hënën mbrëma, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

Një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, në kuadër të kësaj sfide, nga ku tekniku Sylvinho fillimisht u shpreh shumë falenderues për tifozët, si dhe shumë i lumtur për arritjen e kualifikimit në fazën finale të Euro 2024 e më tej u shpreh se kërkonte fitoren në sfidën e fundit të këtyre eleminatoreve.

“Vijmë në këtë sfidë në kështu shumë të mira, por si fillim dua te falenderoj të gjithë shqiptarët dhe të gjithë tifozët, që na kanë mbështetur, për të mbërritur deri këtu. Është diçka fantastike, një ëndërr shumë e bukur, arritëm kualifikimin në Moldavi, festuam me tifozët dhe u nisëm menjëherë drejt Tiranës, për t’u përgatitur për sfidën ndaj Ishujve Faroe, sepse është një kundërshtar i vështirë, me lojtarë të gjatë, të cilët janë të aftë në luftën në ajër e që mbrohen shumë mirë.

- Publicitet -

Sigurisht tani objektivi ynë i dytë, pas kualifkimit, është sigurimi i vendit të parë në grup, pasi do të ishte shumë bukur, nëse në shortin që do të hidhet në dhjetor do të kishim një pozicion tjetër nga hera e kaluar. Por, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë, ta mbyllim sa me fitore këtë fushatë”.

I ke lehtësuar pak lojtarët? “Ishte një ndeshje fizike dhe shumë e lodhshme psikologjiksht ajo ndaj Moldavisë. Ishte e vështirë ta bënim gjumin rehat para asaj ndeshjes, por lojtarët e menaxhuan shumë mirë, avash avash.

10 minutat e fundit ishin shumë të vështira, ta ulim ritmin nuk duhet ta bëjmë kurrë. Nuk e njoh fjalën relaks, duhet të kënaqim tifozët. I kemi fituar ndeshjet në shtëpi. Do të shoh gjendjen e lojtarëve në stërvitjen e fundit dhe kështu do ta kem më të qartë panoramën”.

Do të ketë ndryshime? “Tifozët vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim”.

Përzgjedhja për në Gjermani, shanset e Brojës apo Kumbullës? “Nuk ka shumë kohë. Do të komunikojmë me lojtarët, kemi shumë lojtarë. Nesër kemi një finale për vendin e parë dhe më pas do të mendojmë. Sa i takon lojtarëve si Broja dhe Kumbulla, ata janë të dëmtuar, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Do të shohim, është një punë e vështirë për trajnerin, por edhe e bukur sepse do të përzgjidhen më të mirët”,- u shpreh tekniku brazilian.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?